Pa dyshim, të flini mjaftueshëm është një nga aspektet më të rëndësishme për shëndetin te njerëzit. Për fat të keq, shumica vuajnë nga mungesa kronike e gjumit-35% e popullsisë theksojnë që ata bëjnë më pak se 7 orë gjumë gjatë natës. “Qendra për kontrollin e sëmundjeve” e quajti mungesën e gjumit një epidemi të shëndetit publik, e për një arsye të mirë.
Rreth 40% e të rriturve vuajnë nga insomia, sipas “National Sleep Foundation”. Kjo nuk është një surprizë në fakt, veç imagjinojeni sa njerëz në botë kanë stres të vazhdueshëm. Kur nata bie, të flini gjumë apo të relaksoheni është një sfidë më vete.
Përpos të gjitha problemeve që kemi, ne sërish mund të përshtatemi me një program më të mirë gjumi dhe të mësojmë të ri-programojmë mendjet tona për gjumë. Mendojeni pak-si fëmijë, me shumë mundësi do të flinit gjumë pa u menduar dy herë; megjithatë, si të rritur, kemi aq shumë gjëra për të menduar, saqë se konsiderojmë gjumin si prioritet. Të rriturit kanë nevojë për një sasi orësh gjumi ndryshe nga fëmijët.
Për sa orë gjumi keni nevojë, duke marrë parasysh moshën tuaj?
Fëmijët kanë më shumë nevojë për gjumë sesa të rriturit; por me përdorimin e shumtë të teknologjisë, shumë njerëz të moshave të ndryshme vuajnë nga mungesa e gjumit.
Më poshtë do të gjeni se sa orë gjumë ju duhen sipas moshës që keni (National Sleep Foundation):
0-3 muaj —– 14-17 orë
4-11 muaj——-12-15 orë
1-2 vjeç ——-11-14 orë
3-5 vjeç——–10-13 orë
6-13 vjeç——9-11 orë
14-17 vjeç—-8-10 orë
18-25 vjeç—–7-9 orë
26-64 vjeç—-7-9 orë
Mbi 65 vjeç —7-8 orë