Sëmundjet e zemrës – ushqyerja

Sëmundjet e zemrës – ushqyerja

Sëmundjet e zemrës përfshijnë rreth 30 gjendje kardiovaskulare që mund të grupohen në pesë kategori kryesore.Sëmundjet koronare i referohen arteriosklerozës ose forcimit të arterieve. Sëmundjeve të muskujve të zemrës u referohen si kardiomiopati. Shtrëngimi/bllokimi i zemrës i referohet një gjendjeje që shkaktohet nga paaftësia e zemrës për të pompuar një sasi adekuate gjaku. Crregullimet e valvulave përfshijnë prolapsin e valvulës mitrale. Aritmia i referohet çrregullimeve të ritmit të zemrës.  Sëmundjet kardiovaskulare janë një fenomen modern i ditëve të sotme. Në fillim të shekullit 20, sëmundjet kardiovaskulare ishin kaq të rralla, saqë pothuajse nuk njihej fare si fenomen. Në ditët e sotme, falë të gjitha efekteve anësore që kanë ardhur bashkë me zhvillimin e shoqërisë modern ( prsh ndotja, kimikatet, ushqimet e përpunuara, stresi etj), dhe përpos teknologjisë së avancuar mjekësore, ne kemi më shumë se 50% shanse për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Në fakt, 50 milionë amerikanë vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, një sëmundje e cila merr më shumë se 1 milionë jetë çdo vit.

Statistikat e publikuara nga “American Heart Association” në 2004 treguan që 50% e meshkujve dhe 64% e femrave që kanë vdekur papritur nga një sëmundje zemre, nuk kanë pasur më parë simptoma. Kjo është arsyeja pse kjo sëmundje referohet si “vrasëse e heshtur”.

Disa nga simptomat e sëmundjeve të zemrës përfshijnë probleme frymëmarrjeje, puls apo ritëm të parregullt zemre, dhimbje kraharori që largohet kur pushoni, probleme me tretjen, një ndjesi shtrënguese në fyt, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje stomaku, përzierje dhe të vjella, marrje mendsh, dhimbje koke, lodhje e pazakontë dhe dhimbje ose mpirje në krahë, shpinë, qafë apo kraharor. Ekzaminimet vjetore mjekësore si dhe raportimi i këtyre simptomave pranë një mjeku mund të çojë në test të saktë dhe diagnostikim e trajtimi të hershëm.

Arteriet e bllokuara dhe kolesteroli i lartë mendohet të jenë shkaqet kryesore të problemeve me zemrën, por megjithatë studimet e fundit kanë treguar që gjysma e atakëve në zemër ndodh te individët me nivele normale kolesteroli dhe presioni gjaku.

Infeksionet bakteriale besohej se ishin shkaku kryesor i sëmundjeve të zemrës, diku te para 100 vjetësh. Provat tashmë tregojnë që bakteria “Chlamydia pneumoniae” gjendet në përqëndrime të larta në gjakun e individëve që kanë vuajtur nga një atak në zemër.

Një tjetër faktor i sëmundjeve të zemrës janë nivelet e larta në gjak të amino-acidit homocisteinë. Për të parandaluar sëmundjet e zemrës për shkak të homocisteinës së tepërt, rekomandohet suplementimi i vitaminës B dhe acidit folik.  Parandalimi kërkon rigjallërimin e funksionit të sistemit imunitar për të forcuar imunitetin ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale, si dhe të bëni disa ndryshime dietike dhe në stilin e jetesës. Shmangni duhanpirjen, humbni peshën e tepërt, shmangni yndyrnat shtazore, vajërat e gatuar, ushqimet e fast-food si dhe ushqimet e përpunuara që janë të tejmbushura me kimikatë; të gjitha këto hapa ndihmojnë në eliminimin e inflamacionit dhe në reduktimin e masës toksike. Të reduktoni stresin dhe të kryeni mjaftueshëm aktivitet fizik ndihmon në forcimin e sistemit kardiovaskular dhe në eliminimin e toksinave.

Shumë njerëz fillojnë të shqetësohen për shëndetin e tyre kardiovaskular, vetëm pasi kalojnë të 40-tat. Ata kanë raportuar që disa shenja të problemeve kardiovaskulare janë shfaqur që në vitet e adoleshencës. Së fundmi, shkencëtarët nga “Cleveland Clinic Foundation” zbuluan se një në gjashtë adoleshentë, të cilët vdiqën në aksidente dhe zemrat e tyre u përdorën për transplante, kanë pasur shenja të hershme të bllokimit të arterieve. Doktorët analizuan autopsitë të bëra te të rinjtë që vdiqën nga shkaqe që nuk lidhen me sëmundjet,  dhe vunë re vija yndyrore në arteriet e këtyre fëmijëve apo adoleshentëve. Situata aktuale është një makth: çfarë do të ndodhë me brezin e ardhshëm, nëse ky trend vazhdon në këto ritme?

