Cfarë është IBS-ja?
IBS-ja është një gjendje e zakonshme që prek sistemin tretës. Shkakton simptoma si dhimbje stomaku, fryerje, diarre dhe kapsllëk. Këto kanë si tendecë që shfaqen e ikin me kohën dhe mund të zgjasin disa ditë, javë madje dhe muaj. Zakonisht është një problem afatgjatë. Mund të jetë tepër shqetësuese të jetosh me të dhe mund të ketë një impakt të madh në jetën tuaj të përditshme. Nuk ka kurë, por ndryshimet dietike dhe mjekimet mund të ndihmojnë në kontrollimin e simptomave. Shkaku i vërtetë është i panjohur-mendohet që të ketë lidhje me kalimin e ushqimit në zorrë shumë shpejt ose shumë ngadalë, nerva tejet të ndjeshme në zorrët tuaja, stresi dhe një histori familjare të IBS-së.
Simptomat e IBS-së:
-dhimbje në stomak
-zakonisht përkeqësohen pas ngrënies dhe përmirësohen pasi keni bërë jashtqitjen.
-fryrje
-mund të keni parehati në stomak pasi keni ndjesi ngopjeje ose ënjtjeje
-diarre
– mund të keni jashtqitje të lëngshme ose papritur të keni nevojë të shkoni në tualet
-kapsllëku
– ndjesia sikur nuk zbrazeni plotësisht Ka ditë kur simptomat janë më mirë dhe ditë kur ato përkeqësohen.
Ato mund të nxiten nga një ushqim ose pije.
Cfarë mund t’i nxisë simptomat e IBS-së:
-IBS-ja gjithashtu mund të shkaktojë:
-gazra
-kalimi i mukozës nga fundi
-lodhje dhe mungesë energjie
-të përziera
-dhimbja e shpinës
-probleme me urinimin
-nevoja për të urinuar shpesh, nevojë urgjente për të urinuar papritmas, dhe ndjesia që nuk mund ta zbrazni plotësisht fshikëzën. Konsultohuni me doktorin nëse mendoni se keni IBS. Ato mund të bëjnë analizat e nevojshme për të vlerësuar situatën.
Kërkoni një takim urgjent nëse keni:
-keni humbur shumë peshë pa asnjë arsye
-gjakderdhje nga poshtë ose diarre me gjakderdhje
-grumbull i fortë ose ënjtje në stomakun tuaj
-shkurtim frymëmarrjeje, rrahje zemre të dukshme (palpitacione) dhe lëkurë e zbehur.
Këto mund të jenë shenja të dickaje më serioze.
Diagnostikimi:
-Cfarë ndodh në takimin tuaj me mjekun: Doktori do t’ju pyesë për simptomat si:
-Cfarë simptomash keni?
-A shkojnë e vijnë?
-Sa shpesh ndjeni këto simptoma?
-Kur? (për shembull pasi keni ngrënë një ushqim të caktuar)
-Prej sa kohësh i keni këto simptoma?
Përpara takimit tuaj, mund të shkruani detajet e simptomave tuaja që t’ju ndihmojnë t’i mbani mend më mirë. Doktori juaj mund të kontrollojë gjithashtu stomakun për ndonjë gungë ose ënjtje.
Testet për IBS-në
Nuk ka asnjë test për IBS-në, por mund t’ju duhet të bëni disa teste për të zbuluar shkaqet e mundshme të simptomave të juaja. Doktori juaj mund t’ju rekomandojë:
-Një analizë gjaku për të kontrolluar probleme të mundshme si sëmundja celiake
-Teste mbi një mostër të jashtëqitjes për të kontrolluar infeksione të ndryshme ose sëmundje të zorrëve inflamatore (IBD).
-Nuk keni nevojë më të bëni teste të tjera vetëm nëse doktori juaj nuk është i sigurt se ku qëndron problemi.
Cfarë ndodh nëse diagnostikoheni me IBS:
-Nëse doktori juaj mendon se ju keni IBS, ato do t’ju parashtojnë disa opsione trajtimi.
-Do jetë e vështirë të kuptoni të gjitha ato që thonë ata.
-Nëse jeni të paqartë mbi dicka, caktoni një takim tjetër ku do të qartësoni mendimet.
Dieta, stili i jetesës dhe mjekimet
Nuk ka asnjë dietë apo mjekim të vetëm që funksionon për të gjithë me IBS. Por janë shumë gjëra që mund të bëni nëse jeni diagnostikuar me këtë sëmundje.
Këshilla të përgjithshme për të lehtësuar simptomat:
-gatuani ushqim në shtëpi me përbërësit më të freskët që mund të gjeni
-mbani një ditar se cfarë hani dhe simptomat që keni-shmangni gjërat që mund të nxisin përkeqësimin e simptomave.
-mundohuni të gjeni mënyra për t’u relaksuar
-bëni shumë ushtrime
-provoni probiotikët për një muaj për të parë nëse mund t’ju ndihmojnë
Kurrë:
-të vonoheni apo të shmangni vaktet
-mos hani shumë shpejt
-mos hani ushqime yndyrore, djegëse apo të përpunuara
-të hani më shumë se 3 porcione fruta të freskëta në ditë (një porcion është 80 g) -mos pini më shumë se 3 kupa caj apo kafe në ditë -mos pini shumë alkol apo pije të gazuara
Si të lehtësoni fryrjen, dhimbjet apo gazrat
-hani tërshërë rregullisht
-hani mbi 1 lugë gjelle fara liri në ditë
-shmangni ushqime që janë të forta për t’u tretur- si lakra, brokoli, lulelakra, lakra brukseli, fasulet, qepët dhe frutat e thara.
-shmangni produkte që përmbajnë një ëmbëlsues të quajtur sorbitol
-flisni me një farmacist për mjekimet që mund t’ju ndihmojnë si Buscopan apo vaji i mentes
Si të reduktoni diarrenë:
-kufizoni ushqimet që përmbajnë sasi të larta fibrash, si ushqimet me drithëra të plota (si buka zezë dhe orizi kaf), arrat dhe farat
-shmangni produktet që përmbajnë një ëmbëlsues të quajtur sorbitol -flisni me një farmacist për mjekimet që mund t’ju ndihmojnë si Imodium (Ioperamide).
-Nëse vazhdoni të keni diarre, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë për të shmangur dehidratimin.
Si të lehtësoni kapsllëkun:
-Pini mjaftueshëm ujë pasi ndihmon në zbutjen e jashtqitjes
-Rrrisni sasinë e fibrave të tretshme që konsumoni-ushqime të mira si tërshëra, karrotat, patatet e qëruara dhe farat e linit.
-flisni me një farmacist për mjekimet që mund t’ju ndihmojnë (laksativët) si prsh Fybogel ose Celevac
Konsultohuni me një mjek nëse:
-ndryshimet dietike dhe mjekimet farmaceutike nuk po ju ndihmojnë
-duhet të shmangni shumë ushqime për të kontrolluar simptomat tuaja
Ata mund t’ju rekomandojnë ndonjë dietolog ose specialist për këshilla dhe trajtime që mund t’i provoni.