Për të rënë në peshë çdokush duhet të dijë momentin kur trupi i tij djeg yndyrna. Për këtë duhet të dimë se:
1.Trupi ynë me të vërtetë ka filluar të djegë dhjamin e depozituar në trup çasti kur fillon të na zërë uria eshte momenti përcaktues.
Kur filloni nje dietë për të rënë në peshë është shumë mirë të ndihesh pak i uritur, pasi për të përcjellë veprimtaritë e ndryshme fiziologjike, trupi ynë përdor sheqernat ose karbohidratet. Uria tregon se organizmi ka arritur në magazinat trupore të dhjamit për të gjetur ushqim për metabolizmin e tij.
Dietat që rezultojnë në humbje të peshës trupore, djegin yndyra ose ndryshe quhen dieta ketogjenike. Ekzistojnë mjaft ushqime apo suplemente ushqimore që ndihmojnë në proçesin e djegies të yndyrnave.
Në çastin kur në organizëm kryhet procesi i djegies të dhjamërave, shfaqet prodhimi i ketoneve. Nëse sasia e yndyres që digjet është e madhe, atëherë sasia e ketoneve bëhet e matshme në urinën tonë në sajë të letrave të lakmuesit.
Në sajë të kësaj matjeje ne arrijmë të kuptojmë nëse organizmi ynë është në proçesin e djegieve të yndyrnave si dhe të dallojmë se cili nga ushqimet që po konsumojmë ndihmon në djegien e yndyrnave dhe cili ushqim nuk ka ndonjë efekt në djegien e yndyrnave.
Proçesi i uljes së peshës trupore duhet të jetë një proçes gradual , i kujdesshëm dhe i shëndetshëm. Sasia e madhe e ketoneve tregon se trupi po djeg yndyrna me një shpejtësi ,por kjo gjë mund të sjellë një irritim të mukozës të fshikëzës të urinës.
Të humbasësh peshë në një kohë të shkurtër është një rrugë e sigurtë dështimi, pasi trupi e kompenson këtë me ngadalësimin e përqindjes së metabolizmit duke krijuar gjendjen e lodhjes dhe atë toksike si rrjedhojë e sasisë të madhe të ketoneve qarkulluese nëpër organizëm.
Trupi krijon peshën që ne kërkojmë me kalimin e kohës.Menjëherë sapo humbasim ca kilogramë ,ne duhet ta ruajmë atë peshë të humbur të paktën për 3 vite në mënyrë që të gjitha organet e trupit të mësohen të funksionojnë për këtë peshë.
Trupi duhet të mësohet me një nivel metabolik i cili është i kënaqshëm për pikën më të ulët të peshës trupore. Në rast se për këto 3 vite trupi nuk do t’i nënshtrohet një rregjimi të rreptë ushqimor, kilogramët e humbura i kanë të gjitha gjasat të rimerren mbase dhe në dyfishin e vlerës së tyre.
Sasia efiçente për të humbur peshë në momentin kur i nënshtrohesh një diete dobësuese është 900 gr në javë.
2. Për të rënë në peshë duhet te kemi parasysh që duhet të hamë më shpesh.
Ekziston nje mendim mjaft i gabuar, që njerëzit obezë duhet të hanë më pak. Bazuar në studime të ndryshme vihet re që, personat mbipeshë nuk hanë më shumë se personat e dobët.
Vihet re një problem mjaft i madh kur perpiqemi të biem në peshë dhe për këtë provojmë të mos konsumojmë vaktin e mëngjesit, në drekë mund ta shtyjmë vetëm me një sallatë dhe në darkë të konsumojmë diçka shumë të lehtë.
Ky moment veçon si mjaft të rëndësishëm matjen e sasisë të ketoneve në urinë. Në këtë rast do të kishim një rënie në peshë mbase, por kjo nuk do të kishte absolutisht lidhje me djegien e dhjamërave, pasi trupi humbet vetem inde muskulare, madje dhe inde të muskujve të zemrës.
