Si të përdorim lëngun e qepës për rritjen e flokut

Si të përdorim lëngun e qepës për rritjen e flokut

Rritja e flokut është “një detyrë” që kërkon shumë kohë. Eshtë e vështirë të kesh durim kur mendojmë për kohën e gjatë që floku kërkon për rritje si dhe për trajtimet e vazhdueshme. Përpos pjesës së durimit, nuk është e thënë që procesi i rritjes së flokut të jetë gjithmonë i ngadaltë. Duke përdorur përbërës që përshpejtojnë rritjen e tyre, do të arrini rezultate efektive dhe jo vetëm kaq , por gjithashtu duke i dhënë me tepër volum.

Më poshtë do të gjeni 12 mënyra si mund ta përdorni qepën për rritjen e flokut. Por fillimisht le të kuptojmë se si qepa ndihmon flokët tuaj. -Benefitet e lëngut të qepës për rritjen e flokut Përdorimi i lëngut të qepës është nje metodë efektive në rritjen e flokut. Ky përbërës ka marrë komente shumë pozitive online nga përdorues që kanë sjellë gjithashtu dhe rezultate para-pas. Ja cilat janë disa nga arsyet e mundshme që bëjnë që ky përbërës të jetë kaq efektiv. -Lëngu i qepës përmirëson rritjen e flokut duke rritur nivelin e enzimave antioksiduese katalase. Kjo enzimë ndihmon në dekompozimin e peroksidit të hidrogjenit, duke optimizuar ciklin e rritjes së flokut. -Ndihmon në ushqyerjen e folikulave të flokut me përmbajtjen e pasur të sulfurit. Sulfuri është esencial për rigjenerimin e folikulave të flokut. -Përmbajtja e pasur e sulfurit gjithashtu minimizon hollimin dhe këputjen e flokut. -Antioksidantët ndihmojnë në luftimin e thinjave të parakohshme. -Vetitë antibakteriale të qepës ndihmojnë në mbajtjen e shëndetshme të skalpit dhe larg infeksioneve. Të njëjtat veti ndihmojnë në kontrollimin e zbokthit. -Lëngu i qepës stimulon skalpin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke rezultuar që folikulat të ushqehen.

