Si të kujdesemi për lëkurën gjatë stinës së verës?

Si të kujdesemi për lëkurën gjatë stinës së verës?

 

Sezoni i plazhit dhe i pushimeve po afron, ndaj të gjithë kemi nevojë për disë këshilla se si të kujdesemi për lëkurën gjatë stinës së nxehtë. Më poshtëdo të gjeni disa këshilla:

-Nëse keni lëkurë normale, trajtojeni sikur të ishte e ndjeshme dhe zgjidhni preparate që përmbajnë përbërës përtëritës, ndërsa fytyrën pastrojeni me preparate të buta shkumore. Lëkurës së yndyrshme i përshtaten preparatet shkumore me përbërës më të fortë, për shembull, me eter tridecil të sulfatit të natriumit.

-Acidet okside do të mënjanojnë yndyrën, ndotjen dhe qelizat e vdekura si dhe do të parandalojnë shfaqjen e akneve. Por për pastrim të lëkurës së thatë rekomandohen preparate me formulë kremi ose qumështi. Disa kanë shumë përbërës të cilët qetësojnë lëkurën dhe acide yndyrore të cilët përforcojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës. Lëkura e ndjeshme ka nevojë për kujdes të veçantë – preparatet dhe kremrat nuk guxojnë të përmbajnë sapun, alkool, acide dhe duhet të jenë pa aromë. Është e rëndësishme që lëkura të mbrohet nga ndikimet dëmtuese gjatë ditës. Lëkurën normale mbrojeni me krem hidratues me antioksidantë dhe me faktor mbrojtës.

-Për lëkurën me yndyrë më ë mirët janë kremrat pa vaj të cilët nuk shkaktojnë akne. Kremrat me vaj të jojobës ose kokosit dhe me vitaminë “E” di të hidratojnë lëkurën e tharë, ndërsa nuk do ta bëjnë tepër të yndyrshme nën grim. Por, lëkura e ndjeshme mbrohet me kremra që përmbajnë minerale natyrore siç është titan dyoksidi ose dyoksidi i zinkut të cilët pa kurrfarë acarimesh bllokojnë rrezet UVA dhe UVB.

-Lëkura e fytyrës ushqehet me kremra edhe gjatë natës

Para fjetjes në lëkurë normale vendosni krem me antioksidantë dhe me peptide, të cilët nxisin prodhimin e kolagjenit. Lëkurën e yndyrshme trajtojeni me krem me acid glikoli ose oksidi, ndërsa lëkurën e tharë do ta ushqejnë kremrat e pasur me ceramide dhe lipide të cilët depërtojnë thellë në lëkurë. Lëkurën e ndjeshme do ta qetësojnë kremrat me ekstrakt të panxharit të sheqerit ose krizantemës.

-Zona rreth syve ka nevojë për kujdes të veçantë

Nëse keni lëkurë normale, zonën rreth syve lyejeni me krem me antioksidantë, retinol dhe peptide. Për llojin e yndyrshëm më të mirët janë kremrat me bazë ujore. Duke pasur parasysh se zona rreth syve është e tharë, dhe nëse keni lëkurë të ndjerë, lyejeni atë me krem me glicerinë. Në lëkurë të ndjeshme më së miri është të përdoren sa më pak kremra të “rënda”.

Serumet parandalojnë më së miri plakjen e lëkurës

Si tretmanë kundër plakjes për lëkurë normale më të mirët janë serumet me vitaminë “C” dhe peptide, të cilët depërtojnë në lëkurë dhe nxisin prodhimin e kolagjenit. Për lloj të tharë lëkurës rekomandohen serume me ekstrakt të çajit të gjelbër, të cilët janë të mirë edhe për lëkurën e ndjeshme, ose me ekstrakt të kaçës si dhe me vitaminë “C”. Nëse serumi ka bazë ujore, rekomandohet për lloj të yndyrshëm të lëkurës.

-Lëkura e lagësht dhe e qetë e fytyrës

Kremrat me acid hialuronik dhe glicerinë hidratojnë lëkurën, ndërsa skualeni nxit hidratimin, kështu këto kremra janë ideal për llojin e tharë të lëkurës. Lëkurën e ndjeshme do ta qetësojnë kremrat dhe preparatet me kamomil dhe sojë.

error: Nuk lejohet kopjimi!