Kjo situatë mund të jetë kritike për organizmin. Këshillohet të konsumohet ushqim përpara se të ndiheni të uritur.
Duhet të konsumohen ushqime të mira të cilat e ndihmojnë trupin të djegë dhjamëra, dhe për këtë do të arrihet një rënie në peshë pa përjetuar aspak ndjenjën e urisë.
Ngrënia e një sasie të vogël proteine pa dhjam dhe konsumimi i yndyrnave të mira çdo 2-3 orë, ju ndihmon të mos ndiheni të uritur si dhe ju ndihmojnë të digjni sa më shumë yndyrna.
Mjaft e rëndësishme gjatë gjithë ditës është dhe monitorimi i kohës kur organizmi fillon të ndihet i uritur. Përpara se të fillojë cikli i urisë apo i gërryerjes të stomakut, duhet të mësohemi që gjatë gjithë ditës të konsumojmë vakte të vogla dhe koha më e mirë do të ishte 30-45 minuta përpara se të fillonte kjo ndjenjë.
Duhet te kemi parasysh që trupi humbet peshë dhe në gjumë. Bëni kujdes në ushqimin që merrni perpara se të flini. Gjatë gjumit organizmi prodhon hormonin e rritjes ,i cili ndihmon në formimin e masës muskulare.
Sasia e ngritur e sheqerit në gjak gjatë natës mund të ulin prodhimin e këtij hormoni. Për këtë këshillohet të konsumohen proteina të dobëta që mund të jenë një copë mish nga gjoksi i pulës , në vend të konsumimit të brumërave, karbohidrateve apo sheqernave.
Kjo mënyrë e të ushqyerit nuk do të çonte në rritjen e sasisë të sheqerit në gjak. Shmangia e vaktit të mëngjesit mund të ju shëndoshë . Studimet e fundit kanë demonstruar që konsumimi i mëngjesit veçanërisht ai me çereale, trahana , drithëra mban nën kontroll mjaft të mirë peshën trupore.
Është bërë një studim në personat që kanë humbur brenda një viti peshë të konsiderueshme trupore dhe personat që kanë konsumuar mëngjesin kishin një rezultat të shkëlqyer.
Duke konsumuar mëngjesin, merren më pak kalori, më pak kolesterol si dhe yndyrna të saturuara. Përqindja e dhjamosjes dhe sindroma e rezistencës te insulinës është 35-50 më i ulët tek njerëzit që kanë konsumuar mëngjes se ato që nuk e kanë konsumuar mengjesin.
Ushqimet më të mira për mëngjes janë proteinat pa dhjamë, çerealet me shumë fibër dhe pak karbohidrate , buka me shumë fibër. Çerealet janë shumë më të mira kur ëmbëlsohen me fruta dhe jo me sheqer.
Tek çerealet mund të provohet lëngu i frutave në vend të qumështit. Si në çdo vakt tjetër duhet të keni mjaft kujdes që të mos konsumoni sasi të mëdha sheqeri dhe të përpiqeni që menynë e mengjesit ta keni të mbushur me ushqime ketogjenike në mënyrë që organizmi të djegë sa më shumë yndyrna.
3. Kur ne kemi nevojë për konsumim ëmbëlsirash apo karbohidratesh ,trupi ynë ka nevojë për yndyrna.
Yndyra dietike është rregullatori i oreksit. Konsumimi i një sasie të vogël yndyrash të shëndetshme si psh 40-60 gr djath të bardhë sjell çlirimin e kolecistokininës, e cila e bind organizmin tonë se ai nuk është më i uritur.
Pa yndyrna trupi ynë nuk mund ta prodhojë këtë substancë. Organizmit i duhen 45 min për prodhimin e kësaj substance e cila ndalon urinë. Është mjaft e rëndësishme që porcionet që konsumohen duhet të jenë porcione të vogla yndyrë të shëndetshme dhe këto porcione duhet të konsumohen përpara se të ndiheni të uritur.
