Ardhsh i mbare muaji shkurt! Këtë muaj, ne festojmë Ditën e Shën Valentinit dhe ne Amerike festohet muajin kombëtar i semundjeve të zemrës. A e dini se një dietë e pasur me fruta dhe perime ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës? Ndërsa doni te beni pazare per shtepine, sigurohuni që të merrni disa nga këto fruta dhe perime qe jane brenda sezonit.
Të dish se çfarë frutash dhe perimesh të prodhimeve të freskëta janë në sezonin e tyre kur shkon në dyqan ushqimesh jo vetëm që mund të ju kursejnë para, por gjithashtu do të thotë që do të shijoni keto fruta dhe perime në kulmin e tyre!
Ushqimi i shëndetshëm nuk duhet të jetë i shtrenjtë. Planifikimi i vakteve rreth prodhimeve të freskëta brenda sezonit është një nga mënyrat më të lehta për të kursyer në sende ushqimore. Ja cilat jane frutat dhe perimet qe duhet te konsumohen gjate muajit shkurt:
ASPARAGU
Kjo perime jeshile është kaq e mirë saqë po të numërohen përfitimet shëndetësore që përfiton prej saj, kurrsesi nuk do ta nënvleftësonit. Asparagu rezulton të jetë një burim i mirë vitaminash si vitamina A, C, E , K dhe B6 si dhe përmban folate, hekur, bakër, kalcium, proteina dhe fibra. Veçanërisht për konsumuesit e rregullt të tij, asparagu ofron disa të mira shëndetësore vështirë për t’u gjetur në një produkt të vetëm. “Njerëzit duhet patjetër të përfitojnë nga kjo perime, pasi tani është piku i sezonit dhe mund të gatuhet lehtësisht në një sërë pjatash, duke nisur që nga makaronat, në grilë e shoqëruar me sallatë, me karkaleca etj. Mbajtja e trupit në formë do të jetë më e lehtë me konsumimin e asparagut, jo për shkak se ka përqindje të paktë yndyre dhe kalorie, por edhe sepse përmban shumë fibra të tretshme dhe të patretshme, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë në qoftë se ju jeni duke u përpjekur të humbni peshë. Duhet të dini se për shkak se trupi juaj tret fibrat ngadalë, asparagu ju jep ndjesinë e ngopjes në mes të ngrënies. Asparagu ju ndihmon gjithashtu kundër kapsllëkut dhe sipas disa studimeve rezulton se mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit. Asparagu përmban nivele të larta të aminoacidit duke e bërë atë një diuretik natyral. Me fjalë të tjera, asparagu mund t’ju ndihmojë në nxjerrjen e lëngjeve dhe kripërave të tepërta nga trupi juaj, kështu ju ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar. Një dietë e pasur me asparag ndihmon në parandalimin e zhvillimit të këtyre infeksioneve të dhimbshme, pasi duke shkuar në banjë më shpesh mund të ndihmojë të lëvizë bakteret e këqija nga trakti urinar. Asparagu gjithashtu rezulton të jetë një burim i mirë i vitaminës E, një tjetër element antioksidant. Kjo vitaminë ndihmon në forcimin e sistemin tuaj imunitar si dhe mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. A sparagu ngjyrë vjollcë është plot me pigmente, të cilat i japin ngjyrë të kuqe, blu dhe vjollcë frutave dhe perimeve dhe kanë efekt antioksidant, gjë që ndihmon në luftën kundër radikaleve të lira. Por kujdes kur gatuani asparagun, as mos e zieni shumë apo ta lini pa përgatitur deri në fund. Gatimi i asparagut ndihmon në fuqizimin e potencialit në luftën kundër kancerit, mirëpo zierja e tij e tepërt mund të humbasë disa përfitime ushqyese.
MOLLET
Të shijshme, plot lëng dhe të ëmbla janë mbiemrat që përdoren për të përshkruar mollët. Janë padyshim dhe një nga “snack-et” e preferuar për udhëtime të shkurtra apo të gjata. Mollët janë jashtëzakonisht të gjithanshme. Përpos niveleve të larta të vitaminës C, mollët gjithashtu sigurojnë vitaminë A si një antioksidant të fuqishëm për të ndihmuar në rezistimin ndaj infeksionit dhe eliminimin e radikalëve të lirë që shkaktojnë inflamacion. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të konsiderueshme të fibrave, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e absorbimit të kolesterolit LDL (të keq). Mollët janë një burim i mirë i vitaminave komplekse B, si riboflavina (vitamina B2), tiamina (vitamina B1) dhe piridoksina (vitamina B6), të cilat së bashku lëshojnë fuqinë enzimatike për të mbështetur metabolizmin dhe funksionet e tjera jetësore brenda trupit. Minerale të tjera në mollë përfshijnë hekur, bakër, zink, fosfor, kalcium dhe kalium, të cilat janë komponentë të rëndësishëm për të ndihmuar në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Janë të gjitha këto arsye por dhe më shumë, që bëjnë që molla të quhet “një super ushqim”. Kujdes: Mollët janë një nga ushqimet që ndoten më së shumti nga pesticidet kështu që më mirë të blihen organike. Të paktën një studim tregon se flavonoidet dhe nitratet në mollë mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare duke ulur presionin e gjakut, si dhe duke përmirësuar funksionin endotelial për të rregulluar rrjedhjen e gjakut. Flavonoidet janë një nga “phytochemicals” më të rëndësishëm që gjenden në mënyrë natyrale në fruta, perime, dhe bimë të ngrënshme. Studimet gjithashtu tregojnë një lidhje midis konsumit të mollës dhe një rreziku të reduktuar të kancereve të caktuara, veçanërisht të kancerit kolorektal, për shkak të përmbajtjes së lartë të flavonoideve që clirojnë aktivitetin antioksidues. Molla rezulton se përmban më shumë antioksidantë se çdo ushqim tjetër. Interesante gjithashtu, është gjetja se asnjë frut tjetër nuk është i lidhur me ndryshimin e rreziqeve të kancerit kolorektal: “Sa më i lartë konsumi, aq më i madh është ndikimi.”
