Si të përdorni peroksid hidrogjeni për kërpudhat në thonj?

Si të përdorni peroksid hidrogjeni për kërpudhat në thonj?

Kërpudhat e thonjve mund të jenë të tmerrshme për t’u përballuar. Fillojnë si njolla të verdha, kërpudhat rriten për t’u shpërndarë në thojin tuaj. Dhe nëse nuk trajtohet që në hapat e parë, mund të rritet duke mbuluar të gjithë thojin tuaj, duke e trashur,madje dhe duke e carë, e duke shkaktuar dhimbje. Fatmirësisht janë disa trajtime në kushte shtëpie që mund të ndihmojnë në trajtimin e këtij problemi dhe më e zakonshmja është terapia oksidative. Terapia oksidative përfshin përdorimin e peroksidit të hidrogjenit për të trajtuar kërpudhat në thonj.

A është peroksidi i hidrogjenit një trajtim efektiv për kërpudhat në thonj?

Peroksidi i hidrogjenit është një trajtim që është përdor për të dizinfektuar shenjat apo gërvishtjet e vogla. Kur përdoret për trajtimin e kërpudhave në thonj, vetitë anti-fungale vrasin kërpudhat duke lënë që pjesët e dëmtuara të thojit të rriten sërish. Likuidi ka përdorime të shumta si antiseptik, disinfektues, oksidues, agjent zbardhimi, si dhe agjent anti-fungal. Vetitë e forta anti-fugale dhe antiseptike trajtojnë në mënyrë efektive kërpudhat në thonj. Me trajtimin rregullisht, thonjtë tuaj mund të shërohen brenda javësh ose muajsh, në varësi se sa i rëndë është infeksioni.

Rekomandohet që të vazhdoni ta përdorni trajtimin për disa muaj pasi thoji juaj është rikthyer në normalitet për të parandaluar infeksione të mëtejshme. Ndërkohë që nuk ka shumë studime shkencore në këtë trajtim,është një trajtim natyral i provuar dhe i testuar për t’ju dhënë rezultate optimale.

1.Zhysni këmbët në peroksid hidrogjeni
=Ju duhen:
-3% peroksid hidrogjeni
-Ujë të distiluar
-Enë plastike
-Farcoleta
=Koha: 30 minuta
=Metoda:
-Përzieni pjesë të barabarta të peroksidit të hidrogjenit dhe ujit të distiluar në një enë plastike.
-Sigurohuni që të mos përdorni dicka më të fortë se 3% solucion peroksid hidrogjeni, pasi mund të dëmtojë lëkurën tuaj.
-Zhysni thojin që është prekur nga kërpudhat në këtë solucion.
-Prisni 30 minuta.
-Thani thonjtë me një pecetë të thatë. Hidheni pas përdorimit.
-Sigurohuni që thonjtë janë plotësisht të tharë përpara se ti mbuloni.

Sa shpesh?
Ju mund ta përsërisni këtë process cdo ditë derisa problemi të largohet. Heqja e të gjithë problemit nuk është e thjeshtë dhe kërkon shumë përpjekje e durim.

Pse funksionon:
Terapia oksidative duke përdorur peroksid hidrogjeni është mjaft efektive në trajtimin e kërpudhave të thonjve. Kjo metodë përfshin përdorimin e peroksidit për të zbutur thonjtë e prekur dhe të infektuar. Ndërkohë që rriten niveli i oksigjenit, kërpudhat në thonj shkatërrohen.

2. Uthulla dhe peroksidi i hidrogjenit


Ju duhen:
-3% peroksid hidrogjeni
-Uthull të bardhë/uthull molle
-Ujë të distiluar
-Enë plastike
-Peceta

Shenim: Ndërkohë që metoda 1 është përdorur si solucion më së shumti në internet, rekomandojmë përdorimin e metodës nr.2 Kjo sepse nën kushte të caktuara, përzierja e peroksidit të hidrogjenit dhe uthullës mund të formojë acid peracetik, që është një kimikat që nuk sjell rezultatet e dëshiruara në trajtimin e kërpudhave në thonj.
-Koha:
Metoda 1: 10 minuta
Metoda 2: 30 minuta

Metoda 1:
Përzieni pjesët e barabarta të peroksidit të hidrogjenit, ujit të distiluar dhe uthullës në një enë plastike.
-Sigurohuni që të mos përdorni dicka më të fortë se 3% peroksid hidrogjeni, pasi mund të dëmtojë lëkurën tuaj.
-Zhysni thonjtë që janë prekur nga kërpudhat në këtë solucion.
-Prisni 10 minuta.
-Thani thonjtë me një pecetë. Hidheni pecetën pas përdorimit.
-Sigurohuni që thonjtë të jenë plotësisht të tharë para se t’i mbuloni.