Pra, konsumimi i yndyrnave të shëndetshme është shumë më i mirë se marrja e sheqernave apo karbohidrateve.
Yndyrnat e shëndetshme mund t’i gjejmë tek: frutat e thata si lajthitë, arrat apo bajamet.
Po kështu edhe farërat janë burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme. Një tjetër burim janë salmoni, sardelet, trofta, vaji i linit, gjalpi, vezët, avokadot, etj..
4. Konsumimi i proteinave pa dhjam është i shkëlqyer për djegien e yndyrnave në organizëm.
Burimi më i mirë është mishi i gjoksit të pulës së detit
Proteinat riparojnë dhe formojnë muskuj ndaj proteinat pa dhjam janë mjaft të mira për ato që kërkojnë të humbasin peshë.
5. Dietat me kalori të kufizuara janë të rrezikshme kur nuk janë të kontrolluara pasi një pjesë e peshës të humbur do të ketë lidhje me indet muskulare dhe në veçanti me indin muskular të zemrës.
Trupi e ka më të lehtë të djegë muskuj sesa yndyrë.Humbja e shëndetshme e peshës lidhet me humbjen e dhjamërave dhe jo të muskujve.
Burimet më të mira të proteinave të shëndetshme janë : bifteku i lopës, salmoni, peshku tuna, gjiza, gjoksi i pulës,vezët, gjiza, salca e kosit, karkalecat dhe gaforret e detit.
Proteinat janë ushqime ketogjenike pasi për t’u tretur kërkojnë më shumë energji .Ushqimet proteinike ndihmojnë për të ngadalësuar thithjen e sheqerit ne gjak.Duke u pakësuar uria ,ulet insulina dhe digjen yndyrnat në organizëm.
6. Uji është i vetmi katalist në uljen e peshës .
Kur kërkoni te bini në peshë duhet të konsumoni ujë me shumë se zakonisht. Uji mban qelizat në indet e organizmit të hidratuara dhe është ndihmës në detoksikimin e trupit nëpërmjet urinimit.
Nuk është aspak për t’u shqetësuar shtesa e peshës nga marrja e sasisë më të madhe të ujit. Trupi mban ujë atëherë kur nuk merr sasinë që i duhet me ujë. Në qoftë se do të bëhet një rihidratim i trupit ,pas një kohe të shkurtër trupi do të ndalojë këtë grumbullim uji.
Kur balanca optimale ujore e trupit është arritur, përdoret më shumë yndyrë si energji sepse mëlçia është e lirë të metabolizojë yndyrën e depozituar në trup, shtohet mbajtja e lëngjeve në trup si dhe zhduket ndjenja e urisë. Pirja e 500 ml ujë çon në rritjen e përqindjes metabolike me 30.
Kur digjen yndyrna çlirohen dhe toksinat. Këshillohet pirja e 6-8 gotave ujë në ditë. Duhen shmanguar plotësisht lëngjet e konservuara si dhe pijet me gaz.
7. Kalciumi- Kur sasia e kalciumit është e vogël në gjak, rritet sasia e hormonit paratiroid dhe vitamina D.
Për këtë trupi është në gjendje urie dhe do të përpiqet me të gjitha menyrat të mbrojë veten duke depozituar më shumë energji në formën e dhjamit per t’a përdorur më vonë. Kalciumi ndihmon në kontrollin e peshës trupore .
Duke konsumuar kalcium, organizmi përdor më shumë yndyrë për djegie. Djathi me pak yndyrë është burim i shkëlqyer i kalciumit.
8. Karbohidratet – Konsumimi i karbohidrateve rrit sasinë e lëndës kimike të serotines që përdor truri.
Serotina është qetësuese dhe nxit ndjenjën e kënaqësisë dhe të mirëqënies. Ekziston një suplement 5-HTP i cili i jep trurit përbërësit e vërtetë që ai ka nevojë duke mbajtur nën kontroll sasinë e serotinës në gjak pa konsumuar sasi të mëdha karbohidratesh.
