Kjo quhet dieta “e dorës” e cila na mëson se si të masim pjesën e duhur të ushqimit për të konsumuar ,ndryshe nga personi në person në bazë të pëllëmbës së dorës suaj, të grushtit ose dhe gjatësisë së gishtave tuaj. Dieta e dorës ofron një metodë të thjeshtë për të dozuar gjithmonë e më mirë ushqimet që marrim në bazë të trupit tonë.
SI FUNKSIONON?
Kjo nuk është në fakt një dietë e mirëfilltë e strukturuar vërtet,është më shumë një mënyrë sistem i dozimit të porcioneve e bazuar në madhësinë e duarve,të ndryshme nga personi në person. Kjo metodë sugjeron matjen e porcioneve të ushqimit duke përdorur vetëm gishtërinjtë,gishtat dhe pëllëmbët e duarve në varësi të ushqimit të zgjedhur.
Përveç rekomandimit që çdo ditë të konsumohen 5 porcione të frutave dhe perimeve ,nuk ka udhëzime të tjera për madhësinë e vakteve që do konsumojmë. Sidoqoftë kemi dashur të ndërhyjmë në ktë çështje duke propozuar një udhëzues të shkurtër që mund ta shfrytëzojmë nëse duam ta ruajmë peshën ose të humbasim peshë.
SI TË LLvOGARISIM PORCIONET E DUHURA TË USHQIMEVE TË NDRYSHME
Makarona,oriz,karbohidratet e tjera të papërpunuara porcioni i të cilave nuk duhet të tejkalojë madhësinë e grushtit. Njësoj dhe me patatet nuk duhet kaluar madhësia e grushtit.
BUKA
Duhet të ketë trashësinë e majës së gishtit.
MISHI
Porcioni nuk duhet të jetë më i madh se pëllëmba e dorës (duke përjashtuar gishtat). Sugjerohet të hahet nje porcion me proteina në çdo vakt në mënyrë që t’i shpërndajmë ato gjatë gjithë ditës. Mos harroni që nuk duhet ta kaloni dozën prej 500 gram mish të kuq në javë dhe të përdorni dhe proteina të tjera si: peshku ,fasulet dhe legumet.
PESHKU
Pjesa e peshkut duhet në madhësinë e një dore të rrafshët,duke përfshirë dhe gishtërinjtë. Këshillohet merluci i cili është i ulët në yndyrna dhe kalori.
PESHK I YNDYRSHËM
Nëse hani peshk të yndyrshëm sic është salmoni duhet ta konsumoni atë në madhësinë e pëllëmbës së dorës dhe e rekomandojmë këtë vetëm një herë në javë ,për të siguruar dozën e duhur të omega3.
DJATHI
Porcioni duhur është më pak se dy gishta.
PERIMET
Në varësi të llojit,doza e perimeve në çdo vakt duhet të jetë në madhësinë e dy duarve të bashkuara bashkë (në rastin e spinaqit ose sallatës jeshile) ose në madhësinë e një grushti të mbyllur (nëse është brokoli).
FRUTAT E PYLLIT DHE LULESHTRYDHET
Doza e duhur e këtyre frutave të vogëla është aq sa mund të mbani në të dyja duart bashkë. Për frutat normale sasia duhet të jetë sa një grusht.
FRUTAT E THATA
Nëse doni të konsumoni disa fruta të thata merrni në sasinë e një pëllëmbe dore. Kjo është një zgjidhje e shkëlqyer në pasurimin e yndyrnave të shëndetshme për zemrën.
MAJONEZË,KETCHUP DHE SALCAT E TJERA
Është e lejueshme vetëm një herë në kaq kohë të konsumohen dhe jo më shumë se dy gishta.
ÇOKOLLATË
Sa madhësia e gishtit indeks.
AKULLORE
Një grusht i mbyllur akullore është ajo cfarë mund të konsumojmë për një moment kënaqësie.
TORTAT
Tortat duhet të jenë me të vërtetë shume të “holla” sa të korrespondojë me gjerësinë dhe gjatësinë e dy gishtave.