Eshtë një nga ushqimet më të fuqishme në planet me një sërë benefitesh shëndetësore. Por le ta pranojmë konsumimi i një alge është paksa e cuditshme apo jo?
Ndoshta,por më pas kupton që spirulina ka një përmbajtje të larte proteinike, krahasuar gram për gram, me cdo lloj ushqimi në planet. Qytetërimet e lashta njerëzore, si Aztekët e përdornin spirulinën si burimin nr.1 të proteinave për fortifikimin e shëndetit të tyre dhe ushqyerjen. Rekomandohet që spirulina të përdoret si burim ushqimor për të luftuar kequshqyerjen.
Një listë me benefitet e spirulinës:
1. E pasur në vitamina.- Spirulina është e pasur me vitaminat A, B1, B2, B6, E dhe K. Vitamina A është shumë e rëndësishme sepse është e lidhur me jetëgjatësinë. Një përdorim i sigurtë i vitaminës A në sistemin tuaj, ju jep mundësinë për më shumë jetëgjatësi. Për shumë prej nesh kjo është primare. Spirulina ka enzimat, fitonutrientët, dhe faktorët bashkëveprues që trupi juaj mund t’i absorbojë dhe t’i përdorë në mënyrë inteligjente. Vitaminat artificiale nuk janë një ushqim i plotë në asnjë perceptim dhe nuk mund të përdoren me zgjuarsi nga trupi juaj. Dhe për më keq, ato ndikojnë dhe në përgjigjen imunitare. Prandaj është e rëndësishme të merrni vitaminat tuaja nga ushqime të plota që kanë një histori të sigurtë përdorimi.
2. “Depo” proteinash-Spiirulina ka një përqëndrim më të lartë proteinik se çdo ushqim. Nga pesha është rreth 65-71% proteinë. Pika kyçe: Eshtë një proteinë e plotë (përmban 8 amino acide esenciale për shëndetin njerëzor) dhe 18 amino-acide të përgjithshme. Proteinat janë jashtëzakonisht të nevojshme në ditët e sotme. Aminoacidet kanë rol në metabolizmin e qelizave, nē detoksifikim, në rigjenerimin e indeve, riparimin e tyre, etj. Aminoacidet influencojnë në funksionin e sistemit nervor, kardiovaskular, hormonal dhe të muskujve. Asgjë në trupin tuaj nuk funksionon pa aminoacidet e nevojshme. Me spirulinën, ju merrni aminoacide të padëmtuara. Nëse e dini rëndësinë e proteinës, atëherë e dini dhe rëndësinë e spirulinës.
3. Rigjenerim njerëzor-Spirulina përmban antioksidantë mjaft të fuqishëm si polipeptidet të quajtura “phycocyanin”. Kjo e fundit është një pigment ngjyre blu e gjendur në spirulinë dhe ka karakteristika mjaft të vecanta. Për ta thënë më thjeshtë, shkencëtarët kanë zbuluar që “phycocyanin-a” ka aftësinë që të nxisë qelizat burimore. Çfarë do të thotë kjo? Qelizat burimore kanë aftësinë të shëndrrohen në çdo qelizë që trupi juaj ka nevojë. Keni nevojë për më shumë qeliza gjaku? Shumë mirë, ja ku i keni. Më shumë qeliza imunitare? Më shumë qeliza muskulore? Më shumë qeliza për riparimin e dëmtimeve? Nëse trupi juaj prodhon më shumë qeliza burimore, atëherë keni aftësinë e “rindërtimit të vazhdueshëm”.