9. Çokollata ka lëndë fitokimike që janë mjaft të mira për organizmin.
Ajo çliron lëndë kimike dhe përmirëson qarkullimin .Çdokush mund të shijojë pak çokollatë. Lloji më i mirë është çokollata e errët jo shumë e ëmbël. Sasia duhet të jetë mjaft e kufizuar.
10. Sasia ushqimore qē konsumojmë
Nëse ju do të konsumoni sasira të mëdha ushqimi dhe shpesh herē gjatë ditës dhe sidomos kur ushqehet me pak lloje ushqimesh, elementët ushqimorë të tretur nuk arrijnë të asimilohen nga organizmi, por mbeten rrugëve të transportit të tyre në gjak dhe limfë apo grumbullohen në qelizat e çdo indi.
Mundësia e eliminimit dhe jashtëqitjes së tyre është shumë e pakët dhe e vështirë.
Në ditët e sotme në të gjitha mediat vizive, elektronike dhe tē shkruara flitet për ushqime kalorike, që merren por nuk “digjen”.
Por ushqimi dhe mbetjet e tyre në inde nuk përmbajnë vetëm karbohidrate (sheqere), yndyrna dhe proteina, që prodhojnë “kalori”. Ato përmbajnë edhe elementë të tjerë ushqimorë si vitamina dhe kripëra minerale, të cilat mbeten të papërdorshme për organizmin.
Të gjitha së bashku mund të dëmtojnë, sepse jo vetëm pamjaftueshmëria, por edhe tepria e tyre sjell probleme në organizmin e njeriut.
Sidoqoftë, duhet pranuar se sasia e ushqimit të marrë duhet të jetë më e madhe për njerëz që merren me punë apo aktivitete fizike, në krahasim me ata që bëjnë jetë sedentare.
11. Ashtu si njeriu, edhe qeniet e tjera të gjalla, që shërbejnë si ushqim për njeriun, kanë mekanizma mbrojtës.
Këto mekanizma mbrojtës përfaqësohen nga substanca kimike që janë toksike për qeniet e tjera të gjalla. Shembulli më domethënës janë kërpudhat toksike dhe të helmëta që janë produkte bio dhe që shkaktojnë helmimin dhe vdekjen e njerëzve që nuk i njohin dhe i hanë.
Shembulli i këtyre kërpudhave është më dramatiku, por edhe ushqime të tjera bimore përmbajnë substanca të tilla. Në sasi të vogla dhe të rralla ato janë të dobishme dhe nuk krijojnë asnjë shqetësim, sepse organizmi i eliminon.
Por, kur njeriu i merr shpesh dhe në sasi të mëdha, ato dëmtojnë për arsyet e sipërpërmendura. Nga ana tjetër, për të gjitha llojet e ushqimeve janë përcaktuar standardet e sasive të lejuara të kimikateve dhe mikroorganizmave që duhet të përmbajnë pasi organizmi i njeriut ka një kapacitet të caktuar për përballimin e tyre. Nëse ato janë në sasi mbi atë të lejuar, organizmi rrezikon të sëmuret, sepse nuk mund t’i eliminojë.
Prandaj, ashtu siç ne e ndjejmë të nevojshme të pushojmë e çlodhemi, po aq të nevojshme e kanë edhe organet apo organizmi në tërësi që të çlodhet e të pushojë.
Ashtu si ne lahemi e pastrohemi nga jashtë, edhe organizmi duhet të pastrohet nga brenda. Për një ushqyerje korrekte dhe shëndet të mirë ngrihuni nga tavolina pa u ngopur.
“Të gjitha sëmundjet vijnë nga barku” thënie mjaft e njohur e Horodotit.
Po a qëndron kjo shprehje?!
Fillimisht mund të mendohet se i përkasin kohës së shkuar, asaj kohe kur nuk njiheshin as sëmundjet e lindura që lidhen me defekte apo keqformim gjenetik, as sëmundjet që lidhen me cilësinë e ajrit dhe ujit, sëmundjet psiqike, etj.
