Emelle Lewis, një studente e psikologjisë në Huddersfield, në Britaninë e Madhe, sot mund të cilësohet si një heroinë në luftën e gjatë me anoreksinê.
Vajza e re 22 vjeçare vendosi t’a bënte historinë e saj publike në drejtim social Instagram duke dhënë një shembull të shkëlqyer në luftë kundër anoreksisë.
Në moshën 15-vjeçare ajo filloi tê ndihej e “shëndoshë dhe e shëmtuar”. Të gjitha shoqet e saj arrinin të kishin të dashur shumë simpatikë, ndërsa për fatin e saj të keq, tek Emelie nuk afrohej asnjë djalë.
Për këtë ajo vendos të regjistrohet në njē palestër dhe për të arritur rezultate sa më të shpejta ndoqi një dietë vegjetariane. Vitet për Emilie kalonin dhe ajo dobësohej gjithmonë e më shumë derisa trupi saj filloi tê refuzonte ushqimin dhe Emelle Lewis përfundoi të ishte një kockë e lëkurë.
Gjatë kësaj kohe ajo përfundoi 7 herë në spital dhe duhej me patjetër ndërhyrja e një psikologu që ajo të kuptonte se sa gabim ishte rruga që kishte zgjedhur dhe se ishte e nevojshme dhe urgjente që të ndryshonte totalisht dietën.
Sot ajo ka një trup perfekt, shëndet të plotë dhe një pamje të mahnitshme dhe është inspirim për shumë vajza që për të humbur peshë gllabërohen nga kthetrat e famëkeqes “ Anoreksi nervore ”.