BANANET
Sa herë keni dëgjuar që bananet ju shendoshin? Shumë njerëz privojnë veten nga ky frut i shijshëm duke menduar se është një bombë me kalori dhe sheqerna: asgjë më e rreme. Bananet nuk ju shendoshin, përkundrazi, ato gjithashtu mund të na ndihmojnë të humbim peshë, si dhe të kemi shumë përfitime të tjera për shëndetin tonë. Banania përmban kalium, një elektrolit thelbësor për trupin tonë. Nivele të larta të kaliumit zvogëlojnë rreziqet kardiovaskulare dhe rregullojnë presionin e gjakut. Banania përmban triptofan e cila, në trup, shndërrohet në serotonin, hormoni i lumturisë që përmirëson gjendjen shpirtërore dhe rrit ndjenjën e lumturisë. Për më tepër, është një frut i shkëlqyer energjie. Fibra është thelbësore për tranzitin e zorrëve, dhe banania është veçanërisht e pasur me të. Marrja e një bananeje 20-30 minuta pas vaktit mund të ndihmojë . Pavarësisht se janë të pasura me kalori, bananet janë shumë të dobishme për të humbur peshë. Ata furnizojnë trupin tonë me fibra, ndërsa vitamina e tyre B6 na ndihmon të parandalojmë diabetin e tipit 2. Ky frut përmban përbërës fenolikë antioksidues dhe konsumimi i rregullt i saj mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të veshkave. Bananet rekomandohen për ata që vuajnë nga problemet e traktit gastrointestinal, falë qëndrueshmërisë së tyre. Bananet mund të krijojnë një shtresë mbrojtëse në stomak, duke neutralizuar acarimin e shkaktuar nga aciditeti i tepërt. Konsumimi i një bananeje pas ngrënies mund të parandalojë acarimin në fyt dhe gojë të shkaktuar nga aciditeti. Ky frut ka një veti anti-acide që neutralizon aciditetin pothuajse menjëherë. Bananet janë veçanërisht të pasura me vitaminë B, një lëndë ushqyese thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit nervor.
PANXHARI
Ndërkohë që panxhari përmban sheqer më shumë se çdo perime tjetër në tryezë, ata janë më të ulët në kalori, yndyrë dhe kolesterol. Ata janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminës C, magnezit dhe folatit, që ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e ARN, qelizave të ADN-së si dhe parandalimin e anemisë. Ata gjithashtu përmbajnë kalium, i cili është i domosdoshëm për ndërtimin e muskujve dhe rregullimin e aktivitetit elektrik të zemrës dhe mangan, i cili ndihmon në ruajtjen e funksionit të muskujve dhe nervave, ndërtimin e kockave, rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe promovimin e një sistemi imunitar të shëndetshëm. Betaine, një aminoacid në panxhar, pengon formimin e komponentëve që shkaktojnë kancer, është mbrojtës kundër kancerit të zorrës së trashë dhe të stomakut.
BROKOLI
Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit. Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine. Permban edhe luteinë, zeaksanthinë, beta karoten dhe shumë antioksidantë të tjerë të fuqishëm. Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat. Proçesi i detoksifikimit mbështetet nga substanca si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilat aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit. Për më tepër, brokoli përmban isothiocinates që mbajnë nën kontroll proçesin e detoksifikimit në nivel gjenetik. Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës. Kjo perime e gjelbër bën mrekulli për zemrën. Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut. Nëse e keni të vështirë ta konsumoni të pagatuar, mundohuni ta gatuani sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes. Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull.
LAKRA E BRUKSELIT
Lakra e Brukselit është një ndër lakrat më të dobishme dhe të shëndetshme për trupin tonë, pasi kjo lakër ka vlera ushqyese më shumë se çdo lakër tjetër. Përmbajtja e tyre me proteina është me e lartë se 4%, hydrate të karbonit rreth 7,5%, yndyrë 0,5% . Është e pasur me vitamina A, B1, B2, C dhe me materie minerale (potasium, kalium, hekuri, magnez, bakri, sulfur). Shfrytëzohet si e freskët dhe në gjellëra të ndryshme.
LAKRAT
Lakra është një super ushqim, në bazë të vlerave ushqyese që ajo ka është e pasur me shumë mineraleve dhe vitaminave. Lakra përmban pak kalori por shumë e pasur me vlera ushqyese (24 kcal/100 g), mesatarisht përmban: 92,52 për qind ujë, 1,21 për qind proteina, 0,18 për qind yndyrë dhe 2,3 për qind fibra. Një filxhan lakër përmban 15 kalori. Ajo është një ushqim i shkëlqyer për fëmijët. Lakra përmban Vitamina A, vitaminë C, vitaminë E, Vitamina B, proteina, kalcium, hekur, magnez, selen, fosfor, bakër, kalium, mangan etj. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për rritjen dhe mirëqenjen e organizmit të fëmijëve. Vlerat për 150 gram lakër janë këto: Vitamine K 79%, Vitamine C 69%, Vitamine B6 20%, Mangan 14%. Fibra 14%., Bakër 9%, Vitamine B1 9%. Folate 9%, Kalium 8%, Fosfor 7%, Vitamine B2 7%, Selen 6%, Magnez 6%, Hekur 6%, Kalcium 6%, Acid pantenoik 5%, Proteina 5%, Vitamine B3 4%. Lakra përmban rreth 15 tipe fenolesh të cilët janë elementë që i japin asaj vlerat e një antioksidanti të fuqishëm. Si pasojë e kësaj shumë studime dëshmojnë se lakra e bardhë ka një efekt tepër pozitiv edhe në parandalimin e shumë sëmundjeve. Lakra ndihmon për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga trupi. Lakra është e pasur me vitaminë C, e cila është perfekte për funksionimin e imunitetit. Nivelet të tilla të larta të vitaminës C rigjenerojnë qelizat, bëjnë më shumë qeliza të bardha të gjakut. Eshte e pasur me vitaminë K, një vitaminë shumë e rëndësishme për rritjen e shëndoshë të kockave. I mbanë kockat e mineralizuara në mënyrë të shëndetshme. Lakra gjithashtu përmban sulfur, i cili njihet në rritjen e sistemit imun të trupit duke luftuar me infeksione mikrobike. Një ndër efektet pozitive që konsumi i lakrës ka është luftimi i inflamacioneve në organizëm. Lakra është e pasur me fibra dhe bën që trupi të jetë më i fortë. Lakra ndihmon që trupi të mbajë mjaftueshëm ujë, në mënyrë që të largojë më lehtësisht ushqimin nga zorrët.