Sëmundjet që lidhen me cilësinë e ajrit vërtet nuk njiheshin, sepse ajri nuk ishte i ndotur siç është sot, por shumë nga sëmundjet e tjera është e sigurt që njiheshin!
Shumica e njerëzve që preken nga sëmundjet e mësipërme, preken edhe nga një kategori sëmundjesh si sëmundjet kronike, arteroskleroza, sëmundjet e zemrës, artritet, reumatizma, alergjitë, obeziteti, kanceri, etj.
A mendoni se mund të jetë ushqimi burimi i këtyre sëmundjeve, apo të ndikojë ushqimi në parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve?
Unë personalisht mendoj se përgjigja është padyshim po pasi shëndeti ynë e ka bazën fillestare e ka tek ADN-ja e prindërve ndërsa ushqimi pas lindjes, Jetëgjatësia natyrisht bazën e ka te tryeza familjare.
Çdo njeri, që në embrion mbart veçoritë e tij gjenetike, të ndërthurura me të përbashkëtat e trashëguara nga ADN-ja e prindërve të tij.
Pra, çdo individ, siç ka tiparet e jashtme, të cilat e bashkojnë dhe njëkohësisht e dallojnë edhe brenda familjes, po ashtu ka metabolizëm të përbashkët me prindërit, por edhe individualitetin e tij metabolik. Ky individualitet metabolik, apo këto veçori metabolike, në shumicën e njerëzve përbëjnë thjesht normalitetin dhe diversitetin njerëzor, por mund të jenë edhe mungesa apo defekte të lindura të rrugëve metabolike të veçanta, me pasoja jetike.
Kur fetusi ndodhet në barkun e nënës, ai ushqehet nga nëna dhe mbrohet prej saj. Sapo lind foshnja fillon të përshtatet me kushtet e mjedisit dhe instiktivisht fillon të kërkojë të ushqehet.
Në moshën 6 mujore ushqimit të gjirit i shtohet ushqimi plotësues deri në ndërprerjen e plotë të gjirit, kur fëmija fillon të ushqehet me ushqim të përshtatshëm deri në daljen e plotë të dhëmbëve ku fëmija ushqehet në tē njējtën mënyrë me të rriturit.
Pas shtatêzanisë ka nëna që kanê probleme me dhëmbët. Po kështu ka fëmijë që lindin nênpeshë. Ka nëna që nuk kanë qumësht gjiri ose që u ndërpritet më parë se t’u jepet shtesë ushqimore. Pse kur ushqimi me qumësht gjiri fillon të plotësohet, një pjesë e fëmijëve fillojnë të ndjejnë shqetësime dhe sëmuren?
Këto pyetje marrin përgjigje nëse njohim me bashkëveprimin e metabolizmit të organizmit me ushqimin, që në gjuhën e përditshme njehsohet me tretjen dhe asimilimin e tij.
Ushqimet duhet të zbërthehen në elementët e tyre përbërës, në elementë të thjeshtë ushqimorë në mënyrë që të bëhen të pranueshme dhe më pas pjesë të organizmit. Ky zbërthim përbën tretjen dhe fillon qê në gojë me përtypjen.
Për t’u tretur më tej ato duhet të kalojnë në stomak, duodeni, zorrë e hollë dhe zorrë e trashë Në tretje, marrin pjesë një sërë enzimash të sekretuara, duke filluar nga goja me ato të pështymës dhe nga disa organe të tjera siç janë mëlçia, pankreasi, etj., nëpërmjet të cilave karbohidratet zbërthehen në sheqere të thjeshta, proteinat në aminoacide, yndyrat e përbëra në acide të thjeshta yndyrorë etj.
Në aparatin tretës vetëm një pjesë e ushqimeve që kemi ngrënë mund të treten.
