Si duhet të ushqehemi para dhe pas festave të fundvitit. Dieta detoks pas festave

Si duhet të ushqehemi para dhe pas festave të fundvitit. Dieta detoks pas festave

Duke qenë se jemi në prag festash dhe tundimi për të konsumuar ëmbëlsira dhe ushqime superkalorike është i madh,  cila është zgjidhja për t’i rezistuar tundimit?

Që të zgjidhim problemin e shtimit të peshës pas festave të fundvitit, truku më i mirë do të ishte të jemi të kujdesshëm fillimisht në mënyrën e gatimit të ushqimeve. Dihet tashmë që ëmbëlsirat e fundvitit janë një bombë kalorike. Bakllavaja e cila ka 600-800 kalori është një e tillë, dhe kjo shumë kalorike mund të variojë dhe të rritet akoma më shumë nga sasia e gjalpit të përdorur, shtresat e arrave dhe sherbetit që i hidhet përsipër (duhet të kemi parasysh që asnjë nuk ndalon vetëm me një copë bakllava). Nëse këtë bakllava e zëvendësojmë me një kek të bërë vetë me fruta dhe jo me shumë sheqer, ne do të marrim shumë më pak kalori.
Po kështu përpiquni të konsumoni sa më shumë ushqime të gatuara në avull, ose sallata të ndryshme. Përfitimet do të jenë maksimale në antioksidantë, vitamina dhe minerale dhe kaloritë do të jenë shumë të vogla.
Kujdes dhe me konsumimin e tepërt të frutave të thata. Ato janë me shumë vlera ushqyese, por kanë shumë kalori.


Gjeli i detit – kujdes lëkurën!  Në 30 gr lëkurë gjeli gjenden 160 kalori të cilat vijnë nga yndyrë e ngopur dhe 50 mg kolesterol.
Alkooli është një tjetër pikë e dobët e festave të funvitit. Përveç kalorive, ai ju dehidraton.
Mos abuzoni me sasinë e frutave. Edhe pse ato këshillohet që të konsumohen, mos abuzoni me sasinë e tyre (përmbajnë shumë sheqer).

Cilat fruta dhe perime janë më ushqyeset në dimër?

Kungujt dhe karotat janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës A në formën e betakarotenit. Lakrat jeshile, të kuqe, preshi, qepa dhe hudhra janë të shkëlqyera për sistemin imunitar. Legumet si fasulet dhe bishtajoret janë një burim shumë i mirë antioksidantësh që luftojnë radikalet e lira dhe që e mbrojnë organzimin nga një sërë problematikash. Po kështu përmbajnë proteina me origjinë bimore dhe fibra shumë të rëndësishme për organizmin.

Ka një listë me pjata të cilat duhen refuzuar këtë vit, për të gjithë personat që duan të humbin kilogramë?

Ushqimet e skuqura, mishërat e përpunuar, konservat,  mishrat me dhjamë dhe lëkura e gjelit të detit.

Ka një ushqim të caktuar i cili është kyç për mbajtjen e trupit në formë, pa e ekzagjeruar me menunë ditore të ushqimit?

Sallatërat e shumta na ndihmojnë të mbushim volumin e stomakut, pa shtuar peshë dhe pa marrë kalori boshe.

Cili do të ishte mëngjesi ideal i datës 1 Janar?

Një dietë post natës së Vitit të Ri, si mund të rikthehemi në formë me një menu të caktuar?
Mëngjesi i datës 1 janar do të fillonte me një çaj të ngrohtë, me një degë selino dhe 1 tufë majdanoz dhe pak xhenxhefil për një detoksikim dhe një përshpejtim të metabolizmit.

Cilat janë ato ushqime që nënat duhet me patjetër t’jua japin fëmijëve të tyre çdo ditë për një rritje të shëndetshme dhe për të luftuar obezitetin?

Sa më shumë perime dhe legume. Sa më larg brumërave të procesuara, fast food-eve, ushqimeve të skuqura dhe ëmbëlsirave.

Në çfarë raporti duhet të jenë ushqime/ suplemente?