KARROTAT
Ky ushqim eshte me pak kalori dhe nuk permban aspak yndyre. Por, mund te ju ofrojne doza te larta me Vitamine A dhe antioskide tjera. Me poshte do mund te lexoni per dobite shendetesore te karotes per lekure, floke dhe shendet. Karrotat jane te jashtezakonshme per sy dhe kjo duke ju falenderuar prezences te sasise se madhe me beta karotene e cila ne melçi me pas shnderrohet ne Vitamine A. Kjo vitamine me pas ne retine shnderrohet ne rhodopsin, nje pigmet i purpurt i domosdoshem per pamje gjate nates. Beta karotene permireson shikimin e nates dhe gjithashtu mbron kunder problemeve te syve siç jane glaukoma, degjenerimi makular dhe kataraktit. Nje studim ka vertetuar se konsumi i beta karotene zvogelon rrezikun e degjenerimit makular per 40%. Karrotat permbajne lloj-lloj antioksidues dhe pliacetilene qe se bashku ofrojne mburoje mbrojtese ne zemer. Studimet kane treguar se konsumi i ushqimeve me sasi te larte me karotenoid zvogelojne rrezikun e semundjes se zemres. Perveç se jane tejet te pasura me beta karotene, karotat gjithashtu permbajne alfa-karotene dhe lutein. Konsumi i rregullt i karotave na mbron zemren nga demet oksiduese, formimi pllakave dhe ngritjen e kolesterolit te keq. Kjo per shkak se permbajne fibra te tretshme te cilat lidhen me acidet e vrerit. Studimet kane treguar se konsumi i karotave mund te zvogeloj rrezikun e kancerit te mushkerive, kancerit te gjirit dhe kancerit te zorres. Kjo per shkak se karotat jane te pasura me antioksidues poli-acetilene, falcarinol i cili lufton kancerit duke shkaterruar qelizat para-kancerogjene tek tumoret. Keshtu karotat pra posedojne perberes anti-kancerogjen qe mberthejne rritjen e qelizave kancer ne zorre dhe gjithashtu perkrahin shendetin e sistemit te tretjes. Karrotat permbajne llojlloj materie ushqyese dhe antioksidues qe se bashku me vitamine C forcojne sistemin e imunitetit tuaj. Konsumi i rregullt krijon mburoje mbrojtese per trupin tuaj.Karrotat jane te dobishme per dhembet dhe gojen pasi qe ato gerryejne pllakat dhe pjesoret e ushqimeve nga dhembet mu ashtu si vepron furqa. Karrotat stimulojne mishin e dhembeve dhe mundesojne formimin e jargeve, e cila duke qene alkaline, balancon bakteret qe formojne acid dhe kavitete. Mineralet prezent ne karota vrasin mikrobet e demshme ne goje dhe parandalojne prishjen e dhembeve. Ashtu si tham me heret karotat permbajne sasi te madhe me Vitamine A e cila ndihmon melçine ne largimin e helmeve nga trupi. Zvogelon akumulimin e vnerit dhe yndyres ne melçi. Ne anen tjeter, fibra e tretshme, spastron zorren duke ndihmuar eliminimin e jashteqitjeve. Nivelet e larta me beta karotene ne karota veprojne si antioksidues per te parandaluar dhe kthyer mbrapsht demet e qelizave te bera ne trup permes metabolizmit te rregullt. Keshtu, ndihmon ne ngadalesimin e plakjes se qelizave. Lengu i karotes eshte tejet i dobishem per femrat. Kjo per shkak se fitoestrogjeni ne karota ndihmon qe te pushohen dhembjet e menstruacioneve dhe rregullon gjakderdhjen tek ato gra qe kane shume gjakderdhje gjate menstruacioneve. eshte gjithashtu e dobishme per grate post-menopauzale pasi qe ndihmon ne largimin dhe stabilizimin e simptomave te menopauzes. Karrotat jane gjithashtu te dobishme gjate shtatzenise pasi qe ndihmojne ne zhvillimin e duhur te frytit dhe zvogelojne rrezikun e infektimit te frytit si dhe deshtimit. Konsumi i rregullt i karotave eshte i njohur se ndihmon ne prodhimin e qumeshtit te gjirit dhe permireson kualitetin e qumeshtit. Sipas nje hulumtimi te udhehequr nga Harvard University, njerezit qe konsumojne me shume se gjashte karota ne jave kane me pak gjasa te pesojne sulm ne krahasim me ata qe konsumonin vetem nje karot apo me pak ne muaj.
LULELAKRAT
Një racion i vetëm na siguron 73% të dozës ditore të vitaminës C, përmban thuajse zero gramë yndyra, sodium ose sheqer, dhe vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor. Një studim i vitit 2018 nga Shkolla e Shëndetit Publik T.H. Chan në Universitetin e Harvardit ka zbuluar se konsumi i lulelakrës ndihmon në rënien në peshë. Frutat dhe perimet në përgjithësi ndihmojnë për t’u dobësuar, megjithatë njerëzit që konsumojnë fruta dhe perime pa niseshte, si lulelakër, thjerrëza apo mollës, bien më shpejt në peshë. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh sepse ushqimet pa niseshte kanë përmbajtje më të ulët të glicemikës, që rrit nivelet e sheqerit në gjak. Një studim i vitit 2017, i botuar tek revista “ Frontiers in Aging Neuroscience”, tregon se ushqimet e pasura me vitaminë E, si lulelakra, ndihmojnë për të ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve neurodegjeneratve, si alzheimer ose parkinsoni. Dozat e larta të ushqimeve të pasura në vitaminë E mund të ulin konsiderueshëm rrezikun e demencës dhe parkinsonit, thonë hulumtuesit shkencorë, Një tjetër studim, i publikuar në vitin 2014, tregon se përmbajtja e lartë në antioksidues tek lulelakra, brokoli, lakra e perime të tjera ndihmon për të parandaluar sëmundjet neurodegjenerative. Një studim i vitit 2019 tregon se konsumimi i lulelakrës mund të mbrojë pjesën e brendshme të arterieve. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se një proteinë është pasive tek disa pjesë të arterive, duke i cenuar nga sëmundje të ndryshme. Pas disa eksperimenteve që kryen tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se një përbërës kimik i quajtur ‘sulforafane’, që gjendet në mënyrë natyrale tek perime si lulelakra, mund të stimulojnë këtë proteinë dhe sigurojnë mbrojtje tek arteriet. Duke konsumuar lulelakër, ju pastroni njëkohësisht arteriet dhe ulni rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Një studim i vitit 2017 ka zbuluar se një dietë e pasur në lulelakër dhe brokoli mund të ulë në mënyrë drastike gjasat për zhvillimin e kancerit të prostatës tek meshkujt. Ekspertët tek Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit në Maryland monitoruan 29 mijë meshkuj për një periudhë 4-vjeçare, ku vëzhguan mënyrën e ushqyerjes dhe i kontrolluan rregullisht për shenja të kancerit të prostatës. Në fund të sutidmit ata zbuluan se meshkujt që konsumonin lulelakër dy herë në javë ulën rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës me 52%. Studimi zbuloi gjithashtu se frutat dhe perimet e tjera nuk kanë të njëjtin efekt si lulelakra. Lulelakra është e pasur në një lëndë ushqyese e quajtur “kholine”, që është shumë e rëndësishme për zhvillimin mendor duke qenë se ndihmon për mbrojtjen e membranave qelizore. Një studim i vitit 2017, i publikuar tek revista ‘Neurophysiology’, zbuloi se prezenca e kësaj lënde ushqyese ndikon në zhvillimin mendor dhe njohës gjatë periudhës së shtatzënisë.
