Definicioni I parë I sindromës metabolike vjen në vitin 1998, kur OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) përcaktonte një gjendje në të cilën bashkëjetojnë glicemia e lartë ( ose insulino_rezistenca) dhe dy nga parametrat në vazhdim:
-obeziteti abdominal I shprehur në termin e raportit bel/ vithje > 0,9 tek meshkujt ; dhe > 0.85 tek femrat.
dhe / ose Indeksi i masës trupore> 30
-pressioni I gjakut ≥140 / 90
_kolesteroli HDL <35 mg / dl tek meshkujt; <39 mg / dl tek femrat
-trigliceridet ≥150 mg / dl
-mikroalbuminuria> 20μg / min ose raporti i albuminës/ kreatininës> 30mg / g
Një përkufizim i tillë është ndjekur nga përdorimet më praktike në klinikat e kujdesit shëndetësor. Më e njohur është ajo e Kolegjit Kombëtar të Trajnimit të Kolesterolit (NCEP-ATP) III të vitit 2001, e cila sipas diagnozës parashikon njëkohësisht tri prej këtyre kushteve:
-obeziteti abdominal I shprehur në termat e perimetrit të belit ≥102 tek meshkujt; ≥88 tek femrat
-presioni I gjakut ≥130 / 85
-trigliceridet ≥150 mg / dl
-kolesteroli I ulët HDL: <50 tek meshkujt; <40 tek femrat
-glicemia> 110 mg / dl (ose diabeti).
Në vitin 2005, Federata Ndërkombëtare e Diabetit (FND) ndërhyn me një definicion që individi me obezitet visceral (shprehur në termat e perimetrit të belit ≥94 tek meshkuj, ≥ 80 tek femrat) element thelbësor i cili duhet shtuar më së paku dy nga këto kritere :
-presioni I gjakut ≥130 / 85 ose marrja e ilaçeve anti-ipertensive( tensionit të lartë)
-trigliceridet ≥150 mg / dl
-kolesteroli I ulët HDL: <50 tek meshkujt; <40 tek femrat
-glicemia> 100 mg / dl (ose diabeti).
Më pas, Shoqata Amerikane e Zemrës dhe Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut (AHA-NHBLI) kanë zgjeruar kriteret e ATP III, duke sjellë nivelin diagnostik të gjakut nga 110 në 100 mg / dl, dhe kanë prezantuar konceptin që gjithashtu mungesa e terapisë farmakologjike për hipertensionin, hipetrigliceridemia, kolesteroli i ulët HDL ose hiperglicemia rihyn në kriteret diagnostikues.
Duke u bazuar nga diagnostikimi I kritereve të përdorura, Sindroma metabolike është një ndryshim metabolik që sjell një rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Pacientët e prekur janë tërësisht subjekt i aterosklerozës, angina pektoris, iktus, infarktit etj. Kura parashikon trajtimin prej secilës rritje të normave, nëse është e nevojshme edhe me trajtimet farmakologjike; gjithsesi, vendimi duhet lënë mjekut.
Terapia farmakologjike nuk është e mjaftueshme në trajtimin e ndryshimeve të veçanta pa vepruar mbi shkaktarët kryesorë: Jeta sedentare dhe dieta jo e balancuar.
Kushti kryesor i trajtimit duhet të jetë një dietë për të zvogëluar gjendjen e obezitetit, për të përmirësuar kuadrin klinik të pacientit dhe për të parandaluar ndonjë komplikacion. Pasi sindromat përfshijnë një ose më shumë profile metabolike (lipidike, glicemike, hormonale), nuk ekziston një dietë që vlen për të gjithë. Vetëm një profesionist mund të përpiloj një dietë të përshtatur me kushtet fizike të pacientit, me mënyrën e tij të jetës, me prezencën e ndonjë sëmundjeje dhe / ose me kujdesin e farmakologjisë në veprim.