SKANDALI I VITAMINAVE

SKANDALI I VITAMINAVE

Shkeputur nga libri “ Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Çdo studim që është bërë që nga 1980 tregon që edhe ato që thonin se kishin ngrënë një dietë të balancuar, dështuan për të ngrënë çdo gjë.Vlerat ushqimore të nevojave ditore të përcaktuara nga qeveria parandalonin sëmundjet, por ato sigurisht nuk ishin dizenjuar për të siguruar një shëndet optimal, dhe ekziston një diferencë e madhe ndërmjet mungesës së sëmundjeve dhe pranisë së mirëqënies. Përshembull mesatarisht një person merr 3.5 të ftohura në vit. Në një studim të 1038 doktorëve dhe grave të tyre, ato që merrnin 410 mg Vitamina C në ditë kishin shenjat e fundit të sëmundjeve dhe rastësitë më të pakta të të ftohurit. Nevojat ditore janë përcaktuar nga shkencëtarët e vëndeve të ndryshme, bazuar në atë që njihet si parandalues i sëmundjeve me mungesë ushqyese. Problem është që shkencëtarët nuk pranojnë. Nevojat ditore nuk marrin në konsideratë rrethanat e individëve, ashtu sikundër nuk marrin në konsideratë se çfarë është optimale. Përshembull, nëse pini duhan, pini alkool, jetoni në një vënd të ndotur, jeni në menopauzë, ose duke pirë ilaçe, ushtroheni shumë; ose jeni duke luftuar një infeksion, ose jeni të stresuar, vlerat tuaja ushqimore, munden lehtësisht që të dyfishohen.
Për më shumë, është shumë e vështirë për të ngrënë një dietë që i përshtatet niveleve të nevojave ditore Atë që pjësa më e madhe e njerëzve mendojnë për një dietë të mirë –balancuar, dështon për të përmbushur kërkesat e nevojave ditore. Në një publikim në 1985,u zbulua që më shumë se 85 përqind e njerëzve që përgjithësisht mendonin se po konsumonin një dietë të mirë balancuar dështuan së përmbushuri rekomandimet. Në anën tjetër, 25 përqind e femrave marrin në sasi të vogël, tetë ushqyesit kryesor, edhe ajo që vjen si rezultat i kësaj është një sëmundje serioze e mungesës së ushqyesve kryesor . Në të vërtetë, më pak se një në dhjetë njerëz konsumojnë një dietë që përmbush kërkesat e nevojave ditore.
Ndërkohë që ju mendoni se me kalimin e viteve, dietat janë duke u përmirësuar, një studim tregon se marrja jonë e vitaminave A dhe B12, hekur, magnez, dhe zink kanë rënë totalisht. Këto vitamina dhe minerale janë shumë jetësore për shëndetin dhe dëshmitë kanë treguar se ne kemi nevojë për më shumë, jo për më pak, për një shëndet optimal. B12, përshembull, është zakonisht i ulët në njerëzit e moshuar dhe ndihmon për të ulur homocysteine, për më tej për të reduktuar rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe sëmundjes Alzheimer. Nëse ju i jepni njerëzve të moshuar me nivele të larta të homocysteine 10 mcg B12, që është pak a shumë dyfishi i nevojave ditore, ajo as nuk korrigjon mungesën e tyre as edhe ul homocysteine. Vetëm nivelet e 50 mcg (që është mbi tetë herë nevojat ditore) i kthen ato prapsht në shëndetin optimal.
Kaloritë boshe
Dy të tretat e kalorive mesatare vijnë nga yndyrnat, sheqernat dhe niseshtet e rafinuara. Kaloritë e këtyre ushqimeve janë quajtur boshe, sepse ato nuk prodhojnë vlera ushqimore dhe shpesh janë të fshehura në ushqimet e përpunuara dhe janë ushqime që zakonisht peshojnë pak por që përmbushin menjëherë urinë tonë. Përshembull, dy biskota prodhojnë më shumë kalori sesa 0,45 kg karrota dhe janë më të lehta për tu ngrënë, por ato nuk prodhojnë vitaminat ose minerale. Nëse çereku i dietës tuaj nga pesha, dhe dy të tretat nga kaloritë, konsistojnë në ushqime të tilla të shpërbëra, atëherë është një dhomë e vogël e mbetur për të akomoduar nivelet kryesore të ushqyesve esencial. Gruri, përshembull, ka njëzetë e pesë ushqyes të larguar në proçesin e rafinimit që e kthen atë në miell të bardhë, akoma vetëm katër (hekur, B1, B2 dhe B3) janë zëvendësuar. Mesatarisht, 87 përqind e mineraleve kryesore, zink, krom dhe magnez kanë humbur. A kemi ndryshuar ne?