4. Yndyra e trupit dhe humbja e peshës-Mungesa e nutrientëve është shkaku nr.1 i konsumimit të tepërt. Trupi juaj kërkon nutrient si zinku, magnezi dhe acide yndyrorë esenciale si GLA (të gjitha të gjendura tek spirulina. Trupi juaj sekreton hormonin e urisë për të marrë disa ushqime të pasura me nutrientë, por në fakt nuk ndodh. Zgjidhje e përkohshme: Nuk jeni më i uritur. Problemi: Më pas jeni prap i uritur pas një ore sepse trupi juaj nuk mori cfarë deshi. Për shkak të kësaj, hormoni “gherlin gremlin” qëndron në krye të oreksit tuaj. Duke ngrënë ushqime si spirulina, po I jepni trupit tuaj materiale të papërpunuar që i duhet për t’ju mbajtur të shëndetshme dhe të nxisë sekretimin e hormonit të ngopjes, leptinën që ndihmon në mbajtjen e oreksit në nivele të qëndrueshme. Ju ndiheni më mirë, nuk keni më uri për ushqime me nutrientë të ulët, dhe trupi juaj fillon të djegë më shumë yndyrë në mënyrë natyrale.
5. Efekte antivirale, antikancer dhe antiplakje. Disa studime treguan që komponentët e spirulinës u zbuluan që parandalojnë replikimin e HIV-1 në qelizat e prejardhura njerëzore “T-cells” dhe në qelizat mononukleare të gjakut të njeriut. Studime të panumërta gjithashtu kanë zbuluar që spirulina shkakton që qelizat antikanceroze të bëhen me efektive në shkatërrimin e qelizave kanceroze. Në një studim mbi ekstraktet e spirulinës u zbuluan se ata reduktojnë qelizat kanceroze orale. Një solucion betakaroten i aplikuar në personat më tumorë reduktuan numrin dhe masën e tumoreve ose i zhdukte. Dhe për më tepër, spirulina është tejet e pasur në antioksidantë që mbrojnë kundrejt dëmtimit të ADN-së dhe plakjes së parakohshme të qelizave.
6. Rrit energjinë.Kur i hidhni një sy përbërjes kimike të spirulinës, nuk është cudi që njerëzit që e konsumojnë rregullisht kanë një sasi të madhe të energjisë. Rekomandohet kombinimi i 1 luge çaji pluhur spiruline me 12 pika lëng limoni lime dhe ngrijeni përbërjen në kuba akulli për një rritje të energjisë. Spirulina dhe lime rrisin performancën e energjisë sepse ato shkyçin sheqerin nga qelizat tona, dhe kur ngrihen, i ftohti që vjen nga kubat e akullit rrit energjinë metabolike ndërkohë që i jep trupit tonë “një thirrje-zgjjimi”.
7. Përshpejton humbjen e peshës.Dieta e pasur me ushqime proteinike si spirulina promovojnë humbjen në peshë dhe uljen e ruajtjes së yndyrës nëpërmjet një shumëllojshmërie mekanizmash. Për shkak se merr më shumë energji për metabolizim, për shembull, konsumimi i proteinave ndihmon në djegien e yndyrës. Gjithashtu ul urinë dhe njerëzit që janë mbipeshë kanë më shumë përfitime. Për një maksimizim të benefiteve, përpiquni të hani spirulinë në mëngjes ose në mes të ditës, jo natën.
8. Lehtëson problemet me sinusin.E njohur si “rhinitis” alergjik, spirulina ka benefite në trup duke reduktuar inflamacionin që shkakton që njerëzit të përjetojnë probleme me sinusin, sipas një sërë studimesh. E krahasuar me provat e placebos, spirulina është efektive në reduktimin e kruarjeve, rrjedhjeve të hundëve dhe tështimat.Njihet si ushqimi me vlera ushqyese më të pasura në botë.
9.Kujdeset për shëndetin e mëlçisë, redukton dhimbjen, redukton simptomat e alergjisë, mbron nga radiacioni, antiinflamator, rrit sistemin imunitar, kujdeset për shëndetin e syve, parandalon rritjen e yndyrave në gjak, mbron qelizat nervore, kap metalet e rënda në trupin tonë dhe i nxjerr jashtë, i pasur me jod, kujdeset për shëndetin e tiroideve, parandalon dhe ndihmon ne rastet me sëmundjet e zemrës, trajton hipertensionin.
Ka 2300% më shumë hekur se sa spinaqi, 3900% beta karotën më shumë se karota, 300% më shumë kalcium se sa qumështi, 375% më shumë proteina se sa tofu. Krahasuar me nivelet e fitonutrienteve, ka 31 herë më shumë fitonutriente se sa boronicat dhe 60 herë më shumë se sa spinaqi.
