Si ndikon stresi në jetën e përditshme?

Si ndikon stresi në jetën e përditshme?

Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emoci-onal dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre. Fjala “stres” do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz e përcaktojnë stresin si ngjarje apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi .

Stresi dhe Ushqimet e Gabuara
Nivelet e rritura të kortizolit, që është edhe hormoni i stresit, i shtyjnë njerëzit të joshen pas ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë. Për shpejtësi dhe prakticitet, një njeri i stresuar gjen ngushëllim të përkohshëm tek patatinat, patatet e skuqura, akullorja, ëmbëlsirat dhe ushqime të tjera të shpejta.

Lodhje
Stresi shkakton lodhje, dhe shumë madje. Pas adrenalinës së momenteve të para të stresit, trupi kërkon të mbajë një ekuilibër të duhur, pra të vetëkontrollohet, por në këtë mënyrë, ai lodhet shumë duke qenë se kundërvepron ndaj trurit dhe mendjes.

Zemra
Në sëmundjet koronare është konfirmuar tashmë që ndikon edhe stresi i vazhdueshëm. Të gjithë njerëzit në episode të ndryshme mund të kenë momente stresi. Por nëse ne përjetojmë stres çdo ditë në punë apo në aktivitetet tona të përditshme, mundësia e prekjes nga sëmundjet koronare është shumë e madhe

Shtim ne peshe
Duke u stresuar, duke i kushtuar pak vëmendje  vetes, duke ngrënë në mënyrë jo të rregullt, duke bërë pak aktivitet fizik, ka shumë mundësi që të shëndosheni si kurrë më parë.

Probleme me gjumin (Pagjumësi)
Shqetësimet dhe tensioni, streset dhe ankthi janë pa dyshim elemente të dëmshme për çlodhjen, armiq të betuar të një gjumi të mirë.

Dhimbje koke
Një nga pasojat më të shpeshta të stresit, është dhembja e kokës, e cila mund të manifestohet në disa versione të mundshme, por migrena është më dominuesja.

Dhimbje shpine
Akumulimi i tensionit i bën keq shëndetit dhe veçanërisht shpinës. Tensionet emotive dhe psikologjike mund të përkthehen edhe në tensione muskulore.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!