Te qenit mbipeshe ose te jeni obez/e mund t’ju vere ne rrezik per shfaqjen e gureve ne temth, sidomos nese jeni femer. Studiuesit kane zbuluar qe njerezit te cilet jane obeze kane nivele me te larta te kolesterolit, gje qe mund te shkaktoje gure ne temth. Studimet kane treguar qe njerezit te cilet kane shume yndyre ne zonen e belit mund te kene rrisk me te larte per te shfaqur gure ne themth, sesa ata qe kane yndyre te lokalizuar ne ije dhe kofshe.
Humbja e peshes ne nje kohe tejet te shkurter mund te rrise rrezikun per formimin e gureve te temthit. Duhet te humbni peshe ne menyre te shendetshme!
Si ndikon humbja e shpejte e peshes te guret e temthit?
Kur ju nuk hani per nje periudhe te gjate kohe ose humbisni peshe shume shpejt, melcia juaj cliron kolesterol shtese ne bile. Humbja e shpejte e peshes mund te parandaloje gjithashtu fshikezen te boshatiset si duhet.
Kirurgjia per humbjen e peshes mund te coje ne humbje te shpejte peshe dhe rrezik me te larte per shfaqjen e gureve te temthit. Rrisku eshte ne varesi te trajtimit te humbjes se peshes qe ju zgjidhni. Dietat ose kirurgjite qe shkaktojne humbje te shpejte peshe shkaktojne me shume deme (shfaqjen e gureve te temthit) sesa dietat ose kirurgjite qe cojne ne humbjen e peshes per nje periudhe me te gjate kohe.
Disa faktore mund te rrisin rrezikun per te pasur probleme me guret e temthit pas kirurgjise per humbjen e peshes ose pas nje diete me kalori te uleta.
Keta faktore perfshijne:
-gure temthi qe keni pasur perpara kirurgjise ose dietes me kalori te uleta, sidomos nese guret i shkaktonin simptomat
-Peshe e tepert perpara se te ndiqnit nje diete me kalori te uleta ose perpara se t’i nenshtroheshit nje operacioni per humbjen e peshes
-Humbje e shpejte peshe pas nje kirurgjie ose pas nje diete me kalori te uleta. Per me shume konsultohuni me mjekun.
A eshte rotacioni i peshes nje problem?
Te fitoni, te humbni peshe vazhdimisht ne rotacion, mund te coje ne shfaqjen e gureve te temthit. Sa me shume peshe te humbni dhe te fitoni gjate nje cikli, aq me te shumta jane shanset tuaja per te zhvilluar gure ne temth.
Qendroni larg dietave qe ju premtojne nje humbje peshe ne kohe mjaft te shkurter.
Si mund te humbas peshe ne menyre te shendetshme?
Te humbni peshe ngadale dhe ne menyre te shendetshme mund te ule rrezikun per shfaqjen e gureve te temthit.
Per njerezit te cilet jane mbipeshe ose obeze, ekspertet rekomandojne humbjen e peshes ne fillim diku te 5-10% me pak se pesha fillestare ne nje periudhe pergjate 6 muajve.
Humbja e peshes, mund t’ju sjelle benefite te tjera si nje shendet me i mire, me shume energji si dhe nje vete-imazh pozitiv. Kur beni zgjedhje te shendetshme ushqimore per te humbur peshe, ju mund te zgjidhni ushqime qe parandalojne shfaqjen e gureve te temthit.
Aktiviteti i rregullt fizik, i cili permireson shendetin tuaj, gjithashtu ul dhe rrezikun per shfaqjen e gureve te temthit. Per te permiresuar shendetin ose per te parandaluar shtimin ne peshe, synoni per te pakten 150 minuta ne jave aktivitet fizik me intensitet te moderuar, si ecje e shpejte etj. Te rriturit kane nevoje per aktivitete forcuese te muskujve, si ngritja e peshave, se paku dy here ne jave.
Flisni me doktorin tuaj perpara se te filloni planin e ushqyerjes apo aktivitetit fizik per te permiresuar shendetin tuaj si dhe per te pasur nje peshe te qendrueshme.