SELINO
Është një perime me kalori të ulët me vetëm 16 kalori për 100 gram, pra bën pjesë në mesin e ushqimeve me indeksin glikemik shumë të ulur. Përmban të gjitha komplekset e vitaminës B, vitamina C, vitamina A, vitamina E, minerale; kalcium, natriumi, alkaloid apiin, asparagin, vajra esenciale. Përveç antioksidantë të njohura të tilla si vitaminë C, selino përmban shumë komponime të tjera mjekësore që mbrojnë qelizat nga dëmtimi, enët e gjakut dhe organet e brendshme. Theks i veçantë i është dhënë vitaminë K, e cila është thelbësore për koagulimit të gjakut, duke parandaluar gjakderdhjen e mundshme, pastaj shëndetin e kockave dhe të enëve të gjakut, si dhe burim energjie. Në 100 gram selino përmban: 16 kcal/59 kJ. Prej kësaj 0 g yndyrë ,0,69 për qind janë proteina, 2,97 për qind karbohidrate dhe 0,17 për qind yndyra. Pirja e lëngut të saposhtrydhur të rrënjëve, gjetheve dhe trungut është një ilaç i shkëlqyeshëm dhe ka shumë përfitime mjekësore për trupin tuaj. Është përdorur për më shumë se 200 vjet për të ulur tensionin e gjakut në kulturat aziatike. Farmakolog William J. Elliott, i nxitur nga përvoja e studentit Vietnames babai i të cilit shërohet selino presionin e gjakut, vendosi për të konfirmuar shkencërisht. Ai e bëri një studim në kafshë, e cila zbuloi se presioni sistolik i gjakut dhe kolesterolit reduktohet me 14% gjatë konsumimit të selinos vetëm disa javësh. Dr. Elliott beson se presioni selino vepron në hormonet të stresit që e bën atë veçanërisht e rekomanduar për njerëzit që kanë një problem në bazë psikologjike. Selino njohet edhe si substancë me natyrë të lehtë diuretike, cila gjithashtu ka një efekt të dobishëm për presion të lartë. Për trajtimin e presionit të lartë, rekomandohet të hani 4 gjethe selino në ditë. Selino zvogëlon nivelet e acidit urik dhe stimulon prodhimin e urinës. Studimet kanë treguar se zvogëlon përhapjen e baktereve dhe pastron organizmin nga toksina. Kjo nxitë imunitetin dhe parandalon infeksionet bakteriale. Është gjithashtu e dobishme në luftën kundër infeksioneve bakteriale të sistemit të tretjes dhe riprodhimit. Kjo mund të ndihmojë kundër infeksioneve ne fshikëzë urinare, veshkave dhe organeve riprodhuese. Janë kryer studime se si vepron selino kundër ulçerës së stomakut dhe në aktivitetin e baktereve që e shkaktojnë atë. Është gjetur gjithashtu se vaji i selino vepron fuqishëm kundër Escherichia coli, dhe mesatarisht kundër Pseudomonas aeruginosa dhe Staphylococcus aureus. Gjethet e selinos shpesh hahen si një trajtim për diabetin, veçanërisht për shkak se ajo është e pasur me fibra, të cilat kanë treguar se ndihmojnë në zbutjen e simptomave të diabetit. Indeksi glikemik është mjaft i ulur që e bën përdorimin e preferuar në këto raste. Selino është një nga perimet më të mira në preventivë kundër kancerit, sidomos për kancerin e stomakut. Ajo përmban 18 grupe të ndryshme të përbërësve anti-kancer (ftalidi i poliacetileni) , të cilat neutralizojnë substancat kancerogjene, sidomos nga konsumimi i duhanit . Hulumtimi i ri sugjeron që konsumi i 2 deri 3 celulave të paktën 2 herë në javë, mund të zvogëlojë dukshëm rrezikun e kancerit të mushkërive, rreziku nga kanceri i gjirit dhe vezoreve. Aktiviteti i tij terapeutik është raportuar në tumoret e gjirit në rritje të shpejtë. Selino shkatërron apo ndikon duke reduktuar përhapjen e enëve të gjakut rreth tumorit, duke shkaktuar që qelizat e kancerit të vdesin.Pra ka rol inhibues mbi proceset malinje në organizëm. Ekstrakt selino u testua si një dhimbje anti-muskulore dhe dhimbje arthritis. Substanca tek selino me emrin polycetylene është përgjegjëse për lehtësimin e inflamacionit në rastin e artritit rheumatoid dhe osteoartritin.Kërcelli i gjatë i selinos është shumë efikas për shëndetin e kockave. Përmban shumë elemente ushqyese, vitamina dhe minerale dhe të cilat përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht shëndetin e eshtrave. Selino përmban 23 % silic dhe është i pasur me kalium i cili është shumë i rëndësishëm për shfrytëzimin e drejtë të kalciumit në eshtra, me çka përmirësohet shëndeti i eshtrave dhe parandalohen thyerjet. Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore. Për shkak të përmbajtjes së ulët të kalorive dhe efektit të butë diuretik, selino është e përshtatshme në planet dietologjike për humbjen e peshës. Ajo furnizon trupin me ushqyes të rëndësishëm që rregullojnë metabolizmin e yndyrës. Duka pasur indeksin glikemik mjaft te ulur, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, gjë që redukton nevojën për të ngrënë. Një përqindje e lartë e ujit në selino ndihmon me një ndjenjë më të mirë të ngopjes. KUJDES: Lëng Selino nuk duhet të merret nga gratë shtatzëna sepse ajo ka një efekt shumë të shprehur ne nxitjen e abortit. Gjithmonë për përdorim zgjidhni një selino organike.
