Sindroma e Tunelit Karpal

Sindroma e Tunelit Karpal

 

Shfaqet kryesisht në moshë madhore, pas moshës 40 vjeç. Femrat janë ato që preken më shpesh, rreth 2 herë me shpesh se meshkujt.


Sindroma e Tunelit Karpal shfaqet si pasojë e shtypjes së nervit median i cili kalon përmes kyçit të dorës dhe shoqërohet me dhembje dhe parestezi përgjatë shtrirjes së tij drejt pëllëmbës së dorës, gishtit të madh, gishtit tregues dhe gishtit të tretë.

Shenjat më të shpeshta janë: dhembja dhe bllokimet përgjatë natës. Humbja e ndjeshmërisë së tre gishtave të parë të dorës si dhe mungesa e forcës në to janë gjithashtu të shpeshta.

Diagnostikimi
Bazohet në evidentimin e shenjave të larpëmendura por e rëndësishme është që të kryhet një radiografi dhe një elektromiografi e cila shërben për studimin e përcjellshmërisë së nervit.

Kirurgjia shpesh është e vetmja rrugë për zhdukjen e simptomave. Mund te kryhet edhe me artroskopi ose me kirurgjinë e hapur dhe konsiston në lirimin e nervit median nga faktorët të cilët shkaktojnë presion mbi të duke larguar në këtë mënyrë të gjitha simptomat.

error: Nuk lejohet kopjimi!