Ushqimet e patretura eliminohen nëpërmjet jashtëqitjes. Elementët e thjeshtë ushqimorë që rezultojnë nga tretja, nëpërmjet gjakut dhe limfës shpërndahen në të gjithë indet e organizmit, ku përpunohen nga qelizat e specializuara të çdo indi (organi), duke shërbyer si lëndë ndërtuese dhe energjetike.
Kjo realizohet nëpërmjet një shumëllojshmërie reaksionesh enzimatike, që kanë për rezultat prodhimin e një shumëllojshmërie kimikatesh, të quajtura metabolite të organizuara në rrugë të shumta metabolike, Këta metabolitë janë baza që prodhohen nga një sistem biologjik që është organizmi i njeriut dhe mbi bazën e të cilave realizohet funksionimi normal i tij.
Ky funksionim normal bën të mundur ndërtimin dhe rigjenerimin e indeve, si dhe mbrojtjen e organizmit nga temperatura e jashtme, lagështia, presioni, etj., duke shfrytëzuar po burimet e jashtme si ajrin, ujin dhe ushqimin.
Por po t’i konsiderojmë ajrin dhe ujin në vlera normale, të kontrollueshme dhe të rregullueshme nga njeriu, faktori kryesor që ndikon në ecurinë e shëndetit të njeriut është ushqimi.
Nëse pa ajër njeriu mund të durojë disa minuta dhe pa ujë disa ditë, ai mund të rezistojë pa ushqim dhe vetëm me ujë të paktën dy muaj, kurse duke u ushqyer në mënyrë të gabuar apo me cilësi të keqe, mund të jetojë me vite të tëra, por vazhdimisht me shqetësime, deri në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.
Këtu qëndron edhe problemi: qoftë i rëndësisë së ushqimit të shëndetshëm, po aq edhe i injorimit të tij si faktor kryesor në mbarëvajtjen e shëndetit.
Pavarësisht nga cilësia e ushqimit, jo e gjithë sasia e tretur asimilohet dhe përdoret nga indet. Pra, nga ushqimi që ne hamë, një pjesë e tij tretet dhe, nga sasia e tretur, vetëm një pjesë e tij asimilohet. Prandaj, në përfundim të këtij procesi, organizmi i kthen ambientit mbeturinat, jo vetëm të panevojshme, por edhe të rrezikshme për vazhdimësinë e jetës së tij.
Elementët e thjeshtë ushqimorë të një ushqimi të vetëm, qofshin patate, vezë apo lakër shpërndahen njëlloj në të gjitha organet e njeriut. Por, organet e njeriut janë të ndryshme dhe të shumta; si edhe kanë kërkesa të ndryshme për elementë ushqyes.
Prandaj, jo vetëm një ushqim, por edhe disa prej tyre nuk mund të plotësojnë nevojat ushqyese të organizmit në tërësinë e tij dhe nga ana tjetër, kur përdoren në sasi të mëdha, mund të shkaktojnë lodhje metabolike të organeve të veçantë (p.sh. karbohidrate-pankreas-diabet) me pasojë plakjen e parakohshme të tyre.
Ndërkohë, elementët e thjeshtë ushqimore që rezultojnë nga tretja e ndonjë ushqimi, nuk asimilohen njëlloj nga njerëz të ndryshëm, sepse jo të gjithë elementët përbërës të tij mund të përputhen me metabolizmin e veçantë të çdo njeriu.
Por, çfarë do të thotë mospërputhje e një ushqimi me metabolizmin e një njeriu? Kjo do të thotë që te një individ i caktuar, një enzimë e veçantë që është e nevojshme për zbërthimin e një elementi ushqimor, ose nuk ekziston (siç është mungesa e enzimës që zbërthen laktozën e qumështit), ose mund të jetë e zëvendësuar me një enzimë/reaksion metabolik që prodhon një metabolit tjetër, të panevojshëm, ose të dëmshëm për organizmin.
Rastet e mospërputhjeve mund të jenë të njohura nga shkenca e mjekësisë, si intolerancat ndaj elementëve ushqimore (laktoza, gluteni, etj.), ose alergjitë nga ushqimet, por nuk mund të përjashtohen edhe rastet me efekte më të padukshme se ato më lart, të pazbuluara deri më sot.