AGRUMET
Përfitimet që marrim nga agrumet janë shumë dhe përfshijnë shumë aspekte të shëndetit. Vitamina C është ajo që dimë më shumë për portokallin por kjo nuk është vlera e vetme e saj. Në 100 g portokall kemi 8 g. karbohidrate, fibra 1.6 g dhe 34 kalori. Me këtë sasi përmbushen 50% e kërkesave të përditshme të vitaminës C. Portokallet janë të pasura me element të shumtë që kanë efekt citotoksik kundër qelizave të kancerit. Nga studimet e fundit besohet se agrumet janë në gjendje për të luftuar tumoret e lokalizuara në mushkëri, lëkurë, stomak dhe në zorrë. Ndikojnë dukshëm në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në trup, prania e të cilit reduktohet për shkak të sasisë së lartë të fibrave të tretshme, të pranishme tek agrumet. Prania e lartë e vitaminës C tek portokalli lufton radikalet e lira të cilat konsiderohen përgjegjës për disa sëmundje kronike ndër të cilat dhe disa forma të kancerit dhe çrregullimeve kardiovaskulare. Pirja e lëngut të portokallit na ndihmon për të mbrojtur veshkat dhe për të zvogëluar rrezikun e gurëve në to. Përmbajtja e kaliumit tek portokalli është një aleat i mirë për mbrojtjen e zemrës, duke pasur parasysh faktin se një mungesë e mundshme mund të çojë në ndryshime të ritmit kardiak të njohur si aritmi. Lëkura e portokallit është e pasur me beta-karotene e cila na ndihmon për t’u mbrojtur qelizat nga plakja.
PERIMET JESHILE
Perimet me gjethe jeshile janë të shëndetshme dhe të njohura për zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Kjo ndodh për faktin se ato kanë nivele shumë të ulëta të yndyrës dhe kalorive, dhe janë të pasura në fibra. Ato gjithashtu përmbajnë acid folik, magnez, kalcium dhe kalium, të cilat janë minerale janë të dobishme për funksionimin e mirë të zemrës
KIVI
Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla, si: diabeti, zvogëlon nivelin e kolesterolit, përmirëson kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ul probabilitetin e sulmeve të zemrës. Kivi është i pasur me vitamina të shumta, në veçanti të vitaminës C, kalium dhe një sasi të mirë të betakarotenit. Konsumimi i kivit është qartësisht një zgjedhje e shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme pasi pengon një sërë sëmundjesh dhe bëhet aleat i shëndetit tonë. Ky frutë përmban sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve. Ka vlera të shumta ushqyese, përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu, ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-së, por gjithashtu, ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten. Është e rëndësishme të theksohet se kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve, që nga problemet kardiovaskulare, kancere, si dhe obezitetin. Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj. Frutat e kivit i përmbajnë të dyja këto vitamina në sasi të lartë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë t’i dëbojnë ata. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ul probabilitetin e sulmeve të zemrës. Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj. Frutat e kivit i përmbajnë të dyja këto vitamina në sasi të lartë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë t’i dëbojnë ata. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ul probabilitetin e sulmeve të zemrës. Ngrënia e frutave kivi është e qartë për një zgjedhje të shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme pasi pengon astmën. Ndalon kollitjen sidomos te fëmijët. Mbron ADN-së tonë nga mutacionet. Siguron një sasi antioksidantësh dhe vitamina. Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë në saje të përmbajtjes së lartë të fibrave. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë t’i dëbojnë ata. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe ulin probabilitetin e sulmeve të zemrës Ngrënia e frutave kivi është e qartë për një zgjedhje të shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme pasi pengon astmë. Ndalon kollitjen sidomos te fëmijët. Mbron ADN-së tonë nga mutacionet. Siguron një sasi antioksidantësh dhe vitaminash. Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë në saje të përmbajtjes së lartë të fibrave.
PRESHI
Ndihmon në funksionimin e mirë të veshkave. Duke qenë se preshi përmban 1/8 e e sasisë ditore të potasit që duhet të marrë një i rritur, inkurajon në funksionimin e mirë të veshkave duke shërbyer si diuretik. Ngrënia e preshit ka treguar se ul kolesterolin e keq dhe në të njëjtën kohë rrit kolesterolin e mirë. Kjo është shumë e rëndësishme për të parandaluar trashjen e pllakave të enëve të gjakut që gjenden në disa lloj sëmundjesh. Nëse pllakat trashen shumë apo këputen ato mund të shkaktojnë atak kardiak ose hemoragji. Perimet e familjes allium, ku përfshihet dhe preshi ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, një faktor tjetër që kontribuon në sëmundjet kardiake. Preshi është një burim shumë i mirë me manganez dhe vitaminë B6, vitaminë C, folat dhe hekur. Të gjithë këto ushqyes veprojnë në trupin e njeriut duke stabilizuar sheqerin në gjak. Po ashtu duke ulur përthithjen e sheqerit nga trakti tretës. Preshi është një burim shumë i mirë me vitaminë B dhe folat. Folati është shumë i rëndësishëm për gratë shtatëzëna duke ulur rriskun për defektet e shtyllës kurrizore. Një porcion me presh të gatuar përmban gati 1/3 e sasisë së folatit të rekomanduar për konsum nga një i rritur. Preshi është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të ndjekin një dietë të shëndetshme, duke qenë se ka pak kalori dhe është plot me vitamina e minerale.
