Shenja dhe simptoma të alergjisë ndaj hudhrës

Shenja dhe simptoma të alergjisë ndaj hudhrës

Janë shumë lloje alergjenësh që mund të shkaktojnë reagim fizik në trupin tuaj, megjithatë alergjitë ushqimore mund të jenë nga më të rrezikshmet pasi alergjeni konsumohet. 6-8% e fëmijëve nën moshën 3 vjec dhe rreth 4% e të rriturve kanë një lloj të alergjisë ushqimore. Alergjenët e zakonshëm ushqimorë përfshijnë qumësht, shellfish, kikirikë dhe vezë por dhe ushqime të tjera, si hudhra, mund të shkaktojnë reagime të buta deri në seriozë në varësi se si trupi juaj përgjigjet ndaj saj.

Lëkura

Një mënyrë se si trupi juaj mund të sinjalizojë që është alergjik ndaj hudhrës është se si lëkura reagon në kontakt me ushqimin. Reagimet më të zakonshme alergjike në lëkurë përfshijnë ënjtjen, pucrrat dhe kruarjet. Këto reagime në lëkurë variojnë në se sa e rëndë është alergjia që ju keni ndaj hudhrës dhe sasisë ndaj së cilës jeni të ekspozuar.

Enjtja

Përpos lëkurës, ënjtja mund të ndodhë në fytyrë, buzë, gojë, gjuhë dhe fyt në reagimin e ekspozimit ndaj hudhrës. Në disa raste ënjtja mund të jetë e rëndë dhe ndikon në aftësinë tuaj për të marrë frymë. Kjo mund të cojë në vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh, për shkak të mungesës së oksigjenit në trup.

Reaksione të tretjes

Simptomat e një reaksioni alergjik ndaj hudhrës gjithashtu mund të ndihet dhe në traktin tretës pasi ushqimi kalon në trup. Këto simptoma mund të përfshijnë të vjellja, dhimbje barku, diarre dhe të përziera. Këto simptoma zakonisht ndodhin brenda disa minutave pasi keni ngrënë ushqimin, thekson “The Journal of the American Medical Association”.

Anafilaksia

Reagimi më i ashpër që mund të ndodhë nga një alergji ndaj hudhrës është anafilaksia. Shumë njerëz që kanë një alergji ushqimore kurrë nuk do të përjetojnë anafilaksi, por nëse keni një histori familjare të një reagimi të tillë, ose nëse e keni përjetuar më parë, jeni në rrezik. Simptomat e anafilaksisë përfshijnë një rënie të dukshme të presionit të gjakut, vështirësi frymëmarrjeje për shkak të ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes, pulsit të rritur, marrje mendsh dhe gjendjen e të fiktit. Anafilaksia duhet të trajtohet menjëherë pasi ajo mund të shkaktojë gjendje kome ose të ketë pasoja vdekjeprurëse.

error: Nuk lejohet kopjimi!