Si të bëni një gjumë më të rehatshëm…disa këshilla efektive

Si të bëni një gjumë më të rehatshëm…disa këshilla efektive

Bëjeni gjumin një prioritet!

Për të filluar një kthesë ndryshe drejt një gjumi më të shëndetshëm dhe një stili jetese më të shëndetshëm, filloni duke caktuar nevojat e juaja individuale ose zakone të reja. Më pas shihni ndryshimin që pësoni në orët e gjumit.
Kushtojini shumë rëndësi humorit tuaj, energjisë dhe shëndetit pas një gjumi të dobët vs një gjumi të mirë. Pyesni veten “Sa shpesh bëj një gjumë të mirë? Ashtu si një dietë e mirë dhe ushtrimet fizike, gjumi është esencial për shëndetin në përgjithësi.

Për të pasur një gjumë sa më të rehatshëm ndiqni këto këshilla të thjeshta efektive, që përfshijnë:
-Caktoni një orar gjumi, madje dhe gjatë fundjavave.
-Praktikoni një ritual gjumi relaksues.
-Ushtrohuni çdo ditë.
-Vendosni në dhomë temperaturën, muzikën dhe ndriçimin e duhur.
-Flini në shtresa dhe jastëkë të rehatshëm.
-Qëndroni larg alkoolit dhe kafeinës.
-Fikni pajisjet elektrike përpara gjumit.

Shumë studime kanë treguar që dritat që emetohen nga celularët dhe kompjuterat mund të vonojnë gjumin. Dritat blu nga tabletët, celularët dhe kompjuterat në thelb i “thonë” trurit tonë të qëndrojë zgjuar. Mendojeni pak: Jashtë në natyrë, dielli do t’i “thonte” trupit tonë të qëndronte zgjuar dhe që dita po fillonte. Kështu që me ato drita artificiale, ne qëndrojmë zgjuar për shumë gjatë saqë truri ynë nuk e dallon dot diferencën ndërmjet dritës natyrale dhe asaj artificiale.
Ne kemi një problem që është stresi dhe shqetësimet; saqë shumë prej nesh nuk e kuptojnë. Të mendoni më shumë sesa duhet përpara gjumit do t’ju bëjë të ndiheni të stresuar dhe të qëndroni shumë orë pa gjumë. Shqetësimet do të prodhojnë më shumë kortizol në trup dhe gjumi nuk do të vijë! Përpiquni të meditoni ose të dëgjoni pak muzikë relaksuese.
Më e rëndësishmja, bëjeni gjumin prioritet. Ju duhet të caktoni një orar për gjumin po ashtu si aktivitetet e tjera të përditshme, kështu që kushtojini rëndësi. Bëni një gjumë të rehatshëm pasi keni shumë nevojë!

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!