Të gjitha këto tregojnë qartë që sëmundjet e zemrës janë një gjendje progresive që kërkojnë shumë kohë për t’u zhvilluar. Forma më e zakonshme dhe më e përhapur e sëmundjeve të zemrës është ateroskleroza: forcimi i arterieve. Ateroskleroza shkaktohet nga shumë faktorë kompleksë  së bashku me homocisteinën. Rezultati përfundimtar është formimi i një pllake, e cila akumulohet brenda mureve arterialë dhe bllokon rrjedhën e gjakut.

Pllaka (ateroma) është më së shumti e kompozuar nga metale të rënda, inde fibroze, kolesterol dhe kalcium. Pasi kjo pllakë trashet vazhdimisht, diametri brenda kësaj pllake bëhet i “paudhë”, ndërkohë që redukton qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, duke përfshirë zemrën dhe trurin. Sipas studimit që përmendëm më lart të “Cleveland”, studiuesit gjithashtu ekzaminuan  donatorët 41-50 vjeç dhe 26-36 pjesëmarrës patën bllokime në arterie. Kjo është më shumë se 70%. Mund ta imagjinoni sa mund të jetë përqindja te një grupmoshë më e vjetër?

Akumulimi i masës çon drejt atakëve në zemër, në goditje dhe në disa raste amputim të ekstremiteve. Atakët në zemër shkaktohen nga mpiksjet e gjakut në arteriet koronare, ndërkohë që goditjet shkaktohen nga një bllokim apo ndërprerje e gjakut në tru.

Pllakat bllokuese në enët e gjakut reduktojnë rrjedhjen e gjakut, dhe “ngordhin urie” organet vitale për oksigjen dhe lëndë ushqyese të tjera. Muret qelizore bëhen të brishta duke lejuar kalciumin e tepërt, natriumin dhe elementë të tjerë të hynë. Kur kalciumi akumulohet në një pikë kritike, formon një si lloj depozite. Këto kalcifikime shpesh mund të shihen me anë të rrezeve-x. Metabolizmi jo-i duhur i kalciumit mund të shkaktojë atakë në zemër dhe të tjera arterie shkojnë në spazma, duke reduktuar rrjedhën e gjakut në organet vitale.
Lista e problemeve që sjellin sëmundjet arteriale është vërtet e gjatë dhe aspak surprizuese pasi dihet që gjaku i oksigjenuar është absolutisht i nevojshëm për funksionimin e duhur të çdo organi.

Madje dhe sëmundjet që shkaktohen nga faktorë të tjerë që reduktojnë rrjedhjen e gjakut, janë të shkaktuara nga ateroskleroza. Shembulli kryesor është sëmundja e Alzheimer. Sëmundja e Alzheimerit mimikohet nga ateroskleroza e thjeshtë e arterieve dhe arteriolave që furnizojnë trurin. Diabeti shpesh herë përkeqësohet kur rrjedhja e gjakut në pankreas reduktohet. Një furnizim i dobët i gjakut mund të jetë përgjegjës për një prodhim të dobët të enzimave tretëse nga pjesa ekzokrine e pankreasit, duke shkaktuar probleme në tretje.  Mungesa e sasisë adekuate të gjakut që rrjedh në stomak dhe në zorrë të vogla , shkakton tretje të dobët. Shkakton ngadalësim të zorrës së trashë dhe si rezultat shfaqen dhe sëmundje të zorrës së trashë.
Furnizimi i reduktuar i gjakut në veshka rezulton në çlirim jo-të rregullt të angjiotensinës (një nga tre hormonet polypeptide, një nga të cilat është vaso-konstriktues i fuqishëm, ai funksion në trup që kontrollon presionin arterial). Kjo nxit hipertensionin nëpërmjet sistemit vaskular. Nyjet, në veçanti ato që gjenden në fundshpinë, bëhen të inflamuara dhe sjellin dhimbje, kur një reduktim i rrjedhës së gjakut ndodh. Arterioskleroza luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e artritit në pjesë të ndryshme të trupit. Efekti në ekstremite mund të jetë diçka e vogël si duar dhe këmbë të ftohta, ose gangrenë të rëndë në raste të avancuara.

