Si mund te mos shkaterrojme vlerat ushqimore gjate gatimit

Si mund te mos shkaterrojme vlerat ushqimore gjate gatimit

 

Ushqimet e shumellojshme kane larmishmeri ngjyrash e formash por dhe vlerash ushqyese dhe duke i konsumuar ato cdo dite ju  mund të përmirësoni nivelin tuaj shëndetësor dhe  energjitë . Mënyra se si e gatuani ushqimin, ka rëndësi të madhe në ruajtjen e ketyre vlerave ushqyese.

Kur gatuani, është e rëndësishme tekeni parasysh këto gjera:

1. Mos i qëroni perimet deri ak minuta para gatimit ne menyre që të maksimizuar dendësinë e fibrave dhe lëndët ushqyese te tyre

2. Perimet gatuajini me pak uje për të zvogëluar humbjen e vitaminës C dhe B.

3. Mundohuni t`i konsumoni perimet e gatuara brenda një ose dy ditësh, pasi përmbajtja e vitaminës C mund të ulet kur ushqimi i gatuar ekspozohet ne ajer.

4. Gatuani perime vetëm disa minuta perpara vaktit tuaj të ushqimit

5. Konsumoni lëngun e mbetur në tigan pas gatimit të perimeve

6. Përdorini lëngjet e mbetura nga mishi i zier

7. Përdorni sa më pak ujë që të jetë e mundur gjatë zierjes së ushqimit

8. Kur gatuani mishin, shpendët dhe peshkun, përdorni kohën më të shkurtër të gatimit, të nevojshme për konsum të sigurte.

9. Mos përdorni sodë buke kur gatuani perimet. Edhe pse ndihmon në ruajtjen e ngjyrës, vitamina C do të humbet në mjedisin alkalik të prodhuar nga soda e bukës.

10. Kujdes temperaturat shume te larta gjate procesit te gatimit i shkaterrojne vlerat ushqyese. Gatuani ne zjarr te avashte

Kujdes:
Është e rëndësishme të zgjidhni metodën e duhur të gatimit, për të maksimizuar cilësinë ushqyese të vaktit tuaj. Megjithatë, nuk ka metodë të përsosur të gatimit që ruan të gjitha lëndët ushqyese. Në përgjithësi, gatimi për periudha më të shkurtra, në temperatura të ulëta, me sasi minimale të ujit, do të jap rezultatet më të mira.

error: Nuk lejohet kopjimi!