.
I pasur me omega 3, omega 6, omega 9, 65% proteina dhe acidin yndyror gama linoleik (GLA), me të gjitha aminoacidet esenciale. rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ul riskun për kancer. Shumë e pasur me klorofil, furnizon të gjitha qelizat me oksigjen.
Burim të gjithë elementeve ushqyese si: vitaminë B-1 (thiaminë), vitaminë B2 (riboflavine) B-3 (nikotinamine) B-6 (piridoksine) vitaminë B-9 (acid folik), vitaminë C, D, A dhe vitaminë E. E pasur gjithashtu me kalium, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, mangan, fosfor, selenium dhe zink. Po ashtu është edhe super i pasur me kalcium.
Spirulina tretet shumë lehtë, bën rigjenerimin e qelizave (anti-moshë), antimykotik, antibakterial, antivirusal.
Është provuar se ka efekt kundër herpesit dhe HIV-it, e ndër të tjera ndihmon edhe në humbjen e peshës..
Nuk duhet të gatuhet përndryshe i shkatërrohen të gjitha vlerat që përmban
Spirulina është 1% klorofil që do të thotë 2-3 herë më shumë se bimët e tokës. Klorofili jeshil i cili mban CO2 (ujin) në frymëmarjen e bimës, ka afërsisht të njëjtën përbërje molekulare si pigmenti që formon hemoglobinën në rruazat e kuqe të gjakut.
Spirulina përmban 16.5% Karbohidrate 9% e së cilës është ”rhamnose” (një lloj sheqeri natyral aktiv i cili kombinohet shumë më mirë se çdo lloj sheqeri, me vlerat e tjera ushqyese. Ndryshe nga sukroza, ky lloj sheqeri nuk e shqetëson nivelin e sheqerit në gjak dhe nuk e lodh pankreasin.
Njësoj si proteinat, edhe karbohidratet pësojnë një sërë proçesesh shndërrimi dhe rikombinimi në organizmin tonë. Një nga produktet e këtyre shndërrimeve quhet ”glycogen” një lloj sheqeri kompleks që vetë organizmi e grumbullon në mëlçi për ta përdorur në rast mungese energjie.
Spirulina përmban edhe karbohidrate të tjera si ”glycoside” dhe ”bioflavonoide” të cilat ndikojnë në shumë proçese qelizore të rëndësishme.
Edhe pse përmban pak kalori, kjo algë jep shumë energji falë gjithë këytre karbohidrateve, proteinës dhe vitaminave e mineraleve.
Këshillohet 1-5 gram çdo ditë, shtohet në çaj, lëngje frutash apo thjeshtë ujë.
Vlerat ushqyese të spirulinës:
Vetëm 28.3 gr spirulinë përmban këta vlera ushqyese si më poshtë:
-Kalori (81 kalori)
-Proteina (39gr)
-Fibrat dietikë (1 gr)
-Sheqerna (9gr)
=Yndyrna:
-Yndyrnat totale (3% të vlerave ditore)
-Yndyrnat e ngopura (4%)
-Acidet yndyrore omega-3 (230 mg)
-Acidet yndyrore omega-6 (351 mg)
=Minerale
-Koper (85%)
-Hekur (44%)
-Mangan (27%)
-Magnez (14%)
-Kripë (12%)
-Kalium (11%)
-Zink (4%)
-Fosfor (3%)
-Kalcium (3%)
-Selen (3%)
=Vitamina:
-RIboflavina (60%)
-Tiamina (44%)
-Niacina (18%)
-Acidi pantotenik (20%)
-Vitamina K (9%))
-Vitamina E (7%)
-Folat (7%)
-Vitamina B6 (5%)
-Vitamina C (5%)
-Vitamina A( 3%)
Efektet anësore të mundshme të spirulinës
Duhet patjetër të siguroheni për cilësinë e spirulinës që konsumoni pasi duhet të jetë e standarteve të larta. Duhet të porosisni algë jeshile që nuk është e ndotur. Spirulina e ndotur mund të shkaktojë:
-Dëmtim i mëlçisë
-Dhimbje stomaku
-Përzierje
-Të vjella
-Dobësi
-Etje
-Rrahje e shpejtë zemre
-Shok madje dhe vdekje
Gjithashtu disa burime sugjerojnë që femrat shtatzënë dhe fëmijët nuk duhet të konsumojnë alga.
