Ju nuk mund të kuroni të ftohtin e zakonshëm, por mund të shkurtoni kohëzgjatjen e simptomave me vitaminë C. Boronicat përmbajnë sasi të larta të vitaminës C. Smoothie-t me boronicë sigurojnë një mënyrë të mirë për të rritur nutrientët kur përzihen me lëngje të tjera natyralë frutash. Substancat në boronica gjithashtu kanë veti antivirale që reduktojnë rrezikun e gripit. Megjithëse duhet të flisni me një doktor nëse keni grip, smoothiet me boronicë mund t’ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë gjatë rikuperimit.
-Lehtëson bllokimin
Pirja e shumë lëngjeve duke përfshirë lëngun dhe ujin, ndihmon në lehtësimin e bllokimit dhe parandalon dehidratimin gjatë të ftohurës. Të merrni vitaminë C nuk mund të parandalojë të ftohurën, por konsumimi i vitaminës C përpara fillimit të simptomave mund të shkurtojë kohëzgjatjen e tyre . Boronicat kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Boronicat gjithashtu përmbajnë antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në luftimin e së ftohurës.
-Smoothie me nutrient
Të dyja si boronicat e ngrira si boronicat e freskëta kanë nutrientë të barabartë. Megjithatë ruajtja dhe ngrirja e boronicave të ngrira mund të shkaktojë humbje të disa nutrientëve. Rekomandohet që rritja e vitaminës C të humbur tek boronicat e ngrira behet duke përzier boronicat me lëng agrumesh në një smoothie. Krahas vitaminës C dhe antioksidantëve, boronica ju sigurojnë shumë vitaminë E, fibra dietikë, magnez, calcium, zink, vitaminë K dhe acidë yndyrorë omega-3 për shëndetin e zemrës. Zinku mund të ketë benefite në luftimin e së ftohurës.
-Redukton rrezikun e gripit
Një substancë e quajtur quercetinë, e gjetur në boronica si dhe në fruta mund të ndihmojë në reduktimin e shanseve për shfaqjen e së ftohurës. Një studim i 2017 analizoi efektet e quercetinë në virusin influenza te minjtë që ndiqnin ushtrime stresuese. Quercetina mund të funksionojë në mënyrë efektive për të parandaluar ndjeshmërinë ndaj infeksionit që lidhet me ushtrimet stresuese. Studimet gjithashtu thonë që studimet e mëparshme te njerëzit tregonin që quercetina ndihmon në reduktimin e sëmundjeve pas ushtrimeve të lodhshme.
-Smoothie-t e shijshëm dhe të shëndetshëm
Një smoothie me boronicë mund t’ju ndihmojë gjatë periudhës të së ftohurës. Për një përzierje të shëndetshme për të reduktuar simptomat dhe që t’ju ofrojë mbrojtje nga gripi, shtoni qumësht me yndyrë të ulët, kos të thjesht pa yndyrë, boronica të ngrira dhe pa sheqer dhe pak mjaltë, e të gjitha këto hidhini bashkë në një blender. Një smoothie me boronica dhe fara liri ndihmon në fuqizimin e sistemit imunitar. Përfshini boronica të ngrira ose të freskëta se bashku me pak qumësht soje, fara liri, hurma arabie, duke i përzier të gjitha së bashku në një blender.
Ju bëftë mirë!