Për këtë ekziston një tregues i pagabueshëm. Ky tregues është peshimi i herëpashershëm. Në qoftë se pesha trupore vjen duke u shtuar, kuptohet që ushqimi që kemi konsumuar kohët e fundit në vlerë kalorike, është më i lartë se vlera e metabolizmit. Kjo do të thotë se në këtë moment, organizmi jonë po konsumon më shumë ushqim se ajo çfarë organizmi vërtet ka nevojë. Nëse pesha rri në vend, pra nuk ndryshon, kjo tregon që sasia ushqimore që po futet në organizmin tonë është e barabartë me nevojat e organizmit .
Obezëve u rekomandohet rënia në peshë si rrugë e vetme e mbrojtjes ndaj obezitetit dhe diabetit, që janë dy vrasësit më të rrezikshëm.Vendimi për të luftuar kundër tyre duhet të merret nga vetë personi obez. Kilet e tepërta humbasin jo me ilaçe apo kokrra “magjike”, por me një rregjim të gjatë ushqimor.
Që t’i hyjë seriozisht regjimit ushqimor për të rënë në peshë, në fillim personi mbipeshë duhet të njohë rreziqet e obezitetit, dhe më pas të arrijë të bindet për mundësinë e realizimit dhe të suksesit të një diete të tillë. Shumica e njerëzve obezë shëndetin e tepërt nuk e quajnë sëmundje, prandaj dhe nuk e kuptojnë pse dhe si mund të mbahet një dietë me ushqim kaq të kufizuar.
Për fat të keq personat obezë të cilët nuk duan t’ia dinë për kilet e tepërta,perpara kënaqesisë pafund që marrin nga ushqimi , bëhen realistë vetëm në sallat e reanimacionit, pasi kanë pësuar infarkt të miokardit, trombozë cerebrale etj. Pikërisht aty, shumë prej tyre vendosin të ulin në peshë, të lënë duhanin, të mjekojnë seriozisht diabetin etj. Pak si vonë, megjithatë më mirë vonë se kurrë.
Eshtë në dorën e vetë personave obezë të zgjedhin dhe të vendosin. Nëse dietën për të rënë në peshë nuk arrijne ta mbajne, por mbështeten tek receta e mjekut për ilaçet e diabetit, atëherë e vërteta eshte se ilaçe të tilla nuk kanë asnjë vlerë, pasi meqënëse dhjami i tepërt nuk është zhdukur nga trupi, ato s’kanë asnjë efekt.