LIMONI I VERDHE DHE LIME (JESHIL)
Limoni jeshil dhe ai i verdhe jane agrume kokërrvogël, me lëkurë dhe tul në ngjyrë të gjelbër. Tuli i limonit jeshil është i thartë por ky frut përmban dyfishin e lëngut në krahasim me limonin kokërrmadh me ngjyrë të verdhë. Lëngu i limonit jeshil është pjesë e pijeve më të mira që shuajnë etjen. Përmbajta e acidit te limoni jeshil ngadalëson oksidimin që ndodh te frutat dhe perimet e prera, të cilat kanë tendencën të nxihen. Rrjedhimisht, lëngu i limonit jeshil parandalon çngjyrosjen e frutave dhe perimeve duke ruajtur cilësinë e tyre. Limoni jeshil përmban më shumë vitaminë C se sa limoni i verdhë. Një gotë me ujë të ngrohtë, lëng limoni jeshil dhe një lugë çaji me mjaltë përbën kurën ideale kuundër të ftohtit dhe kollës së thatë. Lëngu i limonit jeshil është fantastik për rastet kur ndiheni sikur keni mangësi vitaminash dhe lodhje. Përmbajtja e pektinës tek pjesa e tulit ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak.Vitamina C që gjendet tek limoni jeshil rrit rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve, përshpejton shërimin e plagëve dhe parandalon dëmet në sy. Ajo gjithashtu ndihmon në shëndetin e dhëmbëve dhe kockave në trup. Parandalon prishjen e dhëmbëve, karieve dentare, dhimbjeve të dhëmbit, gjakosjes së mishrave të dhëmbëve dhe brishtësinë e kockave. Lëkura e limonit përmban një lloj vaji që përdoret në mjekësi për përmirësimin e tretjes. Kryesisht lëkura e limonit jeshil është plot vlera në trajtimin e çrregullimeve me tretjen. Lëngu i limonit jeshil ndihmon kundër konstipacionit, sidomos nëse pihet në mëngjes i shoqëruar me ujë të vakët.Acidi citrik tek limoni jeshil ndërvepron më së miri në kurimin e ulçerës peptike. Nëse vuani nga pezmatimi i syrit mund të hidhni në sy disa pika me lëng limoni të përzier me ujë të vakët. Për më tepër, ju mund ta përzieni lëngun e limonit jeshil me ujë të pastër trëndafili në sasinë 1 me 4, dhe ta përdorni për rastet e kataraktit të syve të shkaktuar nga plakja. Lëngu i limonit i tretur në ujë të ngrohtë është me vlera edhe kundër cisteve dhe hemoragjisë. Ky lëng i ëmbëlsuar me mjaltë duhet pirë çdo mëngjes me stomak bosh kundër obezitetit. Limoni jeshil përmban limonenë, një substancë fitokimike, që luan rol pastrues dhe detoksifikues kundër helmimit nga bakteret. Lëkura e limonit përdoret për të zbutur dhe ushqyer lëkurën e thatë, duke i kthyer asaj butësinë dhe shkëlqimin e munguar.
MANGO
Ky frut ekzotik cilësohet si burim shumë i mirë për shëndetin tonë. I pasur me shumë vitamina, mango duhet të bëhet patjetër pjesë e listës së ushqimeve që konsumoni. Madje dietologët për të përforcuar këtë ide japin tetë arsye përse nuk duhet të neglizhoni konsumimin e mangos, qoftë si frut apo edhe lëng të freskët. Fale vitaminës B6 e pranishme në mango, e cila luan një rol themelor në formimin e neurotransmetuesve, ndihmon për të siguruar humor të mirë dhe një pushim të shëndetshëm. Gjithashtu mango është edhe një burim i mirë i glutaminës (aminoacid), e cila përmirëson kujtesën dhe rrit përqendrimin. Filloni ditën tuaj me këtë frutë qoftë duke e konsumuar atë të freskët apo në formë lëngu, pasi kështu lehtësoni funksionimin e trurit, duke e bërë mangon një aleat të vlefshëm sidomos për ata që duhet të shfrytëzojnë në maksimum kapacitetet e tyre krijuese. Përmban antioksidantë që janë tejet të domosdoshëm për lëkurën, (mes të cilëve lupoel, i cili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antikancerogjene), kripëra minerale, (veçanërisht potasium, kalcium e magnez), si dhe vitaminat A, C dhe E. Të gjithë këta përbërës e bëjnë mangon një aleat të fuqishëm të bukurisë dhe shëndetit të lëkurës. Por edhe nëse nuk dëshironi ta konsumoni si frutë apo në formë lëngu, ju mund ta përdorni si maskë për fytyrën. Me fetat e mangos krijoni një pure, përziejeni me kos, vendoseni mbi fytyrë për rreth pesëmbëdhjetë minuta, më pas shpërlajeni me ujë të vakët. Prania e disa antioksidantëve në mango lehtëson përpunimin e “mbeturinave” që grumbullon mëlçia. Kështu që konsumimi i rregullt i mangos, ndoshta në formën e lëngut në mëngjes, ndihmon mëlçinë për të kryer këtë funksion themelor për organizmin duke mbrojtur edhe nga rreziku i prekjes nga tumori. Sikurse e thamë më sipër ky frutë ekzotik burim i mirë i vitaminave A dhe C, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar, në të njëjtën kohë ndihmon trupin tonë për t’u mbrojtur kundër infeksioneve të ndryshme, pa qenë e nevojshme të përdorim ilaçe. Një mango mesatarisht përmban 72% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve. Si rezultat konsumimi rregullisht i këtij fruti jo vetëm mbron shikimin, por edhe ndihmon për të parandaluar sytë e thatë dhe verbërinë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, mango shuan etjen. Provoni ta konsumoni atë si lëng të freskët, të përzier me ujë dhe akull, shikoni rezultatin dhe ndihmën që i jep trupit tonë për të ruajtur hidratimin dhe për të parandaluar goditjet e të nxehtit. Përqendrimi i lartë i fibrave dhe pektinës ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit, ndërsa përqindja e lartë e kaliumit (pasi mango përmban 564 mg, 16 % e shumës së rekomanduar ditore të kaliumit) ju lejon të mbani nën kontroll tensionin e gjakut. Enzimat e pranishme në sasi të mëdha në mango lehtësojnë tretjen, ndërsa fibrat (një frutë mbulon 20% të kërkesës ditore për fibra) janë të dobishme për shëndetin e zorrëve , sepse duke vepruar në peristalsi (muret e brendshme të zorrëve) të ndihmojnë në rast të kapsllëkut duke promovuar eliminimin e mbeturinave. Sasia e lartë e hekurit në mango trajton aneminë, tuli i frutës se mangos i shtohet shumë produkteve të fytyrës për shkak të aftësisë që ka për parandalimin e akneve dhe pastrimin e poreve. Mango është edhe