Për suplementet e spirulinës flisni me mjekun ose dietologun tuaj fillimisht.
Mënyra më e mirë për të përdorur Spirulinën është në smoothie. Kombinoni fruta të tilla si banane, luleshtrydhe, mango etj, duke shtuar kos natyral, qumësht bajamesh apo kokosi (vetëm nëse i keni përgatitur vetë, jo të blera të gatshme), dhe do të jetë një mrekulli për shëndetin tuaj.
Receta me spirulinë
Kjo recetë me përbërës spirulinën jep një mega energji për trupin tuaj, si dhe përmban betacarotene, klorofil, hekur dhe Vitamina B1, B2, B6 dhe B12 . Trupi juaj gjithashtu përfiton nga yndyrna të mira në vaj kokosit dhe vezë organike. Hudhra dhe qepë këtu jo vetëm që e bëjnë gatimin më të shijshme por gjithashtu ndihmojnë sistemin tuaj imunitar.
Përbërësit:
– 3 kupa brokoli, copëtuar të vogla
– 8 vezë organike pa të kuqen
– 2 lugë vaj kokosi
– 2 thëlpinj hudhër të grirë
– ½ qepë e kuqe e madhe, feta
– 2 lugë ujë
– 1 lugë gjelle Spirulina Organike
Opsionale: 1 filxhan djathi, i grirë (cheddar ose parmixhan )
Gatimi:
1. Ngrohni furrën në fillim me 200 gradë Celsius.
2. Shtoni 1 lugë gjelle gjalpë / vaj kokosi në një tigan të furrës / në tigan hidhni hudhër dhe qepë të kuqe deri sa të bëhen të butë dhe të tejdukshëm.
3. Shto brokolin dhe gatuaje për rreth 1 minutë. Përziejini me 2 lugë ujë, hidhni me kripë dhe piper dhe gatuajeni në një nxehtësi të moderuar derisa uji të të avullojë nga brokoli. Lëreni të ftoheni.
4. Në një tas të madh, rrihni vezët me Spirulina Organike të Shkrirë dhe djathë të integruar. Shto brokolin e ftohur nga tigan.
5. Vendoseni tiganin mbi një nxehtësi të mesme dhe shtoni 1 lugë gjelle gjalpë / vaj kokosit.
6. Derdhni përzierjen e vezës dhe brokolit në tigan dhe gatuani për rreth 3 minuta.
7. Transferoni tiganin në furrë dhe piqni derisa të vendosni për rreth 10 minuta.
8. Shërbejeni të ngrohtë ose ruajeni në frigorifer për 2 ditë.
Recetë e një pije energjike
Kur ju lind dëshira për diçka të ëmbël.., ju mund të përgatisni këtë pije shumë të thjeshtë me 4 përbërës superushqime! Ju do të ndiheni më të vëmendshëm, të revitalizuar dhe do të merrni një shpërthim të shpejtë të energjisë.
Përbërësit:
– 500 ml ujë të gazuar
– 1 limon të freskët
– 6 pika stevia pastër (ose 1 lugë çaji shurup organik oriz)
– 1 ose 2 lugë çaji spirulinë organike
Për të gjithë ata që kërkojnë të shtojnë disa ushqyes ekstra, jeshillliqe dhe antioksidantë në recetat e tyre ju sugjerojmë këtë smoothie:
Përbêrêsit:
• 1 Banane
• 1/4 kupë me boronica tê ngrira ⠀
• 1 grusht me kale ose spinaq
• 2-3 kapsula Spirulinë
• 1 gotë qumësht
Të gjitha në blender.
Përbërësit
2 kivi
½ kupe ananas i copëtuar
½ kupe kastravec i copëtuar
1 grusht kale
1 lugë gjelle lēng limoni lime
1 lugë çaji spirulinë