12 trajtime natyrale me lëngun e qepës që ndihmojnë në rritjen e flokut
1. Lëngu i qepës
Ju duhen:
-1 lugë gjelle lëng qepe
-Pak pambuk
-Koha e përgatitjes: 2 min
-Koha e trajtimit:15 min-1 orë
Metoda:
-Lagni pambukun me pak lëng qepe.
-Përdorni pambukun për të aplikuar lëngun e qepës në skalpin tuaj.
-Në momentin që mbulohet i gjithë skalpi, masazhoni skalpin për disa minuta.
-Lëreni lëngun për rreth 15 min-1 orë.
-Lani flokun me një shampoo të butë.
Sa shpesh?
Në ditë të alternuara.
Pse funksionon?
Lëngu i qepës ndihmon në stimulimin e skalpit ndërkohë që e ushqen atë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Ndihmon në rregullimin e problemeve me skalpin duke siguruar që floku të rritet më shpejt e të trashet.
2. Vaj kokosi dhe lëng qepe
Ju duhen:
-2 lugë gjelle lëng qepe
-2 lugë gjelle vaj kokosi
-5 pika vaj të pemës së cajit (nëse keni zbokth)
-Koha e përgatitjes: 2 min
-Koha e trajtimit: 30 min
Metoda: -Kombinoni të gjithë përbërësit derisa të merrni një trajtë të butë.
-Aplikoni këtë përzierje të vajit dhe qepës në skalp dhe masazhojeni për disa minuta.
-Në momentin që gjithë skalpi mbulohet, lëreni përbërjen në të për rreth 30 minuta.
-Lani flokët me një shampoo të butë.
Sa shpesh? Në ditë të alternuara,
Pse funksionon? Vaji i kokosit ka veti të mrekullueshme antibakteriale. Gjithashtu është një vaj që ndihmon në rritjen e aftësisë së lëngut të qepës për të ushqyer skalpin.
3.Vaji i ullirit dhe lëngu i qepës
Ju duhen:
-3 lugë gjelle lëng qepe
– 1 ½ e një luge gjelle vaj ulliri
Koha e përgatitjes: 2 min
Koha e trajtimit: 2 orë
Metoda: -Përzieni vajin e ullirit me lëngun e qepës derisa të merrni një përbërje të mirë-kombinuar.
-Aplikoni këtë përbërje në skalp dhe masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore.
-Lëreni vajin për rreth 2 orë.
-Lani flokët me shampoo të butë.
Sa shpesh? Në ditë të alternuara.
Pse funksionon? Vaji i ullirit është një tjetër përbërës me veti të shkëlqyera në trajtimin e zbokthit. Ndihmon në zbutjen e flokut dhe skalpit, duke i lënë atyre një shkëlqim të mëndafshtë ndërkohë që lëngu i qepës ndihmon në rritjen e flokut.
4. Vaji i kastorit dhe lëngu i qepës
Ju duhen:
-2 lugë gjelle vaj kastori
-2 lugë gjelle lëng qepe
Koha e përgatitjes: 2 min
Koha e trajtimit: 1 orë
Metoda:
-Aplikoni vajin e kastorit dhe lëngun e qepës derisa të merrni një përbërje të mirë-kombinuar.
-Aplikojeni këtë përbërje në skalp dhe masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore.
-Lëreni vajin për rreth 1 orë.
-Lani flokët me një shampoo të butë.
Sa shpesh? Në ditë të alternuara.
Pse funksionon: Vaji i kastorit është një nga trajtimet më të njohura për rritjen e flokut. Ndihmon në trashjen e flokut dhe i mban në një shëndet të shkëlqyer. Në kombinim me lëngun e qepës, siguron një reduktim në rënien e flokut dhe një rritje në volumin e flokut.
5.Vezë dhe lëngu i qepës
Ju duhen:
-1 lugë gjelle lëng qepe
-1 vezë të plotë -2-3 pika vaj livando ose rozmarine
-Kapele plastike dushi
Koha e përgatitjes: 2 minuta
-Koha e trajtimit: 20-30 minuta
Metoda:
-Përzieni lëngun e qepës me vezën që të merrni një përbërje të butë. -Aplikoni këtë përbërje në skalpin tuaj deri në gjatësinë e flokut.
-Në momentin që floku dhe skalpi janë të mbuluara tërësisht, vendosni një kapelë plastike për të shmangur rrëmujën. Prisni rreth 20-30 minuta.
-Lani flokët me ujë të rrjedhshëm dhe shampoo të butë pa sulfat. Uji i ftohtë do të kontrollojë erën e vezës në flokët tuaj. -Sa shpesh? 1- 2 herë në jave.
Pse funksionon: Kjo maskë floku konsiston në vlerat ushqyese të vezëve dhe vetive të rritjes së flokut që lëngu i qepës ka. Përmbajtja e lartë proteinike te vezët ndihmon në ushqyerjen e flokut dhe i mban të shëndetshme ndërkohë që lëngu i qepës stimulon skalpin për të promovuar rritjen e flokut. Vaji esencial në këtë përzierje ndihmon në kontrollimin e erës.
6. Xhinxher dhe lëngu i qepës
Ju duhen: -1 lugë gjelle lëng qepe
-1 lugë gjelle lëng xhinxheri
Koha e përgatitjes: 2 min
Koha e trajtimit: 30 minuta
Metoda:
-Kombinoni xhinxherin dhe lëngun e qepës.
-Aplikojeni këtë masë të përgatitur në skalpin tuaj dhe masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore.
-Lëreni vajin për rreth gjysëm ore.
-Lajini flokët me shampoo të butë.
