SHEGET DHE VLERAT E TYRE USHQYESE. JA PSE JU DUHET T’I KONSUMONI

SHEGET DHE VLERAT E TYRE USHQYESE. JA PSE JU DUHET T’I KONSUMONI

Sheget jane nje nga frutat me te shendetshme ne Toke. Studimet kane treguar qe ato sjellin shume benefite shendetesore, sidomos ne reduktimin e rrezikut per shfaqjen e semundjeve te ndryshme.

Me poshte do te gjeni disa perfitimet shendetesore te shegeve:

-Sheget jane te pasura me vlera ushqyese shume te rendesishem, Ato  kane nje profil nutrientesh mjaft impresiv-nje kupe (174 mg) permban:

-Fiber: 7 gram
-Proteina: 3 gram
-Vitamina C: 30% e sasise se rekomanduar ditore
-Vitamina K: 36% e sasise se rekomanduar ditore
-Folate: 16% e sasise se rekomanduar ditore
-Kalium: 12% e sasise se rekomanduar ditore.


Por gjithashtu eshte nje frut shume i embel, pasi nje kupe permban 24 gr sheqer dhe 144 kalori.

-Sheget permbajne perberje me veti te fuqishme medicinale
Sheget kane ne permbajtje substanca unike qe jane pergjegjese per shume nga benefitet shendetesore qe shega sjell.

-Sheget kane veti impresive anti-inflamtore
Inflamacioni kronik eshte nje nga shkaqet qe con ne shfaqjen e shume semundjeve kronike. Kjo perfshin: semundjet e zemres, kancerin, tipin 2 te diabetit, semundjen Alzheimer dh madje edhe obezitetin.

-Sheget mund te luftojne kancerin e prostates
Kanceri i prostates eshte nje nga llojet qe prek me se shumti meshkujt.
Studimet laboratorike sugjerojne qe ekstrakti i sheges mund te ngadalesoje perhapjen e qelizave kanceroze madje dhe te nxise “vdekjen” e qelizave kancerogjene.
Pra me pak fjale, provat paraprake tregojne qe lengu i sheges mund te jete mjaft beneficial per meshkujt te cilet jane t e prekur nga kanceri i prostates, duke ndikuar ne parandalimin e perhapjes se metejshme te kancerit si dhe duke ulur shanset qe personi i prekur te vdese.Por studime te metejshme jane te nevojshme.

-Sheget gjithashtu mund te sjellin benefite edhe per personat e prekur nga kanceri i gjirit
Kanceri i gjirit eshte nje llojet qe prek me se shumti femrat. Ekstrakti i sheges mund te ndaloje riprodhimin e qelizave kancerogjene.
Megjithate, provat per momentin jane te limituara ne studimet laboratorike. Me shume studime jane te nevojshme.

-Sheget mund te ulin presionin e gjakut
Presioni i larte i gjakut (Hipertensioni) eshte nje nga shkaqet qe con ne infarktet e zemres dhe goditjet. Ne nje studim, njerezit me hipertension kishin nje reduktim te dukshem te presionit te gjakut pasi kishin konsumuar 150 ml leng shege ( te fresket) cdo dite per dy jave. Studime te tjera kane gjetur efekte te ngjashme, sidomos per presionin sistolik te gjakut.

-Sheget ndihmojne ne luftimin e artritit dhe dhimbjes se nyjeve
Artriti eshte nje nga problemet shendetesore me te perhapura ne shtetet perendimore. Ka shume lloje, por shumica perfshijne disa forma inflamacioni ne nyje.
Per shkak se perberjet bimore ne shege kane efekte anti-inflamatore, ato mund te ndihmojne ne trajtimin e artritit. Interesante eshte fakti qe ka disa studime laboratorike qe sugjerojne qe ekstrakti i sheges mund te bllokoje enzimat qe njihen qe demtojne nyjet te njerezit me osteoartrit. Ky estrakt ka treguar gjithashtu qe lehteson artritin te minjte, por provat e testuara te njerezit jane shume te limituara deri tani.

-Lengu i sheges mund te ule rrezikun per semundjen e zemres
Semundjet e zemres jane shkaku me i zakonshem per vdekjet e parakohshme kudo ne bote. Nje semundje e komplikuar, qe ka shume faktore te ndryshem. Acidi Puninik, acidi yndyror kryesor te sheget , mund t’ju mbroje nga semundjet e zemres ne shume hapa te procesit te shfaqjes se tyre. Ne nje studim 4-javor te 51 njerez me nivele te larta trigliceridesh treguan qe rreth 800 mg vaj te farave te sheges cdo dite, uli ne menyre te konsiderueshme trigliceridet dhe permiresoi raportin trigliceride-HDL.

Nje tjeter studim pa efektet e lengut te sheges te njerezit me tipin 2 te diabetit dhe kolesterolin e larte. Ata pane reduktim te dukshem ne kolesterolin e keq “LDL”, si dhe permiresime te tjera.
Ne fund, nje analize kerkimore doli ne perfundimin qe lengu i sheges redukton presionin e larte te gjakut, i cili eshte nje nga faktoret kryesore qe cojne ne shfaqjen e semundjeve te zemres.

-Sheget ndihmojne ne luftimin ndaj infeksioneve bakteriale dhe fungale
Perberjet bimore ne shege mund te ndihmojne ne luftimin e mikroorganizmave te demshem.
Per shembull, ato kane treguar qe mund te “mposhtin” disa lloje bakteriesh si edhe majane e Candida albicans.
Efektet anti-bakteriale dhe anti-fungale mund t’ju mbrojne kundrejt infeksioneve dhe inflamacioneve ne goje.

-Sheget mund t’ju ndihmojne ne permiresimin e memories
Ka disa prova qe sheget mund te permiresojne kujtesen. Nje studim te pacientet qe kishin bere operacion, zbuloi qe 2 gr ekstrakt shege parandalonte deficitet ne memorie pas kirurgjise. Nje tjeter studim te te rriturit 28 vjecar me ankesa lidhur me memorien zbuloi qe 237 ml leng shege cdo dite, permiresoi dukshem memorien verbale dhe vizuale.


Studimet te minjte gjithashtu sugjerojne qe shega mund te ndihmoje ne luftimin e semundjes se Alzheimer.

Sheget jane nje nga frutat me te shendetshme ne planet, te paketuara me nutriente dhe perberje bimore te fuqishme. Ato kane nje sere benefitesh ku perfshihen: mund te reduktojne rrezikun e shume semundjeve serioze perfshire semundjet e zemres, kanceri, artriti dhe gjendje te tjera inflamatore si dhe ndihmojne ne permiresimin e kujteses dhe performances se ushtrimeve. Nese doni te merrni sa me shume benefite nga shega, eshte mjaft e thjeshte: Ose hani farat/kokrrat qe gjenden brenda frutit ose pini lengu e sheges.

error: Nuk lejohet kopjimi!