Nëse dikush ushqehet shëndetshëm çdo ditë nuk ka nevojë për suplemente shtesë. Sot në ditët e sotme suplementet shiten gjithandej, dhe askush nuk është i sigurtë për mënyrën e tyre të prodhimit. Shumë debate janë bërë lidhur me suplementet sintetike, ndaj personalisht preferoj gjërat organike që merren drejtpërdrejt nga ushqimi (me përjashtim në rastin e sëmundjeve).

Ka gra “përgjithmonë në dietë”, sipas përvojës tuaj a krijon stres apo shqetësime psikologjike kjo rutinë ditore me privim nga ushqimi?

Natyrisht këta persona janë gjithmonë të stresuar dhe janë pikërisht këta persona që janë gjithmonë nën presionin e rifitimit shumë të shpejtë të kilogramëve pas nje sforcimi që bëjnë.

Nga të gjithë dietat për të cilat keni dëgjuar, cila mendoni se nuk duhet ndjekur në mënyrë absolute?

Ka dieta pafund ekstreme të cilat do t’i përjashtoja kategorikisht. Ka dieta të tmerrshme detoksikuese që për 1 ose 2 muaj marrin vetëm lëngje. Këto raste kanë shkuar deri në fatalitet.

A keni një këshillë të përhershme që ua jepni klienteve tuaja dhe është si një rregull që nuk duhet thyer asnjëherë?

Ndërgjegjësimi është çelësi i suksesit për të arritur atë që do. Nëse akoma dikush nuk është i bindur që mbipesha dhe obeziteti janë shumë të dëmshme për shëndetin, ai person do të bjerë gjithmonë në gabime dhe efekti Yo-Yo i dietës do të rikthehet menjëherë.

Për pak do të nisë një vit i ri, a ke një sugjerim për këtë vit për gratë të cilat duan të mbajnë trup në formë, një lloj regjimi si “restart” në jetën e tyre?

Konsumoni pak dhe shpesh, përpiquni të konsumoni ushqime sa më afër natyrales (pra jo të përpunuar) dhe lëvizni sa më shumë. Një makinë sado luksoze dhe e fuqishme të jetë, nëse qëndron për një kohë të gjatë e mbyllur, pas disa kohe nuk do të jetë më e para.

Dieta pas festave të fundvitit

Gjithë ai ushqim që ne kemi konsumuar kalon nëpërmjet këtij organi, që e filtron dhe e metabolizon. Kështu kur konsumojmë shumë yndyra dhe sheqerëra, mëlçia i akumulon në qeliza (epatocite) ne formën e topthavetë yndyrës, që me kalimin e kohës. Kjo steatosë epatike, godet 3 në 10 njerëz.
Kjo nuk do të thotë t’i nënshtroheni sakrifica të mëdha, por të ndiqni disa këshilla të thjeshta.
Menjëherë pas festave vihen re disa kilogram më tepër, peshë më e rëndë dhe bark i fryrë. Mos u shqetësoni nëse do të gjendeni me 2 – 3 kg më shumë,mjafton të ndjekësh rregullat e drejta ushqimore për të detoksikuar organizmin, për rregullimin e funksioneve të aparatit tretës dhe për pak kohë do t’i ktheheni formave tuaja tëmëparshme
Kjo dietë që do të jua prezantoj është një dietë 3 ditore detoksikuese , drenuese dhe që pastron organizmin, dhe mund të ndiqet nga një person i rritur që gëzon shëndet të mirë për një periudhë jo më të gjatë se 3 ditë.

Dieta detoksikuese 3 ditore

Dita e parë e dietës 3 ditore pas festave

Dita e parë i dedikohet konsumimit të frutave dhe perimeve, për t’u pastruar nga toksinat dhe mbetjet  e skorieve që ndodhen në zorrët tona, pse jo dhe për të hidratuar trupin tonë.