Disa ushqime mund të përmbajnë elementë ushqyes që nuk përkojnë me metabolizmin e çdo individi. Janë këta elementë që ndërhyjnë në reaksionet enzimatike të metabolizmit të njeriut, duke shkaktuar bllokime apo devijime të rrugëve të veçanta metabolike dhe/ose depozitohen në organizëm, me pasojë sëmundje me emërtime të ndryshme.
Kur nënës gjatë barrës i bien dhëmbët, i bien flokët apo në lindje fëmija është nënpeshë më të pakët se normalja ndodhin kur nëna është ushqyer keq, me pak lloje ushqimesh, që nuk përmbajnë elementët e duhur për të plotësuar nevojat në tërësi të organizmit të saj dhe fëmijës që zhvillohet.
Prandaj i kushtohet vëmendje mënyrës së jetesës së gruas para dhe gjatë shtatzënisë, ku një vend të veçantë zë ushqimi.
Kur foshnja ushqehet me qumështin e nënës, në pjesën dërmuese të rasteve shëndeti i saj është i siguruar. Por në ato raste shumë të rralla kur foshnjës i duhet ndërprerë qumështi i nënës, arsyeja më e mundshme është mospërputhja e qumështit të nënës me metabolizmin e fëmijës.
Në këto raste, fëmija jep shenjat që shqetëson çdo nënë: qan shpesh dhe nuk shton në peshë, pavarësisht se i kemi siguruar temperaturën (veshja) dhe lagështinë, dy faktorët kryesorë të jashtëm.
Rastet më të shpeshta të shqetësimeve fillojnë kur krahas qumështit të gjirit, fëmija ushqehet edhe me ushqime plotësuese. Në përgjithësi kjo ndodh kryesisht kur ushqimi i foshnjës plotësohet me një apo dy lloje ushqimesh, që nuk mund të plotësojnë nevojat e organizmit në tërësinë e tij dhe/apo mund të mos përputhen me metabolizmin e fëmijës, por efekti i këtij ushqimi plotësues korrigjohet apo maskohet disi nga përdorimi ndërkohë i qumështit të gjirit.
Me ndërprerjen e qumështit të gjirit, fëmijët ushqehen si të rriturit, duke u përshtatur me mundësinë përtypëse dhe tretëse të tyre, sepse formimi i plotë i dhëmbëve arrihet në moshën 3-vjeçare.
Po deri në këtë moshë, çfarë ushqimesh duhet të përdorim? Po më pas?
Fillimisht duhet të marrim parasysh përshtatjen e organizmit të njeriut (metabolizmit të tij) me mjedisin gjeografik të paraardhësve të tij.
Njeriu nga kushtet mijëvjeçare të mbijetesës dhe jetesës së tij i është përshtatur ushqimit me prejardhje nga pothuajse çdo qenie e gjallë që popullon ambientin e tij rrethues, duke e përpunuar që të jetë i përtypshëm dhe i tretshëm. Ai është gjithçkangrënës.
Organizmi i eskimezëve për shembull është përshtatur me peshkun si ushqim bazë. Shqipëria është në Mesdhe dhe si e tillē dieta mesdhetare i përshtatet shumë.
Dieta mesdhetare karakterizohet nga përdorimi i shumtë i perimeve dhe frutave të freskëta, ushqimeve të gatuara në shtëpi dhe përdorimi i kufizuar i mishit.
Fëmijët e kësaj moshe duhet të ushqehen me frutat dhe perimet e freskëta të fushës dhe të stinës, që janë shumë më të shëndetshme se ato të serrave, ku përdoren sasi të shumta kimikatesh. Ushqimet e gatuara në shtëpi shmangin konservantët kimikë të përdorur në ushqimet e fabrikuara (ndikimi i kimikateve të përdorura në ushqime trajtohet më poshtë, te “sasia dhe cilësia e ushqimeve”).