Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Sodium, është ngrënë kryesisht në formën e sodium kloride, e njohur familjarisht si kripë; ekziston 92 gram në trupin e njeriut. Më shumë se gjysma është në lëngjet që rrethojnë qelizat, ku luan një rol jetësor në transmetimin nervor dhe në ruajtjen e përqëndrimit të ujit në gjak dhe të lëngjeve trupore.
Mungesa e sodiumit është shumë e rrallë, sepse pjesa më e madhe është e shtuar tek ushqimet dhe gjithashtu sepse sekrecionet e tij janë në mënyrë të kujdesshme të kontralluara nga veshkat. Është e pranishme në sasi të vogla në shumicën e ushqimeve natyrale dhe është kryesisht e furnizuar në ushqimet e përpunuara. Nuk ekziston asnjë arsye për ta shtuar atë tek ushqimet dhe asnjë arsye e mirë për ta bërë këtë. Sodiumi I tepërt është I lidhur me presionin e lartë të gjakut, gjithashtu, shfaqet që disa njerëz nuk janë të ndjeshëm ndaj kripës. Me rritjen e niveleve të sodiumit në trup, lëngjet janë më pak të përqëndruara duke mbajtur më shumë ujë. Kjo shkakton rritjen e edemës ose të mbajtjes së ujit.
Jo të gjitha kripërat janë një lajm i keq. Ka një lloj kripe deti që ka 46 përqind me pak sodium, dhe më shumë potassium dhe magnez, në krahasim me kripërat e tjera. Kjo kripë njerëzve me presion të lartë gjaku dhe sheqeri në gjak u ul. Kjo ndodh sepse potassium dhe magnezi janë një lajm i mirë për aq kohë sa arteriet dhe presioni juaj i gjakut janë një shqetësim.