Mëngjesi

1 kupë me fruta të gjalla 250 gr
Lëng boronice me 1 lugë mjaltë

Paradite
Çaj jeshil

Dreka
Supë me patate
Lëng i shtrydhur agrumesh (qitro, portokall, limon)

Pasdite
Në mikser karrote, selino, kivi

Darka
Sallatë jeshile me domate të vogla,qepë të kuqe, misër të ëmbël
1/2 ananas
Lëng kumbulle

Dita e dytë e dietës pas festave

Dita e dytë i përket drithërave , për të vënë në punë mëlçinë.

Mëngjesi
2 feta biskotash integrale
2 lugë çaji marmelatë
Lëng boronice me një lugë çaji mjaltë

Paradite
Çaj jeshil

Dreka
Oriz me domate  60 g
1/2 ananas
Lëng agrumesh

Pasdite
Lëng i shtrydhur agrumesh (qitro, portokall, limon)

Darka
Supë me patate (150 g) e perime (60 g)
1/2 ananas

Dita e tretë e dietës pas festave

Dita e tretë e dietës, ndërthur dhe proteinat me origjinë shtazore. Në këtë pikë ushqimi do të kompletohet dhe organzimi do të fillojë te funksionojë më së miri.

Mëngjesi
1 gotë qumësht i skremuar me 40 g drithëra integrale
Lëng boronice me një lugë çaji mjaltë

Paradite
Çaj jeshil

Dreka
Oriz me domate  60 g
150 g di brokoli dhe lulelakër në avull
1/2 ananas

Pasdite
Lëng i shtrydhur agrumesh (qitro, portokall, limon)

Darka
Sallatë jeshile me domate të vogla,qepë të kuqe, misër të ëmbël
100 g djath pa yndyrë në feta të holla
1 panine integrale
1/2 ananas

Pasi të ndiqni këtë dietë për 3 ditë ju do të ndiheni  më  lehtë, dhe fryrja e barkut dhe kilet e marra gjatë festave do të jenë thjesht një kujtim.

Mos harroni:
Jeta sedentare bën të shëndoshet mëlçia, ndërsa ecja me hap të shpejtë ( idealja do të ishte një ecje për 1 orë e gjysëm), dhe kjo bën që mëlçia të përdorë si energji kaloritë dhe ndalon akumulimet e yndyrës të depozitohen.

Gjatë festave tê fundvitit shumë njerëz bëhen pjesë e helmimeve nga ushqimi që konsumojnë në këto ditë. Përzjerja e pijeve alkolike dhe joalkolike apo konsumimi i mishit të ndenjur,  përzierja e ushqimeve të ndryshme janë disa nga prej gabimeve  që njeërzit bëjnë të cilat na shkaktojnë  helmime.

Znj. Kalleshi, festat e fundvitit karakterizohen nga marrja e shumë kalorive, që shpeshherë kthehen në probleme serioze për shëndetin. Cilët janë personat më të rrezikuar?

Është e vërtetë që festat e fundvitit janë të superngarkuara me kalori. Kjo ndodh pasi vetë trupi në dimër ka tendencën për t’u ushqyer me ushqime me pak më shumë kalori – për të ngrohur temperaturën e trupit, por dhe nga “tryeza bombë-kalorike” e Vitit të Ri, ku gjeli i detit, alkooli, byrekët, bakllavaja bëjnë punën e tyre. Po kështu, riciklimi i ushqimeve pas festave është një tjetër problematikë që rëndon format trupore. Në fakt, pasojat e kësaj mbiushqyerjeje në këto ditë më shumë se kushdo i vuajnë diabetikët, personat që vuajnë nga hipertensioni, kolesteroli i lartë dhe gratë shtatzëna apo fëmijët, që janë pjesa më delikate e shoqërisë. Pjesa tjetër shoqërohet me 3-4 kg më shumë. Pas darkës së madhe, ka mjaft persona që shfaqin probleme shëndetësore dhe përfundojnë në urgjencë.

Një prej problemeve kryesore që vihet re është helmimi nga ushqimet. Cilët janë faktorët e riskut në këtë rast dhe si mund të shmangen?