Gjithashtu mund të ketë dhe shumë probleme që lidhen me arteriosklerozën dhe aterosklerozën. Impotenca mund të shkaktohet nga një reduktim i rrjedhës së gjakut në penis për shkak të arteriolave të bllokuara. Tumorët kancerogjenë shfaqen më shpejt kur gjaku që rrjedh në indet e prekura nuk është voluminoz sa ç’duhet. Kur qarkullimi është i pamjaftueshëm ndaj qelizave përkatëse imune, sistemi imunitar dobësohet në mënyrë drastike. Lista e dhimbjeve, parehative dhe sëmundjeve të shkaktuara, ose të përkeqësuara nga ateroskleroza është e pafundme. Megjithatë, kjo sëmundje ka efektin më të fortë në zemër, duke shkaktuar “angina pectoris” (dhimbje kraharori që e ka origjinën n zemër) dhe eventualisht infarkt e me shumë mundësi në vdekje.

Një person duhet të bëjë pothuajse çdo gjë për të shmangur përkeqësimin e gjendjes. Me një dietë të shëndetshme dhe me vitaminat, suplementet e duhura pa përjashtuar dhe ushtrimet fizike, dhe në shumë raste sëmundjet e zemrës mund të parandalohen. Kleçka e vetme është që njerëzit duhet t’i vënë re këtyre shenjave në moshë të re.

Po ata që nuk hanë si duhet dhe që nuk ushtrohen që fëmijë , por që duan të shmangin sëmundje të tilla çfarë duhet të bëjnë? Ja disa sugjerime:

Ushtrimet

Kurrë nuk është vonë për t’u ushtruar. Ka një reduktim të rrahjeve të zemrës te njerëzit të cilët më parë nuk janë ushtruar rregullisht dhe tashmë kanë mbaruar rreth 18 javë të një programi stërvitor/ecjeje. Ushtrimet fizike asistojnë në humbje peshe, në forcimin e muskujve të zemrës, në përmirësimin e rrjedhës së gjakut, në reduktimin e presionit të lartë të gjakut dhe në rritjen e niveleve të kolesterolit HDL duke ulur nivelet e kolesterolit LDL. Në 2005, “The Journal of the American College of Cardiology” tregoi që madje një sesion i vetëm stërvitor përmirëson shëndetin e enëve të gjakut me 25%! Gjatë kontraktimit të muskujve, trupi prodhon një nënprodukt metabolik që quhet acidi laktik. Për të prodhuar këtë nën-produkt , duhet të ushtroheni rregullisht (3-5 herë në javë).

Kur u rekomandoni ushtrime fizike klientëve tuaj, sigurohuni që ata të dinë që sipas “British Heart Foundation”, njerëzit të cilët nuk ushtrohen janë dyfish më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës sesa ata që ushtrohen rregullisht. Nëse njerëzit që ushtrohen përjetojnë një atak në zemër, rreziku për të vdekur përgjysmohet në krahasim me ata që nuk ushtrohen rregullisht.

Dieta e zgjuar për zemrën
Ndryshimet dietike mund të jenë mjaft beneficiale për të parandaluar sëmundjen e zemrës dhe të arterieve. Studimet kanë treguar, që përshembull, totali i yndyrnave nuk është shkaku kryesor  për sëmundjet e zemrës koronare. Megjithatë llojës së yndyrnës së konsumuar është një faktor i rëndësishëm. Acidet trans-yndyrore (si margarina) rrisin kolesterolin LDL dhe reduktojnë kolesterolin HDL. (Kolesteroli i lartë mund të mos shkaktojë një sëmundje zemre por mund të jetë një faktor kontribues.)

