SINERGJIA ËSHTË MREKULLISHT E MIRË

SINERGJIA ËSHTË MREKULLISHT E MIRË

Një studim shkencor i viteve 1960 theksonte të ardhmen njerëzore, në të cilën njerëzit do të konsumonin vetëm ilaçe që përmbajnë një numër të pafundëm ushqyesish, që janë vërtetuar që janë esenciale për mekanizmin njerëzor. Pesëdhjetë ushqyesit e mirënjohur ndërveprojnë me ushqyesit e tjerë dhe mendohet se funksionojnë në sinergji.

Duke ditur këtë gjë, do të ishte jo-reale kufizimi i trupit nga një vlerë ushqyese, ose të përshkruash një vlerë ushqyese për trajtimin e sëmundjes. Mungesat e vitaminave B6, B12 dhe acidit folik ,hekurit, zinkut dhe magnezit munden që të gjithë që të kontribuojnë në anemi. Në të vertetë, në disa rrethana përshkrimi i recetave të një lëndë ushqyese mund të përkeqësojë mungesën e një tjetre. Hekuri është, përshembull, një antagonist i zinkut. Të dyja janë shpesh të mangët. Përshkrimin e recetave në sasi të tepërt të hekurit, një mungesë zinku i padiagnostikuar dhe i patrajtuar. Që kur zinku është një ushqyes kritik për zhvillimin fetal, kjo mund të ketë efekte serioze të dëmshme gjatë shtatzënisë.

Disa ushqyes thjesht nuk do të funksionojnë pa grupimet e tyre sinergjike. Vitamina B6, pyridoxine, është i dobishëm në trup deris ajo është konvertuar në pyridoxal 5 fosfat, një punë e kryer nga enzimat varëse të zinkut dhe magnezit. Nëse keni mungesa të zinkut ose magnezit dhe merrni një supplement Vitamine B6 për të ndihmuar në lehtësimin e sindromave premenstruale (PMS), ajo nuk do të bëjë ndonjë diferencë të madhe. Studimet kanë treguar që duke i dhënë gruas zink,magnez dhe B6 lehtëson simptomat e menopauzës më shumë efektivisht.

Pjesa më e madhe e kërkimeve tek të ushyerit, gjithsesi, ka vëzhguar në efektet që ka tek shëndeti një ushqyes i vetëm. Rezultatet nuk janë të krahasueshme me efektet kur i jepen personit ushqyes optimal, balancën e duhur e të gjithë ushqyesve esencial. Ekzistojnë shumë pak dëshmi që vitaminat individuale se vitaminat mund të rrisin intiligjencën tek fëmijët. Gjithsesi, kombinimi i të gjitha vitaminave dhe mineraleve, edhe nëse jepen vetëm në nivelet e sasisë së rekomanduar ditore (RDA), vazhdimisht ka treguar që të prodhojë katër deri në pesë pikë rritje në nivelin e intiligjencën tek fëmijët. Një kombinim i ngjashëm i vitaminave, mineraleve dhe yndyrnave esenciale kanë prodhuar reduktim masiv në agresion në të burgosurit, krahasuar me placebo, në vetëm dy javë. Këto lloje rezultatesh , thjesht nuk janë parë me ushqyes individual.

Tashmë ekzistojnë qindra studime që kanë treguar që ushqyesit kryesor në kombinim mund të prodhojnë përmirësime për shëndetin në një formë më të mirë sesa do të siguronin nga vlera ushqimore të vecanta. Një shembull klasik është kombinimi i vitaminave B të nevojshme për të ulur homocysteinën. Kjo proteinë toksike në gjak është një prashikuese e mirë e rrezikut të sëmundjeve, jo vetëm për sëmundjet kardiovaskulare por edhe për depresionin, sëmundjen Alzheimer, abortin dhe rrezikun e defekteve të lindjes, dhe shumë kushteve të tjera. Ulja e homocysteine dhe zvogëlimi në këtë mënyrë i rrezikut, është shumë e thjeshtë kur dini mënyrën sesi kjo ndodh. Ju keni nevojë për një konsumim optimal të vitaminave B6, B12, dhe acid folik, plus B2, zink, magnez, dhe trimetil glycine (TMG).

Shumë pak studime mjekësore, gjithsesi kanë marrë këtë në konsideratë. Pjesa më e madhe duhet të përcaktojë që acidi folik duhet të konsumohet. Kjo, meqënëse u përmend, tregon se përse acidi folik jepet gjatë shtatzënisë, për të ulur homocysteinë dhe për të reduktuar rrezikun e defekteve të lindjes. Kështu që le të shohim se çfarë ndodh nëse marrim një, dy, tre, vlera ushqyese menjëherë. Në një studim kërkimor në Japoni, pacientët me sëmundjen e veshkave, një gjëndje e lidhur fortë me homocysteinën e lartë, ishin ndarë në katër grupe: njërës i është dhënë vetëm acid folik, tjetrës vetëm B12, tjetrës acid folik dhe B12, dhe tjetrës acid folik dhe B12 dhe B6. Kjo treshe zgjati për tre javë.
Më poshtë do të gjeni rezultatet e këtij studimi të shquar.

