Një diete e balancuar dhe e pasur ne vlera ushqyese dhe me pak aditivë dhe konservantë është çelesi i një shendeti te mire. Tregu ynë, supermarketet jane vende qe te marrosin me super paketimesh plot ngjyra, me aq shume lloje ushqimesh, etiketash dhe markash.
Lexoni më shumë në vijim:
Sapo shkoni në supermarket, se pari shko tek stendat e perimeve dhe frutave. Keto jane stendat qe shperthejne me energji nga frutat dhe perimet e gjalla dhe te pastra, ashtu siç i ka krijuar natyra.
Zgjidh ate qe do. Cilat ushtrime te therasin? Shpesh ndodh qe nese trupi ka nevoje per diçka, ti fillon te mendosh per ushqimin qe e ploteson ate nevoje.
Kerko ato fruta dhe perime qe duken me te shendetshmet, ne gjendje me te mire. Mos bli ose mos ha fruta apo perime te vjetra, te vyshkura apo te rrudhura. Ato nuk kane as force jetesore, as permbajtje ushqyese. Eshte gjithnje ide e mire te zgjedhesh ushqime te prodhuara ne menyre organike pasi ato kane me pak kimikate dhe aditive!
LEXO ETIKETAT
Eshte me rendesi qe t’i kushtosh vemendje etiketave te ushqimeve dhe mesohu te dallosh perberesit e fshehur. Aditivet ne ushqimin tone lidhen me nje sere problemesh shendetsore, perfshire dhimbjet e kokes, astmen, alergjite, hiperaktivitet tek femijet dhe madje kancerin.
Keto aditive, ne formen e ngjyrosesve, konservateve, aromatizuesve, emulgatoreve dhe dendesuesve e bejne me pak efilas sistemin detoksifikues te trupit tend dhe rrisin sasine e toksinave ne te.
Sot jemi me fat qe prodhuesve te ushqimeve iu kerkohet te rendisin perberesit e prodhimeve te tyre. Pavaresisht kesaj, studimet tregojne se etiketat e ushqimeve ende mund te te ngaterrojne dhe te te mashtojne!