Si të ndalojmë lëvizjen e pavullnetshme të syrit (Eye Twitching) me trajtime natyrale

Si të ndalojmë lëvizjen e pavullnetshme të syrit (Eye Twitching) me trajtime natyrale

Lëvizja e pavullnetshme e syve tuaj mund të nënkuptojë shumë gjëra. Eshtë akoma e paqartë cfarë mund ta shkaktojë, por doktorët kanë një emër për të “Blepharospasm”. Kur kjo ndodh, qepallat fillojnë të sillen në mënyrë anormale. Dhe sado që mundoheni t’i ndaloni, thjesht nuk mundeni.

Shkaqet:

-Kafeina

-Stresi

-Lodhja

-Sytë e thatë

-Alkooli

-Balanca jo e rregullt e ushqyesve

-Alergjitë

 

Eshtë shumë e rrallë por spazmat e qepallave mund të cojnë në crregullime serioze të trurit apo nervave. Për këtë ju duhet të kontrolloni sytë nëse dridhja e pavullnetshme vazhdon pa ndaluar për një kohë të gjatë.

Cfarë është lëvizja e pavullnetshme e syrit (Eye Twitching)? Një lëvizje e pavullnetshme e qepallave ose “blepharospasm”  është një lëvizje e vazhdueshme, e pavullnetshme e muskujve të qepallave. Mund të ndodhë në pjesën e sipërme por mund të ndodhë ndonjëherë si një pjesën e sipërme dhe të poshtme të qerpikëve. Për shumë njerëz këto kriza janë të menaxhueshme. Por për disa të tjerë këto kriza janë aq të forta sa mbyllin syrin tuaj menjëherë. Zakonisht ndodhin për disa sekonda dhe mund të zgjasin për 1 minutë ose dy. Kohëzgjatja e tyre nuk mund të parashikohet. Lëvizja e pavullnetshme mund t’ju bezdisë për disa ditë me rradhë, dhe më pas ju ndoshta nuk do të keni shqetësime për javë të tëra apo muaj me rradhë.

Pse ndodh? Ato nuk janë të dhimbshme as të dëmshme, por mund të ndiheni të shqetësuar për shkak se ju ndodhin shpesh. Shumë prej këtyre krizave largohen vetë, pa qenë e nevojshme ndërhyrja e mjekut, por në raste të rralla, është provuar që mund të jenë shkaqe të një çrregullimi kronik të lëvizjes, sidomos kur janë të lidhura me kriza/spazma në fytyrë, apo lëvizje të pakontrolluara.

-Kafeina – Nëse po konsumoni shumë kafeinë, mund të jetë një nga shkaqet. Nëse doni të kontrolloni lëvizjen e pavullnetshme, limitoni kafenë, cajin, cokollatat dhe pijet e gazuar për rreth 1 javë ose 2 të paktën për të parë nëse gjendja përmirësohet. -Stresi- Stresi ndikon që trupi ynë të përgjigjet në mënyra të ndryshme. Një lëvizje e pavullnetshme e syrit mund të jetë nga stresi, sidomos kur arsyeja e “fshehur” është një problem shikimi. Joga është një mënyrë shumë e mirë për të reduktuar stresin. Gjithashtu provoni ushtrime me frymëmarrjen, ose kaloni pak kohë me miqtë. Nëse mësoni si të menaxhoni stresin, mësoni si të menaxhoni dhe problemin.

-Lodhja – Mund të ndjeni një sulm të papritur në sy pas një nate të gjatë pa gjumë. Mungesa e gjumit mund të jetë jetë për një sërë arsyesh si stresi apo problemet emocionale. Të gjitha këto arsye cojnë në lëvizje të pavullnetshme të syrit. -Sytë e thatë-Sindroma e syve të tharë ka prekur shumë të rritur, sidomos ato pas moshës 50. Ato shpenzojnë shumë kohë para kompjuterit ose marrin mjekime si anti-depresantë etj. Gjithashtu ata vendosin lente kontakti, që rrit rrezikun. Nëse keni lëvizje të pavullnetshme të syrit ose sytë e juaj janë zakonisht të tharë, konsultohuni me doktorin tuaj për një vlerësim të shpejtë.