Udhëzimet dietike që duhen ndjekur:
-Pjesa kryesore e dietës së një individi duhet të konsistojë në fruta të freskëta, perime, sojë dhe drithëra të plota.
-Ushqimet e shpejta dhe të përpunuara në çdo formë duhen shmangur. Shtuesit ushqimorë, konservuesit dhe ngjyruesit janë thelbësore për shëndetin tuaj.
-Ushqimet organike (që nuk përmbajnë pesticide, herbicide, steroide dhe antibiotikë), duhet të konsumohen sa më shumë të jetë e mundur.
-Konsumi i yndyrës duhet të reduktohet, sidomos yndyrnat shtazore, ushqimet e skuqura dhe vajërat pjesërisht të hidrogjenizuar. Margarina është veçanërisht e dëmshme.
-Karbohidratet komplekse si fasulet, faret, patatet, dhe drithërat e plota janë zgjedhje të mira ushqimore.
-Marrja e fibrave duhet të rritet nga konsumimi i frutave të freskëta, perimeve me gjethe jeshile, drithërave të plota dhe përzierjet me fibra të një cilësie të lartë që janë të paketuara (zgjedhjet më të mira kombinojnë fibrat e tretshme me ato të patretshme).
-Përdorni vajërat e mono-të pangopura (si vaji i ullirit ekstra i virgjër), vajërat omega-3 (nga peshku) dhe vajërat omega-6 që rekomandohen në moderim. Vajërat duhet të jenë të freskët. Vajërat rancid mund të jenë vdekjeprurës.
-Konsumimi i mishit, tabakosë, alkooli dhe sheqeri duhet të reduktohen-pasi ato kontribuojnë në dëmin e radikalëve të lirë. Për shembull, sheqeri mund të dëmtojë fshikëzën dhe të ndërhyjë në funksionimin e duhur të zorrëve. Kjo mund të çojë në reduktim të absorbimit të nutrientëve antioksidues të fibrave të tretshme si vitamina E dhe rritjen e absorbimit të radikalëve të lirë. Në 1940 dhe 1950, studiuesit Yudkin dhe Lopez zbuluan një lidhje ndërmjet konsumit të sheqernave të rafinuara dhe sëmundjeve të zemrës. Ata zbuluan se konsumimi i sheqerit ul rezistencën e trupit ndaj bakterieve, viruseve dhe majasë, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion si në zemër ashtu dhe në arterie. Sheqeri i tepërt çon në mangësi në kompleksin e vitaminave B, që nevojiten për arterie të shëndetshme.

Mbështetja nutricionale
-Koenzima Q10: 50-100 mg tre herë në ditë (për të rritur oksigjenimin e indeve të zemrës; gjithashtu ka treguar që parandalon ri-shfaqjen e atakut në zemër për ata që e kanë përjetuar)
-Përzierje kalciumi/magnezi: Siç udhëzohet (për funksionim të duhur të muskujve kardiakë, format çelate funksionojnë më së miri).
-Hudhra: 2 kapsula tre herë në ditë (për të ulur presionin e gjakut dhe për të holluar gjakun)
-L-karnitinë: 500 mg dy herë në ditë me një stomak bosh me 50 mg vitaminë B6 dhe 100 mg vitaminë C për absorbim më të mirë ( ndihmon në reduktimin  e niveleve të yndyrës dhe triglicerideve në gjak), rrit oksigjenimin dhe tolerancën ndaj stresit)
-Kalium: 99 mg çdo ditë (për balancë elektrolitesh, sidomos kur merrni kortizon ose mjekime për presionin e gjakut).
-Selen: 200 mcg çdo ditë (mangësitë e tyre lidhen me sëmundjet e zemrës.
-Vitamina E: 800-1000 IU çdo ditë, duke përdorur një rritje graduale; mjekimet anti-koagulante nuk duhet të kalojnë 400 IU çdo ditë (forcon sistemin imunitar dhe muskujt e zemrës, përmirëson qarkullimin dhe ndihmon në shkatërrimin e radikalëve të lirë; duhet të përdoren vetëm nën mbikqyrjen e një mjeku).
-Vitamina C me bioflavonoide: 1000 mg 3 herë në ditë (për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare)
-Vitamina B1: 50 mg çdo ditë (mangësia e kësaj vitamine në muskujt e zemrës çon në sëmundjet e zemrës)
-Vitamina B3: 50 mg çdo ditë, nuk duhet të merret nga ata që kanë çrregullime mëlçie, ose presion të lartë gjaku (ul kolesterolin dhe përmireson qarkullimin)
-Kompleksi i vitaminave B: 50 mg 3 herë në ditë krahas vakteve
-Melatonina: 300 mcg çdo ditë, përpara orarit të gjumit (një antioksidant i fuqishëm që mund të parandalojë goditjet dhe ndihmon në gjumë të rehatshëm).

Barnat herbale
Barnat herbale si efedra (ephedrine/ma huang) ose jamballi duhen shmangur pasi shkaktojnë një rritje në presionin e gjakut. Të tjera barna herbale që mund të sjellin benefite në sistemin kardiovaskulare përfshijnë:
-Citrinë (bioflavonoide): Siç udhëzohet nga mjeku (për të luftuar radikalët e lirë)
-Kohosh-i i zi : 40-200 mg çdo ditë, nuk përdoret gjatë shtatzanisë (për shkak të vetive anti-inflamatore)
-“Butcher’ broom: 7-11 mg çdo ditë (rrit tonin venoz dhe forcon kapilarët)
-Pluhur i kuq/djegës: 500-2000 mg  (rrit qarkullimin përgjatë trupit)
-Xhinsengu: 100-500 mg çdo ditë; nuk mund të përdoret nga ata me presion të lartë gjaku (tonik i shkëlqyer me veti antioksiduese, gjithashtu ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit LDL)
-Manaferra Haëthorn: 200-500 mg që merret dy-tre herë në ditë (tonik zemre, ndihmon në hollimin e enëve të gjakut)
-Gotu Kola: 250-1000 mg çdo ditë (me veti anti-inflamatore dhe forcuese të venave)