Kjo bën të mundur ngritjen e tre pyetjeve. Çfarë kemi ne nevojë? A janë mjaftueshëm nivelet e nevojave ditore? Si mund t’i arrijmë marrjen e nevojshme?
Pse të ndjerit “shumë mirë” nuk është mirë
Kjo ndodh për shkak se njerëzit nuk janë duke marrë sasinë e mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve. Që nga 1980, studime të duhura shkencore, që kanë përdorur suplemente multi-ushqyese kanë treguar që ato rrisin imunitetin, rrisin nivelin e inteligjencës, reduktojnë defektet e lindjes, përmirësojnë zhvillimin e fëmijës, reduktojnë të ftohurat, ndalojnë dhimbjen e menstruacioneve, përmirësojnë fortësinë e muskujve, balancojnë humorin, reduktojnë agresionin, rrisin energjinë, reduktojnë rrezikun e kancerit dhe të sëmundjes së zemrës, dhe promovojnë një jetë sa më të gjatë e të shëndetshme. Pjesa më e madhe e njerëzve thonë që ndihen mire, duke pranuar të ftohurën, dhimbjen e kokës, ulçerën e gojës, dhimbjen e muskujve ose menstuacioneve, luhatjet e humorit, përqëndrimin e dobët dhe mungesën e energjisë.
Çfarë është optimale?
Nevojat ditore nuk janë mjaftueshëm për shëndetin optimal. Disa thonë që suplementet janë një shpenzim parash.
Vitamina A
Vitamina është esenciale për riprodhimin dhe për mirëmbajtjen e gjëndrave epiteliale që gjënden në lëkurë, jashtë dhe brënda, si në mushkëri, traktin gastrointestinal, uterusin etj. Beta karroteni është paraardhësi më aktiv i vitaminës A, dhe në doza të larta, ndryshe nga vetë vitamina A, nuk është toksike. Vitamina A është e rëndësishme në parandalimin e kancerit dhe trajtimin e gjëndejeve para-kanceroze. Është gjithashtu eseciale për shikimin. Shumë fëmijë autik kanë probleme me përceptimin vizual dhe nuk ju shohin drejt. Kjo ndodh sepse ekzistojnë më shumë receptor për shikimin e bardhë dhe të zi. Jepini këtyre fëmijëve Vitaminë A natyrale nga vaji i peshkut. Në lidhje me kancerin, njerëzit që kanë konsumuar përmbajtje të ulët të beta-karrotenit kanë 30 deri në 220 përqind rrezik më të lartë ndaj të zhvilluarit të kancerit të mushkërive. Konsumimi optimal i vitaminës A duhet që të paktën të jetë sa dyfishi i nevojave ditore. Edhe nivelet e larta të beta karrotenit mund të sjellin përfitime shtesë.
Komplekset e Vitaminës B
Ky grup vitaminash përfshin tetë ushqyes kryesor. Këto të pestë janë zakonisht më të mangët:
· B1 (thiamine) ka më shumë mundësi që të nevojitet në nivele më të larta sesa nevojat ditore, përveç nëse jeni duke konsumuar shumë karbohidrate të rafinuara. Një studim nxori prej 1009 dentistëve dhe grave të tyre nxori si përfundim që mënyra më e shëndetshme është një mesatare prej 9mg thiaminë në ditë.
· Vitamina B2 (riboflavin) është e nevojshme në sasi të mëdha, tek ato që ushtrohen rregullisht. Ekzistojnë dëshmi të paktë që të rekomandojnë më shumë sesa dyfishi i nevojat ditore.
· Vitamina B3 (niacin) është e famshme për aftësinëe saj për të ndihmuar në largimin e kolesterolit të panevojshëm. Sipas një studimi, njerëzit më të shëndetshëm konsumojnë 115 mg në ditë, që është afërsisht gjashtë herë nevojat ditore.
· Vitamina B6 (pyridoxine) është një tjetër Vitaminë B që shfaqet që të ketë përfitime të konsiderueshme në nivele dhjetë herë më të larta sesa nevojat ditore. Ajo është esenciale për të gjithë përdoruesit e proteinave dhe ka qënë e nevojshme për njerëzit me menstruacione deri tek sindroma e tunelit të kycit të dorës (një gjëndje tendosjeje që prek nervat në kyçin e dorës) dhe sëmundjet kardiovaskulare.
· Acidi folik tashmë është i njohur si esencial në parandalimin e defekteve neurale në shtatëzani, dhe rekomandohet për gratë shtatzëna për të marrë supplement ditor 400 mcg. Nivelet optimale, sidomos gjatë moshës së tretë, duhet të jenë më të lartë. Ekziston një kujdes, gjithsesi, suplementet e acidit folik mund të maskojnë aneminë e mungesës së B12, kështu që është mirë që të merrni suplemente ekstra të acidit folik me vitaminën B12.