-Alkooli – Përsëri, nëse pini shumë alkool mund të shkaktojë probleme me sytë, kështu që qëndroni larg alkoolit nëse doni të shmangni problemin e lëvizjes së pavullnetshme të syve.

-Balanca jo-e rregullt e nutrientëve – Lëvizja e pavullnetshme e syve mund të vijë si rezultat i mungesës së nutrientëve si magnezi. Megjithëse akoma nuk është provuar, disa praktikues mjekësorë janë të mendimit që mungesa e magnezit mund të shkaktojë lëvizjen e pavullnetshme të syve. Flisni me doktorin nëse ka vend për përdorimin e suplementëve.

-Alergjitë – Disa njerëz që kanë alergji te sytë mund të përjetojnë kruarje, ënjtje dhe ndonjëherë sy që lotojnë. Kur i fërkoni sytë vazhdimisht, kjo lëshon një substancë që quhet histaminë në indet e qepallave. Histamina con në lëvizjen e pavullnetshme të syve. Gjithashtu të kaloni shumë kohë në kompjuter, tabletë apo smartfonë mund të cojë në këtë gjendje. Ndiqni rregullin “20-20-20” që është një mënyrë shumë e mirë për të limituar përdorimin e pajisjeve teknologjike si dhe të reduktoni efektet që ato kanë në trupin e njeriut.

Disa trajtime natyrale:

1. Banane

-Një nga arsyet kryesore që ndodh lëvizja e pavullnetshme e syve është mungesa e kaliumit dhe mangezit, dhe meqë bananet janë të tejmbushura me këto dy minerale, ato mund t’ju ndihmojnë. Bëjini bananet pjesë të planit tuaj ushqimor.

2. Kompresa të ngrohta – Një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë është aplikimi i kompresave të ngrohta në qepalla. Merrni një peshqir dhe zhyteni në ujë të ngrohtë. Shtrydhni ujin e tepërt dhe vendoseni në sy, derisa të ftohet. Ju mund ta përsërisni këtë process disa herë në ditë.

3. Disa pika uji të ngrohtë – Një tjetër teknikë efektive është duke spërkatur në sy disa pika uji të ngrohtë për të marrë lehtësim nga ky crregullim. Një tjetër alternativë është pastrimi i qerpikëve me ujë të ngrohtë.

4. Uji i trëndafilit – Uji i trëndafilit është një pastrues shumë efektiv. Mbani ujin e trëndafilit në frigorifer. Përdorni një pjesë pambuku për ta zhytur në ujin e ftohtë të trëndafilit dhe përdoreni si kompresë për sytë e lodhur. Meqë një nga shkaqet që cojnë në lëvizje të pavullnetshme të syrit është për shkak të lodhjes, ky trajtim do t’ju japë lehtësim të menjëhershëm.

5. Kastraveci – A vendosni feta kastraveci në sy kur aplikoni një maskë fytyre? Pse e bëni këtë? Eshtë e thjeshtë sepse kastraveci qetëson lëvizjen e nervave. Ka veti anti-inflamatore të cilat ndihmojnë në relaksimi e nervave të muskujve. Vendosni feta kastraveci në të dy sytë ose vetëm në syrin e prekur, dhe mbajeni për pak kohë.

6. Patatja – Patatja ka të njëjtin efekt qetësues si kastraveci. Relakson muskujt e syve dhe siguron lehtësim. Merrni një patate, priteni në copa të vogla të holla, dhe vendosini këto copa në sy.

7. Suplement me mangez – Menaxhoni situatën me ushqime të pasura në magnez si avokado, fasule, fara, arra, perime jeshile me gjethe etj. Magnezi ndihmon në normalizimin e muskujve dhe funksionit të nervave.

error: Nuk lejohet kopjimi!