Shenjat dhe simptomat e alergjisë sezonale

Shenjat dhe simptomat e alergjisë sezonale

Simptomat e alergjisë varen nga pjesë të trupit që janë “targetuar” për përgjigje imunitare. Për shkak se inflamacioni alergjik fillon me një reagim ndërmjet alergjenëve sezonale dhe anti-trupave IgE të prodhuara nga sistemi imunitar, ato zona që ndërhyjnë në mënyrë direkte në mjedisin tuaj, si trakti i frymëmarrjes (hunda, fyti dhe mushkëritë) dhe lëkura, janë zonat që targetohen më shpesh.

 

 

 

Simptomat më të zakonshme

Simptomat e hundës përfshijnë tështimat, hundët e bllokuara dhe që rrjedhin si dhe kruarje në hundë. Përfshirja e sinuseve mund të prodhojë dhimbje të fytyrës apo dhimbje koke. Alergjia e tubave bronkiale dhe mushkërive prodhon kollitje (të thatë ose të lagur), tështima dhe shkurtime në frymëmarrje (si astma). Kur lëkura bëhet “shënjestër”, simptomat përfshijnë kruarje, skuqje, ënjtje ose pucrra (ekzema). Pucrrat e ekzemës shfaqen më së shumti në bërryla apo gjunjë, por mund të përfshijë cdo zonë të trupit. Sytë shpesh janë të përfshirë në alergjitë sezonale me kruarje, djegie, lotim, skuqje dhe ndonjëherë ënjtje të kapakëve. Këto simptoma janë të lidhura shpesh me gjumin e dobët dhe lodhjen. Përpos emrit, shfaqja e temperaturës nga alergjitë sezonale është tepër e rrallë. Alergjitë sezonale mund të ndikojnë në mënyrë direkte në funksionin njohës dhe performancën fizike, sipas eksperimenteve të zhvilluara në SHBA dhe Europë. Në një studim, njerëzit me alergji ndaj polenit u testuan jashtë sezoni para ose pas ekspozimit të polenit ndaj të cilëve ata ishin alergjikë. Dëmtimi i prodhuar nga ekspozimi i polenit ishte e barabartë me atë që shihet në një nivel të alkoolit në gjak prej 0.05 për qind, të cilin shumica e njerëzve e marrin pas dy koktejleve. Në një eksperiment të ngjashëm në mesin e veteranëve të SHBA, ekspozimi ndaj polenit kishte një ndikim të madh negativ në vigjilencën dhe kohën e reagimit si dhe ulte efikasitetin e kujtesës së punës dhe shpejtësinë e arsyetimit dhe llogaritjes. Efekti ishte i krahasueshëm me marrjen e një ilaci qetësues. Por nuk ishte efekti i ilacit. Ishte efekt i drejtpërdrejtë i vetë alergjisë. Nga perspektiva e shëndetit publik dhe sigurisë, alergjia e polenit është një sëmundje serioze që prek rreth 500 milionë njerëz në mbarë botën dhe rreth 30 milion njerëz në SHBA. Pra duhet të merret seriozisht.

 

Dallimi mes alergjisë dhe infeksionit

Dallimi mes alergjisë dhe infeksionit bazuar në shkaqet e simptomave është i rëndësishëm pasi trajtohen ndryshe. Temperatura nuk është shumë e zakonshme te alergjitë, por shpesh shoqëron infeksionet virale dhe bakteriale. Me alergjitë e hundës, rreshtimi i hundës shpesh është i ënjtur apo i zbehtë ose pak cianotik (i ngjyrosur me ngjyrë të kaltër) dhe sekrecionet e hundës janë të lëngshme dhe të qarta. Kjo e dallon alergjinë e hundës nga një ftohje virale, në të cilën rreshtimi i hundës është zakonisht i skuqur dhe duket i inflamuar.

 

Me alergji të sinusit, pikat janë të qarta, nëse është një infeksion sinusi, pikat që rrjedhin nga hunda janë të trasha dhe më ngjyrë të verdhë apo jeshile në pamje. Me bronkit alergjik, çdo mukus i prodhuar nga kollitja është zakonisht i pastër dhe i trashë në konsistencë. Me një infeksion bronkial, mukusja ka si tendencë të jetë e trashë dhe e errët, me një ngjyrë që mund të variojë nga e verdhë në të gjelbër ose gri. Pucrrat e ekzemës zakonisht janë të thata vetëm nëse nuk ndodh një infeksion sekondar, në rastin e të cilit mund të njomet ose të ketë një kore të ngjyrosur ngjyrë mjalti.

 

 

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!