një burim i mirë i glutaminës (aminoacid), e cila përmirëson kujtesën dhe rrit përqendrimin. Filloni ditën tuaj me këtë frutë qoftë duke e konsumuar atë të freskët apo në formë lëngu, pasi kështu lehtësoni funksionimin e trurit. Përmban antioksidantë që janë tejet të domosdoshëm për lëkurën, (mes të cilëve lupoel, i cili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene), kripëra minerale, (veçanërisht potasium, kalcium e magnez), si dhe vitaminat A,C dhe E. Prania e disa anti-oksidantëve lehtëson përpunimin e “mbeturinave” që grumbullon mëlçia. Kështu që konsumimi i rregullt i mangos, ndoshta në formën e lëngut në mëngjes, ndihmon mëlçinë. Vitaminat A dhe C, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar, në të njëjtën kohë ndihmon trupin tonë për t’u mbrojtur kundër infeksioneve të ndryshme pa qenë e nevojshme të përdorim ilaçe. Redukton kolesterolin. Përqendrimi i lartë i fibrave dhe pektinës ndihmon për të ulur nivelet e kolesterolit, (pasi mango përmban 564 mg, 16 % e shumës së rekomanduar ditore të kaliumit) Përqindja e lartë e kaliumit ju lejon të mbani nën kontroll tensionin e gjakut.
KERPUDHAT
Përveçse të shijshme,kërpudhat janë nga ushqimet me më pak kalori dhe kanë vlerat e tyre në organizëm! Zvogëlon nivelin e kolesterolit. Enzimat dhe fibrat që përmban, ndihmon në uljen e kolesterolit. Përmbajtja e lartë e proteinës së varfër në energji kontribuon në “shkatërrimin” e kolesterolit të lartë, pasi bëhet tretja e kërpudhave. Veprim mbrojtës nga kanceri i gjirit dhe kancerit të prostatës. Bashkërendimi i acidit linoleik dhe betaglukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror. Përmbajtja në selen ndihmon në pezullimin e qelizave kancerike. Gjithashtu, shumë studime kanë treguar se duke vepruar së bashku me vitaminën E ulin ndjeshëm shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë. Rregullator i sheqerit në gjak. Vlera ushqyese, si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë, ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara. Antibiotikët natyrorë që përmban mbrojnë kundër infektimeve të gjymtyrëve të krijuara për shkak të diabetit. Përmirësim i sistemit imunitar. Ergothionina, një nga antioksidantët natyror më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit. Antibiotikët dhe sidomos Penicilina, po ashtu dhe vitamina A, vitamina C dhe vitamina B kompleks, që gjenden në kërpudhat, forcojnë sistemin imunitar. (Sideropenia anemike) Hekurmungesa në gjak. Hekuri i përfshirë në kërpudha ndihmon në rastet e anemisë. Zvogëlim i presionit të gjakut. Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit (përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut). Aktivitet antibakteriale për shkak të përmbajtjes së bakrit. Seleni që përmbahet në sasi të madhe kontribuon në shëndetin e eshtrave, të thonjve, të flokëve dhe gjithashtu vepron edhe si një antioksidant. Marrje e mjaftueshme kalciumi. Kërpudhat janë të pasura në kalcium, i cili ndihmon për ashte të forta, funksionin e sistemit nervor etj. Kjo është një zgjedhje e mirë për gratë që janë në menopauzë dhe kanë nevoja të mëdha për kalcium. Veprim mjekues: Reishi dhe Shitake japoneze që rriten në pemë përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për më shumë se 2.000 vjetësh jo vetëm për efektet e dobishme, por edhe për shkak të mungesës së efekteve anësore.
DARDHET
Kontrollon peshën trupore – Një ushqim me dardhë mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak si dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndikon për të ulur peshën trupore. Ul presionin e gjakut – Anti oksidantët që përmban dardha ndihmojne edhe në uljen e presjonit të gjakut si dhe goditjeve në tru. Ul kolesterolin – Përmbajtja e lartë e pektinës në frutin e dardhës ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit. Lufton problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla. Lufton osteoporozën – Dardhët përmbajnë nivele të larta të mineralit të borit. Bori ndihmon për të mbajtur kalciumin e kockave. Anti-alergjike – Dardha shpesh nga mjekët rekomandohet si një ushqim anti-alergjik. Një dietë tillë me lëng dardhe rekomandohet veçanërisht për ushqimin e fëmijëve. Aftësitë kuruese të dardhës janë: Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik. Dardhat janë një fryt shumë i pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, rruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2. Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj. Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.
SHEGET
Shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin. Ajo është fryti “shërues” i pasur me antioksidantë, gjithmonë vlerësuar si simbol i shëndetit. Shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror, shkruajnë mediat. Është treguar që edhe doza ditore e ekstraktit të shegës nga i cili më së shpeshti konsumojmë çaj ose pekmez, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterinës. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës te personat e trashë për 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit. Studimet shkencore te ditëve të sotme po hedhin dritë mbi të vërtetat; përse kjo bimë është bërë kaq e dashur deri mitike nga të gjithë popujt e botës!? Që në lashtësi, rreth 3000 vjet më parë, njerëzimi i ka pikasur cilësitë e veçanta të kësaj bime në drejtim të luftimit të sëmundjeve dhe përmirësimit të shëndetit njeriut. Studime shkencore rreth përfitimeve mjekësore nga shega kanë qenë të pakta. Vitet e fundit këto studime janë intensifikuar, shumë shkencëtarë po kryejnë kërkime shkencore, të cilat janë në stadin e epruvetave, të provave në kafshë dhe pak aplikime janë bërë në njerëz. Në kokrrat e shegës është zbuluar një lëndë që quhet punicalagins, një antioksidant që e përmban vetëm shega.
