Shkaqet dhe faktoret qe cojne ne obezitet

Shkaqet dhe faktoret qe cojne ne obezitet

Shkeputur nga “ Si te dobesohemi” Anila Kalleshi
Shkaqet e mbipeshës
Dikush mund të mendojë nëse dhjamosja është trashëgimi apo fryt i mjedisit. Trupi i njeriut vetvetiu depoziton kalori të tepërta që t’i shfrytëzojë në rast nevoje për të ardhmen. Një ndër shkaqet kryesore të dhjamosjes mbetet mënyra e jetesës. Zakonisht mbipesha shkaktohet nga marrja e më shumë kalorive sesa trupi harxhon. Genet mund të krijojnë terrenin për mbipeshë ose dhjamosje, por në fund të fundit pesha varet nga ushqimi dhe nga lëvizjet që kryen gjatë gjithë kohës individi, kur për një kohë të gjatë merren kalori te tepërta, bëhet një jetë sedentare ose kombinohen të dyja bashkë. Kjo çon në dhjamosje. Trashëgimia gjenetike nuk do të thotë se medoemos individi duhet të jetë i dhjamosur. Ajo që përcakton perfundimisht peshën , është përzgjedhja e ushqimit të pasur me vitaminat e duhura, zgjedhja e cilësisë së ushqimit si dhe aktiviteti fizik.
Faktorët që ndikojnë në obezitet
· Mosha – dhjamosja te burrat rritet në moshën deri në 60 vjeç , kurse tek gratë rritet me kalimin e moshës .
· Raca dhe vendi – tek Kaukazianët e SHBA-së obeziteti përbën rreth 20 % të tyre , ndërsa në Kaukazianët e Europës janë të prekur rreth 40 % të tyre , në Kongo 12 % , në Kinë 7.2 % në Indi 35 % .
· Gjëndja ekonomiko-shoqërore : në vëndet e zhvilluara me të ardhura të mira ekonomike shpeshtësia e obezitetit është shumë e madhe. Martesa është parë si faktor për shtimin në peshë . Zakone të ndryshme , mungesa e ushtrimeve muskulore , përdorimi i pijeve alkolike , përdorimi i duhanit janë faktorë të mbipeshës .
· Shkaqet e obezitetit : marrja më e madhe e energjisë nga ushqimet në krahasim me ata që kanë konsum më të madh d.m.th. rriten kaloritë ushqimet e ndryshme janë të shijshme më shumë , kështu rritet sasia e yndyrnave .
· Faktorët gjenetike : në shumicën e rasteve me obezitet, të paktën njëri nga prindërit ka qënë obez .
· Dëmtimet endokrine : obeziteti në shumicën e rasteve shoqërohet nga : hiperinsulinemia .
error: Nuk lejohet kopjimi!