Si mund t’ju ndryshojë jetën  Dieta Sfidë?

Si mund t’ju ndryshojë jetën  Dieta Sfidë?

 

Një menaxhere e suksesshme 40-vjeçare, kishte 15 vite që luftonte me peshën e saj.  Ajo tashmë ishte bërë viktimë e efektit “dieta yo-yo”, pra ajo humbiste gjithmonë 5 kilet e njëjta dhe më pas i rimerrte këto kile brenda një kohe shumë të shkurtër. Me kalimin e viteve, ajo kishte filluar që të fitonte më shumë sesa kishte humbur, fillimisht 7 kilogram dhe më pas 10kg. Kur ajo erdhi të kërkonte ndihmë, ndiheshe e lodhur, e zhgënjyer dhe mbi të gjitha nuk ishte e sigurtë nëse do të gjente shpëtim nga ky makth që e kishte zënë.

Në konsultën time të parë me të ajo filloi të tregonte që ishte nga ato persona, që nuk e kishte ushqimin diçka të preferuar, që ishte e fiksuar pas asaj që konsumonte dhe kishte mësuar më së miri  të numëronte çdo kalori që merrte nga ushqimet që konsumonte. Gjatë kohës kur ishte e detyruar të ushqehej në restorante, ajo porosiste gjithmonë sallatëra  ose peshk të pjekur në zgarë. Konsumonte shumë pak yndyrna dhe karbohidrate. Kishte përjashtuar në mënyrë kategorike konsumimin e ëmbëlsirave dhe të alkolit, dhe ushtrohej në palestër rreth  pesë herë në javë. Dhe pas gjithë këtyre përpjekjeve  dhe sforcimeve, ajo gjendej përballë një sforcimi total me 10 kg mbi peshë.

Isha mjaft e lumtur që kisha përballë një kliente të besueshme, që ishte e vendosur dhe mjaft e përpiktë në atë çfarë kërkonte nga vetja.

Në testimin që i bëra fillimisht pë t’u njohur më saktë me arësyet që i sillte këtë shqetësim në trupin e saj, prioritet i dhashë  këtyre 3 pyetjeve :

–  “ Konsumoni qumësht apo kos?” – Përgjigja e saj ishte e menjëhershme: “çdo ditë por sigurisht pa yndyrë”.

“Po vezët, duke përfshirë edhe të bardhën e vezës? A i konsumoni shpesh ato në dietën tuaj?”

“Çdo ditë”, përsëriti ajo.

“Po produktet e sojës, salcën e sojës e konsumoni?

“Çdo ditë”, përsëriti ajo krenare për mënyrën e saj të shëndetshme të të ushqyerit.

Vetëm me këto tre pyetje, arrita të kuptoja sensin e problemit që ekzistonte. Shumë prej ketyre ushqimeve të quajtura të shëndetshme janë faktikisht jo të shëndetshme për një person të caktuar. Dhe besoje ti ose jo, ato mund të jenë shkaktari i shtimit në peshë.”

Çuditërisht ka dhe ushqime mjaft të  shëndetshme të cilat mund të  shkaktojnë shtim peshe.

Ky problem në fakt njihet si intoleranca ushqimore.

Menjëherë ajo m’u drejtua nëse bëhej fjalë për alergji ushqimore duke e refuzuar në mënyrë kategorike vetë ajo që kishte bërë teste alergjie dhe rezultonte që nuk ishte alergjike ndaj ushqimeve .

Iu kundërpërgjigja se alergjitë ushqimore janë një gjëndje shumë specifike. Ato janë një lloj përgjigjeje të sistemit tonë imunitar  zakonisht shumë të shpejta dhe shumë intensive. Intoleranca ushqimore është zakonisht më e ngadaltë dhe më delikate. Intoleranca  ushqimore është një gjëndje para ekzistuese. Dikush mund të lindë intolerant ndaj ushqimeve të caktuara, siç janë produktet e bulmetit ose gluteni – një proteinë kjo, që gjëndet në shumë drithëra, bukë, makarona, ushqime të pjekura dhe në shumë ushqime të përpunuara dhe të përgatitura. Mund të ndodhë që mund ta keni zhvilluar intolerancën ushqimore më vonë gjatë jetës tuaj. Shpeshherë kjo intolerancë ushqimore mund të zhvillohet  si rezultat i stresit, e cila ndërpret funksionimin e trupit tuaj në shumë mënyra të ndryshme. Intoleranca ushqimore mund të krijohet duke ngrënë dhe  të njëjtin ushqim disa herë në ditë. Nëse ky është një ushqim ndaj të cilit trupi juaj është duke reaguar, ajo mund të avancojë për të ndërtuar një kompleks imun që krijon një sërë simptomash. Intoleranca ushqimore mund të rezultojë edhe nga shumë shkaqe të tjera, duke përfshirë edhe një gjëndje patologjike të njohur si rrjedhja e zorrëve, e cila në vetvete mund të ndodhë nga infeksionet, antibiotikët, rrezet ultraviolet, metalet e rënda dhe një sërë shkaqesh të tjera, duke përfshirë përsëri stresin.

Në disa raste, intoleranca ushqimore është e përhershme. Mund të ekzistojnë disa ushqime që do të jenë prezente tek ju me problem afatgjatë. Fatmirësisht, në shumë raste, intoleranca ushqimore mund të tejkalohet. Nëse qëndron mjaftueshëm gjatë larg ushqimit dhe rregullon sistemin tënd me ushqime shëruese dhe suplemente, ju keni mundësi që të toleroni këtë ushqim më vonë.

E këshillova zonjën që nëse intoleranca ushqimore është problematika jote  ekziston një zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë.  Tashmë zonja duhej të hiqte dorë nga 7 ushqimet kryesore me intolerancë ushqimore (IU) të lartë , ushqimet që kanë më shumë mundësi që të shkaktojnë intolerancën ushqimore. Nëse do të ndiqte këtë këshillë brenda një kohe të shkurtër, rezultatet do të ishin mahnitëse. Zonja dukej shumë mosbesuese, megjithatë vendosi të ndiqte  gjithçka  çfarë unë i propozova.

error: Nuk lejohet kopjimi!