Simptomat që jeni astmatikë

Simptomat që jeni astmatikë

 

Shenjat klinike te fëmijët, pavarësisht nga mosha, mund të ndahen në tre grupe.

-Grupi i parë janë fëmijët në gji, ku sulmet astmatike shfaqen me gulçim
-Grupi i dytë janë fëmijët me Astmën e qartë atopike dhe
-Grupi i tretë janë fëmijët me shenja të Astmës tipike, por pa mundësi të vërtetimit të konstitucionit atopik.
Sëmundja në grupin e parë quhet bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinë infektimi viral dhe sëmundja më vonë tërhiqet). Sëmundja në grupin e dytë quhet bronkit obstruktiv alergjik recidivues (nëse shenjat e sëmundjes janë shumë të rëndë, përkufizohet si Astma).

Diskutabil është emri i sëmundjes në grupin e tretë (bronkiti obstruktiv recidivues jo alergjik), për të cilën u thuhet prindërve që fëmijës do t’i tërhiqet në moshën e pubertetit. Shenjat më të shpeshtë në fillim të sëmundjes janë gulçimi, kollitja, marrja frymë me vështirësi, si dhe të dhënat për bronkitet dhe pneumonitë që përsëriten.

Gulçimi është shenja më e shpeshtë e Astmës, por për këtë sëmundje duhet të mendohet edhe te kollitjet e paqarta, sidomos natën, si dhe te bronkitet dhe pneumonitë që rikthehen.

Mjekimi
Masat parandaluese të sulmeve astmatike përfshijnë mënjanimin prej të gjithë shkaktuesve të mundshëm. Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.

Bimët
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit.

Çokollata
Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike.

Problemet
Të sëmurët astmatikë vuajnë zakonisht në mbrëmje si dhe gjatë natës. Vuajtja më e theksuar nga Astma është tek njerëzit me gjoks të ngushtë ose deformime nga të cilat tek këta njerëz shkaktohen edhe shtrembërime të shpinës.

Këshilla parandaluese:

-Mbajini fëmijët në vende të ajrosura mirë
-Eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit
-Eliminoni ambientet e pa ajrosura mirë dhe me myk
-Ushqeni me gji fëmijët, të paktën deri në moshën 1 vjeç
-Shmangni sterilitetin e tepruar në rritjen e fëmijëve
-Shmangni mbi përdorimin e detergjenteve
-Shmangni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë alergjenët
-Shmangni ekspozimin ndaj poleneve të luleve
-Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë në ambiente me tym duhani
-Fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan
-Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me përpikëri i rekomandimeve të tij

error: Nuk lejohet kopjimi!