PATATET
Patatet rezultojnë të pasura me vitaminë C, përmes së cilës organizmi jonë bën të mundur riparimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Prania e potasiumit i bën ato shumë të vlefshme në luftën kundër hipertensionit. Fetat e patateve janë të shkëlqyera edhe në rast të djegieve të vogla, ndërsa mielli i patates mund të jetë i vlefshëm për të hidratuar lëkurat e thata. Ndihmojnë jashtëzakonisht aparatin tretës, janë “bashkëpunëtore” kundër formimit të hemorroideve, në rast gastriti apo të ulcerave të stomakut dhe kolitit. Patatet janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse, tejet të këshillueshme për kë vuan nga diabeti. Karbohidratet komplekse në fakt duhet të shpërbëhen në sheqerna të thjeshtë përpara se të jenë gëlltitur që të hyjnë në qarkullim në mënyrë të ngadaltë, për të kontribuar kështu në mbajtjen më të gjatë të glicemisë. Patatet të japin ndjesinë e ngopjes, çka ndihmon në mbajtjen nën kontroll të urisë dhe humbjes së peshës. Prania e shumë vitaminave si vitamina C dhe B-kompleks ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse patatet bëjnë pjesë të pashmangshme në regjimin ushqimor.
LULESHTRYDHET
Plot me vitamina, fibra, kripëra minerale dhe ujë, ky frutë i sezonit konsiderohet aleat i shëndetit sepse na ndihmon të jetojmë shëndetshëm dhe të buzëqeshur. Mbajeni mënd, kush konsumon luleshtrydhe konsiderohet i zgjuar. Sepse ky frut i vogël i kuq përveçse është super i mirë, është minierë e mirëqenies. Rezulton të jetë i pasur me ujë në rreth 90% të tij, pak kalorik. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me vitaminë të grupit C, të cilat forcojnë dhe mbrojnë sistemin imunitar, po kështu me minerale dhe fibra të shumta. Dietologët listojnë pesë arsye për të motivuar konsumimin sa më të shumtë të këtij fruti. Tani është periudha perfekte për t’i konsumuar sepse janë në stinën e tyre dhe luleshtrydhet rriten në mënyrë natyrale, jashtë serave dhe pa plehra kimikë. Në këtë mënyrë përfitoni të gjitha vlerat ushqyese që përmban ky frutë duke konsumuar atë sa më bio. Fillim pranvere e deri në mesin e verës, këshillohet që të blini këtë frutë sepse kjo është periudha në të cilën kultivohen. Nëse luleshtrydhja ka pjesë të bardha ose jeshile, do të thotë se është ende e papjekur; nëse ngjyra është një kuqe e errët, kjo do të thotë që duhet të konsumohen në një kohë të shkurtër, sepse ajo është pjekur mjaft. Sa i takon madhësisë së frutit, më të preferueshme janë ato të madhësisë mesatare sepse janë më të shijshme se sa të mëdhatë. Teksa vendosni të blini këtë frutë në kuti apo paketime të tjera bëni kujdes që ambalazhi të mos përmbajë lagështi apo ndonjë nga frutat të mos jetë prishur, sepse rrezikon të prishë edhe të tjerat shumë shpejt. Nga ana tjetër, mbani mend që luleshtrydhet e ngrira janë po aq të shëndetshme sa ato të freskëta. Ndaj për këtë arsye po listojmë edhe pesë arsye përse duhet t’i konsumojmë.
QEPA E EMBEL
Kur konsumojmë ushqim të shpejtë, gjithmonë i themi jo qepës. Por pavarësisht erës jo dhe aq të këndshme që lë pas, do të ishte më mirë të hiqnim diçka tjetër nga sanduiçi për të lënë aty perimet djegëse. Qepa përdoret gjerësisht në trajtimin ushqimor dhe përbën ingredientin kryesor të kulinarisë. Qepët ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe këshillohet të përfshihet në dietën ushqimore të personave që vuajnë nga diabeti. Qepa ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Në vend të ilaçeve me efekte të shumta anësore, ata që duhet të bëjnë kujdes me kolesterolin mund të konsumojnë qepë, duke e zgjidhur problemin brenda disa ditëve. Qepa eliminon parazitët. Bakteret e dëmshme që hyjnë në trupin e një njeriu normal treten në organizëm, me ndihmën e qepës. Qepa ndikon pozitivisht te astma bronkiale dhe pagjumësia. Ajo ka në përbërje squfur dhe kuercetinë, dy antioksidantë që reduktojnë efektin e toksinave në trup. Qepët janë të pasura me vitaminat A dhe B si dhe minerale si potasium, kalcium, fosfor, selen dhe sodium. Varieteti i kuq i qepës është i njohur për vetitë e theksuara antibakteriale. Nëse përtypim qepë të freskët për tre minuta, eliminojmë të gjitha bakteret në gojën tonë. Gjithashtu, qepa mban në nivele normale qarkullimin e gjakut, duke parandaluar mpiksjen. Hollimi i gjakut zvogëlon mundësitë e goditjes në zemër apo tru. Në rastet e ftohjes, një gotë me lëng qepe e përzier me mjaltë është një ilaç i vërtetë. Një përdorim tjetër i qepës është ai për qëllime kozmetike. Mund të habiteni, por një përzierje e uthullës së bardhe me lëngun e qepës zgjidh problemin e puçrrave në lëkurë.
KUNGUJ DIMEROR
Kungulli është burim i betakarotenit, luteinës dhe zeaksantinës. Këta janë antioksidantë që mbrojnë shëndetin e syve dhe reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të tyre. Pastaj përmban sasi shumë të vogël kalorish dhe është burim i çmuar i vitaminave A dhe C, kjo e fundit e njohur për forcimin e imunitetit, por edhe të sistemit kardiovaskular. Së bashku me carotenoids, në kungull gjendet edhe vitamina E, që premton lëkurë të shëndetshme. Kungulli është edhe burim i mirë i fibrave natyrorë, të cilat ndihmojnë tretjen dhe metabolizmin e trupit. Përveç kësaj, përmban vitamina të tjera ushqyese dhe minerale: Kalium, magnez dhe vitaminë B5 janë gjetur në tulin e kungullit.