Studimet më të fundit kanë provuar që brokoli është një super ushqim që ka veti antioksidante dhe antiinflamatore. Kombinimi me përbërës të tjerë si kale apo spinaqi mund të sjellë një smoothie tepër efektiv në lehtësimin e dhimbjeve.
Përbërësit:
-4-5 copa brokoli
-1 dorë kale
-1/2 e një kastraveci
-Pak xhinxher
-2-3 kuba akulli
-1/2 e kupës lëng molle
Përgatitja: Vendosini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini të gjithë bashkë derisa të zbuten.