Sa shpesh? -Në ditë të alternuara.
Pse funksionon: Xhinxheri njihet për vetitë anti-inflamatore dhe është përdorur gjerësisht në homeopati dhe në mjekësinë kineze. Ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut ndërkohë që minimizon humbjen e flokëve dhe përmirëson cilësinë e tyre.
7.Hudhër dhe lëng qepe
Ju duhen:
-1 lugë caji lëng hudhre
-1 lugë gjelle lëng qepe
-1 lugë gjelle vaj ulliri
Koha e përgatitjes: 2 min
Koha e trajtimit: 1 orë
Metoda:
-Përzieni të tre përbërësit derisa të kombinohen.
-Aplikoni këtë përbërje në skalpin tuaj dhe masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore.
-Lëreni vajin për rreth 1 orë.
-Lani flokun me një shampoo të butë.
Sa shpesh? Në ditë të alternuara.
Pse funksionon kjo? Hudhra është një burim i pasur i mineraleve si kalcium, sulfur dhe zink që janë esenciale për rritjen e flokut. Në kombinim me lëngun e qepës, ndihmon në përmirësimin e ritmit të procesit të rritjes së flokut si dhe ndikon në trashjen e tyre.
8. Mjaltë dhe lëng qepe
Ju duhen:
-2 lugë gjelle lëng qepe
-1/2 e lugës së gjellës mjaltë të papërpunuar
Koha e përgatitjes: 2 min
Koha e trajtimit: 30 min
Metoda:
-Kombinoni përbërësit derisa të merrni një trajtë të butë.
-Aplikoni këtë masë të përgatitur në skalp dhe masazhojeni lehtë.
-Lëreni vajin për rreth gjysëm ore.
-Lani flokët me një shampoo të butë.
Sa shpesh? 2-3 herë në javë
Pse funksionon: Mjalti ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe flokut. Në kombinim me lëngun e qepës, ndihmon në rritjen e flokut dhe sigurohet që floku juaj të jetë i hidratuar dhe i shëndetshëm.
9. Lëngu i limonit dhe lëngu i qepës
-1 lugë gjelle lëng qepe
-1 lugë gjelle lëng limoni
Koha e përgatitjes: 2 min
Koha e trajtimit: 1 orë
Metoda:
-Kombinoni të gjithë përbërësit derisa të merrni një përbërje të butë.
-Aplikoni këtë masë të përgatitur në skalpin tuaj dhe masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore.
-Lëreni vajin për rreth gjysëm ore.
-Lani flokët me një shampo të butë.
Sa shpesh?
2-3 herë në javë.
Pse funksionon: Limoni përmban vitaminë C që ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Ky lëng ndihmon në forcimin e folikulave të flokëve gjithashtu dhe duke ndikuar në zbokthin dhe infeksione të tjera të skalpit. Balancon nivelin e pheashit të skalpit, duke siguruar rritjen e flokut.
10. Patate dhe lëng qepe
-2 lugë gjelle lëng patatje
-1 lugë gjelle lëng qepe
Koha e përgatitje: 2 min
Koha e trajtimit: 10 min
Metoda:
-Kombinoni të gjithë përbërësit derisa të merrni një masë të butë.
-Aplikojeni këtë masë të përgatitur në skalp dhe masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore.
-Masazhoni skalpin tuaj për rreth 10 minuta.
-Lani flokët me një shampoo të butë.
Sa shpesh? Në ditë të alternuara.
Pse funksionon: Lëngu i patates është një tjetër përbërës i cili është i njohur për vetitë e rritjes së flokut. Eshtë një burim i pasur i nutrientëve si vitamina B,C dhe mineraleve si hekuri, zinku dhe niacina. Ndihmon në ushqyerjen e folikulave, duke u siguruar që flokët të rriten shëndetshëm.
11. Rum dhe lëng qepe
Ju duhen:
-1 shishe rum -3 ose 4 qepë me madhësi mesatare
Koha e përgatitjes: Gjatë natës
Koha e trajtimit: 10 min
Metoda:
-Prisni qepët dhe lërini ato gjatë gjithë natës në një shishe rumi.
-Në mëngjes merrni një lugë gjelle të masës së përgatitur.
-Aplikojeni në skalp dhe masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore.
-Masazhojeni skalpin për 10 minuta. -Lajini flokët me një shampoo të butë.
Sa shpesh? 2-3 herë në javë
Pse funksionon: Rumi është përdorur me përbërës të tjerë si qepa për rritje floku. Ndërkohë që nuk ka shumë kërkime shkencore qe e mbështesin, shumë blogere besojnë në efektivitetin e saj.
12.Larës floku me lëng qepe
Ju duhen:
-Qepë të copëtuara
-1 litër ujë
Koha e përgatitjes: 2 orë
Koha e trajtimit: 5 min
Metoda: 
Zijeni pjesët e qepës dhe më pas lëreni të ftohen për rreth 1-2 orë.
-Lani flokët me një shampoo të butë dhe zbutës.
-Vendosni solucionin e qepëve në flokët tuaj.
-Mos i shpëlani flokët me tej.
 
Sa shpesh? 2-3 herë në javë.
Pse funksionon: Për sa kohë nuk e keni problem erën, shpëlarësi i flokëve ndihmon në rritjen e flokut dhe mban skalpin e flokun tuaj larg dëmit oksidativ.
Armela Lleshi
error: Nuk lejohet kopjimi!