GRUPI I SUPLEMENTEVE NDRYSHIMI HOMOCYSTEINE
Vetëm acid folik 17,3 % reduktim
Vetëm B12 18,7 % reduktim
Acid folik plus B12 57,4 % reduktim
Acid folik, B2 dhe B6 59,9 % reduktim

Vini re që ky studim i jashtëzakonshëm zbuloi dy principe shumë të rëndësishme:
• Sa më shumë vlera ushqimore të ishin siguruar, aq më i madhe ishte reduktimi në homocysteinë.
• Kombinimi i duhur i ushqyesve në dozën e duhur, munden më shumë sesa të përgjysmojnë nivelin tuaj të hymocyteinës dhe rrezikun tuaj për gjëndjen e lidhjes me homocysteinës, siç është ataku i zemrës, në më pak se tre javë.

Vini re gjithashtu se asnjë grupi nuk i janë dhënë të gjithë ushqyesit që ulin homocysteinën, duke përfshirë vitaminën B2, zinkun dhe magnezin. Në një studim me 6 vullnetarë me nivele të rritura të homocysteinës dhe i dhanë atyre këto ushqyes. Nivelet e tyre të homocysteinës ranë nga 77 përqind, më shumë se katër here aq efektive sa edhe recetat konvencionale mjekësore të acidit folik për të ulur homocysteinën. Kjo është fuqia e sinergjisë dhe kjo është arsyeja përse rezultatet e siguruara nga të ushqyerit optimal janë në një lidhje të ndryshme nga ato që ju lexoni në ushqyesit e veçantë të përcaktuara nga punonjësi mjekësor “pilulë për një sëmundje” .

Një shembull tjetër i kësaj është siguruar nga bashkëveprimi i ushqyesve antioksidant, siç është vitamina C dhe E, beta-karroteni, glutathione, koenzima Q10, acidi lipoik dhe anthocyanidins, që janë mjaftueshëm tek manaferrat. Ato kanë disa efekte në izolim por janë akoma më shumë efektiv kur ato punojnë së bahku. Ato, sikundër të gjithë ushqyesit e tjerë, janë lojtarë grupi.
Radikalet e lira oksiduese, ndonjëherë të quajtura radikalet e lira ose oksidantët, nga tymi i një cigareje, yndyrna të skuqura, mishi i djegur.

Radikalet e lira janë si shkëndija të kuqe të nxehta që mund të dëmtojnë trupin tuaj. Antioksidantët janë si doreza të padjegshme që i kalojnë këto patate të nxehta përtej linjës, duke shpërndarë gradualisht pronat e tyre potencialisht të dëmshme. Ju keni nevojë për të gjitha ato për ta bërë punën siç duhet, dhe kjo është arsyeja se përse unë i kushtoj pak vëmendje studimeve që përdorin vetëm një ushqyes në krahasim me përqasjet multi ushqyese.

Koncepti i sinergjisë është një aspekt thelbësor i përqasjes së të ushqyerit optimal. Ky libër do të ju ndihmojë që të vlerësoni nevojat tuaja duke marrë në konsideratë aspektin e sinergjisë. Ju mund të arrini rezultate më të mira duke ngrënë ushqimet e duhura dhe duke marrë kombinimin e duhur të ushqyesve në një dozë të ulët sesa ato që keni përdorur më parë. Kjo është fuqia e efekteve sinergjike të ushqyesve.

Disa këshilla të sinergjisë ushqimore:

• Nuk ekziston një zëvendësues për të gjitha ushqimet (ndonjë ushqim të papërpunuar dhe të parafinuar), që përmbajnë një sërë substancash promovuese të shëndetit, rëndësia e pjesës më të madhe të të cilave akoma nuk është zbuluar.
• Hani një dietë të larmishme, duke zgjedhur nga një sasi e gjërë e ushqimeve të ndryshme.
• Mos konsumoni në dietën tuaj suplemente të vetëm një vlere ushqimore pa marrë në konsideratë suplementet e multivitaminave dhe mineraleve.
• Mos merrni sasi të mëdha të Vitaminës B pa marrë gjithashtu kompleksin B ose multivitamina.
• Riorganizojeni programin tuaj për të minimuzuar kohën e shpenzuar në trafik.
• Pini alkool shumë rrallë, dhe shmangni vëndet me tym.
• Shmangni ilacet mjekësore, përveç nëse ato janë opsionet e vetme të mundshme për të trajtuar problemin shëndetsor. Nëse merrni infeksione të vazhdueshme ose keni dhimbje, investigoni shkakun e themelor më mirë sesa të vareni tek vrasësit e dhimbjeve ose antibiotikët.

error: Nuk lejohet kopjimi!