Metoda nr.2
-Përzieni sasi të barabarta të peroksidit të hidrogjenit dhe ujit të distiluar në një enë plastike.
-Ndiqni hapat e përmendur në metodën nr.1
-Në ditën e 2, ndiqni të njëjtat hapa duke përdorur sasi të njëjta të uthullës dhe ujit të distiluar.
-Mbajeni të alternuar ndërmjet peroksidit të hidrogjenit dhe uthullës derisa problemi të zgjidhet.

Sa shpesh?
Duhet ta përsërisni këtë process cdo ditë,ose dhe më pas derisa problem të largohet. Nuk eshtë e thjeshtë e kërkon shumë përpjekje e durim.

Pse funksionon:
Uthulla është një solucion acidic që ndihmon në lehtësimin e irritimeve dhe rikthen balancën e pheashit në lëkurë dhe thonj. Këto veti ndihmojnë likuidin të krijojnë një mjedis të papërshtatshëm për shumimin e kërpudhave, duke eliminuar infeksionin. Uthulla e mollës ndihmon në reduktimin e inflamacionit, redukton dhimbjen e shkaktuar nga kërpudhat e thonjve.

3.Soda e bukës dhe peroksidi i hidrogjenit

Ju duhen:
-1/2 e kupës me sodë buke
– 3% peroksid hidrogjeni
-1/4 e kupës uthull të bardhë
-4 kupa ujë të ngrohtë
-1/2 e kupës kripë Epsom
-Enë plastike
-Farcoleta
Koha: 10 min

Metoda:
-Perzieni sodën e bukës, peroksidin, uthullën, kripën Epsom dhe ujin në një enë plastike derisa të kombinohet më së miri.
-Sigurohuni që të mos përdorni dicka më të fortë se 3% peroksid hidrogjeni pasi mund të dëmtojë lëkurën tuaj.
-Zhysni thonjtë që janë prekur nga kërpudhat në këtë solucion.
-Prisni 10 minuta.
-Thani thonjtë me një farcoletë të thatë. Hidheni farcoletën pas përdorimit.
-Sigurohuni që thonjtë janë plotësisht të thatë pasi i mbuloni.
=Sa shpesh?
Duhet ta përsërisni këtë process cdo ditë, ose dhe më tej derisa problem të largohet.
=Pse funksionon:
Soda e bukës përmban veti antifugale që ndihmojnë në parandalimin e rritjes së kërpudhave. Ky solucion ndihmon në balancimin e niveleve të pheashit në lëkurë ndërkohë që vret kërpudhat.
=Këshilla shtesë në parandalimin dhe trajtimin e kërpudhave në thonj:
-Lani dhe disinfektoni të gjitha këpucët dhe corapet.
-Disinfektoni dhe prerësen e thonjve me ujë të ngrohtë dhe alkol.
-Mbajini gishtat dhe këmbët e mbuluara kur jeni jashtë.
-Mbajini thonjtë të shkurtër e të pastër.
-Thani me kujdes dhe thonjtë pasi keni larë duart dhe këmbët.
-Hidhni spray anti-fugal në doreza dhe këpucë rregullisht.
-Gjithmonë thajini corapet dhe këpucët me kujdes. Lagështira është e dëmshme pasi krijon hapësirë për kërpudhat.
=Efektet anësore të Peroksidit të hidrogjenit për të trajtuar kërpudhat në thonj:
-Nëse përjetoni ndonjë nga këto efekte anësore, provoni një solucion më të dobët se 2%. Ju mund të provoni gjithashtu të holloni solucionin me ujë.
-Peroksidi i hidrogjenit mund të irritojë lëkurën tuaj duke shkaktuar skuqje, picikime dhe irritim të butë.
-Gjithashtu mund të krijojë tharjë në lëkurë duke cuar më tej në carje .
-Peroksidi mund të shkaktojë gjithashtu “rrjepje” të lëkurës.

error: Nuk lejohet kopjimi!