SI TË HUMBASIM PESHË ME SPECIN E KUQ

SI TË HUMBASIM PESHË ME SPECIN E KUQ

Nëse doni të humbni kile me shije,mund të aromatizoni pjatat tuaja me specin djegës. Përmban kapsaicin substanca nga e cila varet dhe shija pikante .

 

– NDALON OREKSIN TUAJ

Studimet e fundit kanë treguar se kapsaicina zvogëlon sekretimin e ghrelinës,i prodhuar nga qelizat e stomakut dhe nga disa neurone të pranishme në hipotalam ku  varet ndjesia e urisë. Ja përse speci kuq plotëson dhe ul oreksin.

-DJEG MË SHUMË

Jo vetëm kjo ,speci kuq është gjithashtu stimulues i fuqishëm i metabolizmit dhe energjisë. Kapsaicina aktivizon receptorët  e pranishëm në indin dhjamor dhe siguron djegien e dhjamit të tepërt, duke shpërndarë energji për të prodhuar nxehtësi.

– ‘SHKRIN’ DHJAMIN QË NDODHET NË BARK

Speci djegës është shumë i dobishëm për shpërndarjen e depozitimit të dhjamit i cili është i përqëndruar në zonën e belit. Disa studime përbiles kanë hulumtuar se speci djegës aktivizon disa proteina në trup që shpërndajnë dhjamin dhe parandalon depozitat.

– SASIA E DUHUR PËR KONSUMIMIN E SPECIT DJEGËS

Për të përfituar rezultat duhet konsumuar speci djegës i gjallë ose ta shtoni në ushqimet e gatuara gjithmonë në përfundim të gatimit në mënyrë që mos të humbas vetitë. Speci djegës shkon me cfarëdolloj recete duke filluar që nga pastat klasike ,mishi,sallatat deri tek perimet e pjekura. Efekti dobësimit është maksimal nëse konsumohet 1 gr spec të kuq në ditë; një sasi e bollshme e cila mund të shkaktojë inflamacion në mukozën gastrointestinale. Këshillohet deri në 2-3 gr fara në total.

error: Nuk lejohet kopjimi!