Vitamina C
Kjo është shumë e nevojshme për një sistem imun të fortë, për kolagjenin dhe formimin e muskujve, për prodhimin e energjisë, dhe si një antioksidant. Në një studim të realizuar tek 1038 mjek dhe gratë e tyre, ato me një konsumim ditor prej 140 mg Vitaminë C kishin shenjat dhe sëmundjet më të ulëta. Ky konsumim, afërsisht dhjetë herë nevojat ditore, është e afërt me atë të paraardhësve tanë. Një numër i madh studimesh kanë konkluduar se përdorimi i vitaminës C redukton rrezikun e kancerit. Statusi i vitaminës C dhe densiteti i kockave bie në moshën tridhjetë e pesë vjeçare. Studime të shumta kanë treguar që vitamina C është e lidhur me përmirësimin e densitetit të kockave ashtu sikundër edhe në ruajtjen e absorbimit të hekurit, duke na dhënë neve arsye të mira për të rritur konsumin tonë me moshën.
Roli mbrojtës i vitaminës C kundër kancerave të ndryshme, sëmundjes kardiovaskulare dhe të ftohurave të zakonshme bëhet shumë thelbësore vetëm kur konsumimi është nën 400 deri në 1000 mg në ditë.
Vitamina E
Është një nga antioksidantët esencial, Vitamina E ndihmon trupin që të përdorë në mënyrën e duhur oksigjenin. Një numër studimesh kanë zbuluar se statusi i ulët i Vitaminave E është e lidhur me një rrezik të lartë të kancerit. Suplementimet e kësaj vitamine kanë treguar që rrisin imunitetin dhe reduktojnë infeksionet tek të moshuarit aq sa gjysma e rrezikut të karataraktit. Konsumimi optimal i vitaminës E është pesëmbëdhjetë herë nevojat ditore.
Vitamina D dhe K
Këto nuk janë mungesa të zakonshme. Vitamina K përbëhet nga bakteret në zorrë, ndërkohë që Vitamina D krijohet nëpërmjet ekspozimit të trupit në diell. Vitamina D gjëndet gjithashtu tek qumështi, mishi dhe vezët. Mungesa është e njëjtë vetëm në veganët me lëkurë të errët që janë shumë pak të eskpozuar në diell.
Reduktimi i frutave dhe zarzavateve
E vërteta e hidhur është që ushqimet sot nuk janë ashtu sikundër kanë qënë. Frutat dhe zarzavatet janë po aq të mira sa edhe toka në të cilën janë rritur. Mineralet kalojnë nga toka tek bima dhe në shkëmbim ndihmojnë bimën që të rritet dhe të prodhojë vitamin. Problem është që ferma modern, që varet shumë në plerat artificiale dhe pesticidet, vjedh tokën e ushqyesve dhe nuk i zëvendëson ato. Fosfatet që gjënden tek plerat dhe pesticidet, lidhen me mineralet në tokë, duke I bërë ato më pak të pranishme për bimën. Nëpërmjet bujqsisë së tepërt, toka bëhet e mangët në ushqyes. Gjithsesi, duke shtuar plehun (nitrogjen, fosfate dhe potassium) i lejon bimët që të rriten, por pa plotësimin e plotë të mineraleve. Kështu që bima nuk i merr plotësisht vitaminat dhe në përfundojmë të mangët.
Për këto arsye, plus kohëzgjatjen e kohës që na marrim ushqimet, ekziston një normë e ndryshme përmbajtjes tek frutat dhe zarzavatet. Një portokall mund të sigurojë nga 180 mg Vitaminë C deri në asnjë, mesatarja është rreth 60 mg. Po, në disa supermarket, portokallet nuk përmbajnë vitamin C. Njëqind gram embrion gruri (rreth tre filxhan) përmbanë nga 3.2 deri në 21 IU Vitaminë E. Një karrotë e madhe (3.5 oz ose 100 g) mund të sigurojë nga 70 deri në 18,500 IU vitamin A. Ndërkohë që është shumë mirë për të ngrënë shumë fruta dhe zarzavate, cilësia është po aq e rëndësishme sa edhe sasia. Për këtë arsye, është mirë që të blihen prodhimet lokale gjatë sezonit dhe që të konsumohen ato sa më shpejt. Gjëja më e keqe që mund të bëni është që të blini fruta që vijnë nga ana tjetër e botës dhe ti lini aty për dy javë e më pas ti konsumoni. Ushqimet organike gjithashtu kanë si tendencë që të kenë nivele më të larta të vitaminave dhe mineraleve dhe të antioksidantëve të tjerë.
error: Nuk lejohet kopjimi!