Nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut, mund të keni nevojë për ndihmë për ta mbajtur nën kontroll me ilaçe. Ne po ju sjellim 7 këshilla për të mbajtur presionin e lartë të gjakut nën kontroll:
Humbni peshë. Mbipesha rrit rrezikun e tensionit të lartë. Edhe një humbje e vogël në peshë mund të ndihmojë, pasi sjell një ndryshim të madh në mbajtjen nën kontroll të tensionit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Aktiviteti fizik. Ecni, vraponi apo bëni stërvitje. Sido të jetë bëjeni pjesë të rregullt të javës suaj. Ka shumë studime që sugjerojnë se 30 minuta stërvitje kardiovaskulare tri ditë në javë, ndihmon në zvogëlimin e shanseve të tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe ndihmon në menaxhimin e kolesterolit. Këta janë të gjithë faktorët e rrezikut për goditje dhe sëmundje të zemrës.
Mos pini duhan. Të gjithë fokusohet tek fakti se se pirja e duhanit është aq e keqe për mushkëritë tuaja dhe se është një rrezik për kancer, por e vërteta është se është edhe një faktor tejet i rëndësishëm edhe për sulmet në zemër dhe infarktet gjithashtu.
Kufizoni alkoolin. Është një linjë shumë e hollë midis të konsumuarit alkool shëndetshëm dhe jo. Sipas studimeve burrat nuk duhet të pijnë më shumë se dy pije alkoolike në ditë ndërsa për gratë limiti është një në ditë.
Kufizoni sasinë e kripës. Qëllimi është të hahet jo më shumë se 1.500 mg në ditë. Ka një lidhje të fortë midis marrjes së tepërt të natriumit dhe hipertensionit dhe çrregullimeve të tjera metabolike.
Ndiqni një dietë të shëndetshme për zemrën. Dieta mesdhetare përqendrohet në ngrënien e shumë perimeve dhe frutave dhe uljen e yndyrnave të ngopura, mishit dhe karbohidrateve si makarona dhe bukë.
Lexoni etiketat e ushqimit. Nëse në listën e përbërësve në etiketat ushqimore lexoni shumë emra kimike dhe fjalë që ndoshta si kuptoni më mire mos e konsumoni atë produkt.