Ndodh që menjëherë pas festave shfaqen njerëz me helmime nga pijet alkoolike të përdorura si: rakia, vera apo birra. Nuk bëhet fjalë vetëm ata që abuzojnë gjithmonë me alkoolin, por edhe për ata që konsumojnë alkool vetëm atë natë. Ushqime të tjera që mund të shfaqin toksikime të ndryshme janë dhe produktet me origjinë shtazore si mishi me nënproduktet e tij, veza (majoneza që përdoret në sallatën ruse përftohet nga e verdha e vezës e gjallë), ku amvisat i gatuajnë disa orë para se të konsumohen. Po ashtu, kur mishi ftohet, ai është gjithmonë i ekspozuar ndaj baktereve dhe kur bashkohet me produktet e tjera që kanë të njëjtën gjë, situata bëhet më problematike dhe familjarët janë të predispozuar për t’u toksikuar.
Situata përkeqësohet akoma më shumë kur ushqimet riciklohen në ditët pas festave. Mishi duhet të ruhet në ambient të përshtatshëm dhe në temperaturën e duhur. Shumica e njerëzve e neglizhojnë këtë fakt duke menduar se është dimër dhe temperaturat janë të ulëta. Mishi i ndenjur i gatuar 2 ditë më parë dhe që nuk është i ruajtur në kushtet e duhura, shkakton rritjen e baktereve që bëhen shkaktarë për toksiko-infeksione. Problematikë tjetër është që, duke qëndruar me ditë të tëra para televizorit (ditë pushimi), mendja u rri të gjithëve vetëm tek ushqimi dhe krijohet një mbingopje. Kjo mund të shoqërohet me të vjella, këputje.

A ka një sasi të rekomanduar ushqimi, në mënyrë që të shmangim helmimet apo qoftë edhe shtimin në peshë?

Se sa duhet të konsumojmë në fakt, kjo është individuale për çdo njeri. Varet nga organizmi që ka njëri apo tjetri. Një person që punon gjatë dhe që ka një metabolizëm hiperaktiv, nuk e ka problem konsumimin e tepërt të ushqimit, ndërsa dikush që bën një jetë sedentare dhe është një person inaktiv, nuk e përballon dot konsumimin e tepërt të ushqimeve. Personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, ata me hipertension apo ata që vuajnë nga kolesteroli i lartë apo diabeti duhet të jenë shumë të kujdesshëm, duke konsumuar më pak sasi dhe më pak yndyrna. Këta persona duhet të përdorin në masë të vogël produktet ushqimore të mishit. Edhe pse është festë, për këta persona rekomandohet konsumimi i kosit pa yndyrë, frutave, perimeve jeshile të gatuara në avull. Festat nuk mund të kuptohen pa konsumimin e pijeve.

Çfarë rregullash duhet të kemi parasysh, në mënyrë që të evitohen problemet shëndetësore?

Kujdes me alkoolin, sidomos personat që vuajnë nga sëmundje kronike! Shmangni përzierjen e pijeve, nga pijet me gaz, te vera, rakia apo birra, gjë që çon në dehje më të shpejtë. Masa më e mirë e konsumit të alkoolit natën e Vitit të Ri do të ishte jo më shumë se 100 gramë. Kujdes me konsumimin e pijeve me gaz! Në 10 minutat e para pasi kemi pirë një kanoçe, trupit i kemi dhuruar 10 lugë sheqer. Sasia ditore e sheqerit që i duhet trupit tonë është vetëm 10% e kësaj ose 1 lugë. Po kështu, lëngjet në kuti përmbajnë pa fund sheqer artificial, aromatizues e ngjyrosës dhe janë mjaft të varfra me vitamina e minerale. Këshillohet të konsumoni sa më shumë lëngje natyrale frutash dhe sidomos portokalle e agrume, të cilat ndihmojnë mjaft në metabolizmin e yndyrnave.

Ndodh që natën e ndërrimit të viteve shumë njerëz nuk i konsumojnë të gjitha vaktet, me qëllim që t’i lënë sa më shumë vend darkës. Sa e shëndetshme është kjo sjellje?

Gjëja më e mirë që duhet të bëjmë do të ishte konsiderimi i kësaj nate si një natë e zakonshme.

Gëzuar 2018!!!!!

3 intervista në 1

Dhenë per Shije.al dhe Standart

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!