Jemi mësuar t’a shikojmë si personazhi karizmatik i “Apartamenti 2xl” apo “Dona” e Spektaklit humoristik të Portokallisë, por ka pak kohë që i ka dhënë fund beqarisë duke u shpërngulur të jetojë përfundimisht në Itali. U inspirova nga statusi i saj në instagram që kishte postuar para ca ditësh.
- orianacama Cuditerisht Italia me do! Ne 2011 me dha çmimin e pare ne festivalin e regjis teatrale ne Trento si regjizorja me e mire! Dje jam nominuar per cemimin aktorja me e mire ne festivalin e filmit “Ivelise Cine Festival” ne Rome! Kur regjisori i filmit Viron Roboci me shkruajti mbrem: “Ik ne Rome se je nominuar per cemim”,isha duke grir qep ne kuzhin dhe po me lotonin syt pasi kisha folur me partnerin tim qe te me ndihmonte te gjeja nje pune si shitse ne supermarket! Nuk dija gje per festivalin! Filmi “Nje histori e vertete” konkuron mes 250 filmave te tjere! Dhe jam e lumtur qe me jepet mundesia te perfaqesoj Shqiperin ne naten e cemimve! Jam shume lumtur qe ne kete filmi punova me nje mjeshter fotografie si @celeste.ninograzie maestro! Faleminderit Roni qe isha pjese e realizimit te endrres tende te pare! Faleminderit @fasllimariglenpartnerit tim ne sken, gjakut tim,qe luanim filmash kur ishim te vegjel! Faleminderit dy super make up artist per transformimin @cakalli_iva_@elrinoceronte1 ! Faleminderit @baxhojulian patneri im i jetes qe ke zgjedhur te me duash keshtu sic jam,pa kushte dhe me ndjek ne cdo cmenduri timen! Faleminder Ba qe me ke mbeshtetur ne cdo enderr time dhe me injektove ne ADN lirin! Faleminderit Shqiperi qe nuk me vleresove kurre! Shihemi ne 3 dhjetor ne Rome ne Teatro Ivelise
Të gjithë ne e kemi përdorur diku shprehjen e saj tek Portokallia “Ta jep Dona ty”?! Një personazh i Portokallisë që në pak kohë u shndërrua në mjaft të dashur për publikun, sidomos femrat, të cilat pothuajse gjithmonë me çantat e tyre të ekzagjeruara nga tejmbushja me turlisoj produktesh e nënproduktesh gjenin diçka nga vetja tek ky personazh.
Oriana Cama, një aktore mjaft e talentuar kur u “zhvendos” në një emision tjetër humori: “Apartamenti 2xl” çdokush vuri re një shtim drastik në peshën e saj.
Shtimi në peshë
“Ishte momenti kur lashë punën në Teatër, ndaj sa më shumë shtohej stresi, aq më shumë haja unë”, tregon Oriana.
“Gjithmonë kam pasur një rregjim të keq ushqimor dhe një stil jetese jo të mirë. Nuk haja asnjëherë mëngjes, gjithmonë darkë dhe preferoja brumërat, konsumoja me mikeshat e mija herë pas here kokteile të ndryshme ndaj dhe kilet i mora në një kohë rekord”.
Por puna e re dhe kamera duket se e vunë në presion, në një kohë që peshonte plot 92 kg. Mendimi ishte rrufe: duhet të dobësohem. Oriana erdhi të kërkonte ndihmën time, e bindur në rezultatet e padiskutueshme dhe nga ndryshimi drastik që pati mikesha e saj , aktorja shumë e njohur e Portokallisë Renata Caci e njohur ndryshe si Luzja . “Seancat e dobësimit dhe këshillat e Anilës kanë qenë vendimtare për mua”, tregon Oriana.
Jemi grindur pafund me Orin, pasi kërkonte një rezultat shumë të mirë brenda një kohe rekord, por vazhdonte të abuzonte me drekat dhe darkat që konsumonte me miqtë. Përpara presionit që i bëra që nëse do të vazhdonteme këtë mënyrë të jetuarit , ajo nuk do të mund të vazhdonte më trajtimet pranë Anila Kalleshi’s Center së bashku arritëm të merrnim rezultatin e shumëpritur.
Ori bëri rreth 30 seanca dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër ajo arriti të humbiste 20 kg.
“Për mua që isha mësuar të abuzoja nuk ishte aspak e lehtë. M’u desh të zëvendësoja të gjithë ushqimet që konsumoja deri në atë moment me fruta, perime. M’u desh të filloja të haja mëngjesin, por që më ndihmoi shumë”, thotë me të qeshur Oriana. Gjithashtu ajo shton se nuk i është dashur të heqë dorë nga asgjë: “I shijoj një herë në muaj pastat apo ëmbëlsirat, thjesht nuk abuzoj më”. Por regjimi strikt ushqimor vazhdon.Është e pabesueshme, po vesh një fustan 8 masa më të vogla se më parë”.
Personalisht i uroj Orit gjithë të mirat e kësaj bote, së shpejti Zoti t’a bekojë me një engjëll dhe mos të harrojë kurrë që publiku shqiptar dhe miqtë pafund që ka në Shqipëri e kanë dashur dhe do t’a duan gjithmonë sepse ajo është ORI, vajza me zemrën më të madhe, me zemrën më të pastër, me buzëqeshjen më të sinqertë dhe me talentin e padiskutueshem.
TE GJITHE NE TE DUAM ORI!!!