Terapia e çelation-it
Një nga trajtimet më efektive dhe më popullore si dhe një terapitë që përdoret më së shumti për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare quhet terapia e çelation-it. Një mënyrë shumë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar arteriet nga pllakat vdekjeprurëse.  Fjala “çelation” vjen nga një fjalë greke që do të thotë “mbërthim me kthetra”. Komponentët e terapisë së çelationit ndihmojnë në “kapjen” e përbërësve të dëmshëm dhe i eliminojnë nga sistemi qarkullues. Terapia është e disponueshme në dy forma: intravenoze dhe orale.
Terapia e çelationit promovon shëndet duke korrigjuar shkaqet që çojnë në bllokimin arterial. Dëmi ndaj radikalëve të lirë rritet nga prezenca e elementëve metalikë dhe sillen si irritues kronikë ndaj murëve të enëve të gjakut dhe membranave qelizore. Terapia e çelationit eliminon të gjithë irritantët metalikë, duke lejuar qelizat e prekura të shërohen. Pllakat copëzohen, duke lejuar më shumë gjak të qarkullojë.Muret arteriale bëhen më të butë. Studimet shkencore kanë treguar që rrjedha e gjakut dhe qarkullimit rritet pas terapisë së çelationit.

Politikat e sëmundjeve të zemrës
Cdo studim i publikuar në lidhje me përdorimin e terapisë së çelationit për aterosklerozën ka përshkruar një përmirësim në rrjedhën e gjakut dhe simptomave. Komentet e kundërta zakonisht vijnë nga ata që kanë mungesë provash dhe rrjedhin kryesisht nga ata mjekë që nuk kanë interes mbi kateterizimin dhe kirurgjinë.
Dikush mund të pyesë veten: Nëse është një trajtim kaq efektiv, natyral dhe ekonomik që mund të trajtojë sëmundjet e zemrës, atëherë pse nuk e di e gjithë bota? Pse nuk përmendet në TV, në gazeta ose përse doktorët nuk na informojnë në lidhje me këtë terapi? Për të marrë përgjigjen duhet të kërkojmë më tej, në politikat që gjenden pas sëmundjeve të zemrës.
Sëmundjet qarkulluese janë kthyer në një industri fitimi multi-biliona dollarëshe. Spitale, kompanitë e mjekimeve, mjekë, asistentë, etj kanë përfitime goxha të mëdha nga shëndeti ynë. Nëse të gjithë do e dinin për këtë lloj terapie,  njerëzit nuk do të shpenzonin aq shumë para në bypass-e të shtrenjtë apo në kirurgji të tjera, pa llogaritur kostot për shtrimin apo mjekimet në spital.

Gjithashtu është mjaft e rëndësishme të theksojmë që patenta mbi EDTA-në (calcium disodium,një agjent i fuqishëm çelatues) mbaroi në 1948. Kjo bëri që çmimi të binte në mënyrë të konsiderueshme. Nuk ka rëndësi sa efektive është një substancë,  kur patenta skadon me shumë shanse nuk do të promovohet më sërish. Kompanitë e ilaçeve nuk kanë motivim financiar për të reklamuar EDTA-në te doktorët. Kjo lloj reklame, besojeni apo jo, është faktori më i rëndësishëm në përcaktimin e cilave mjekimeve doktori juaj mund t’ju përshkruajë. Shanset janë që shumica e doktorëve mund të mos e kenë idenë që ekziston një lloj terapie si ajo e çelationit. Si rezultat, edhe doktorët të cilët mund t’ju informojnë me mjekime natyrale, ndonjëherë nuk janë plotësisht të informuar. Dhe për fat të keq, ata që fitojnë më së shumti nga sistemi i tanishëm, do të sigurohen që gjërat të vazhdojnë po kështu.
Kjo është arsyeja pse duhet të kujdesemi për shëndetin tonë dhe t’i marrim gjërat nën kontroll. Parandalimi është gjithmonë ilaçi më i mirë, por kurrë nuk është vonë të bëni disa ndryshime në stilin e jetesës. Ushtrimet fizike, një dietë e shëndetshme dhe suplementet e duhura mund t’ju sigurojnë që të mos bini “pre” e një sëmundjeje vrasëse: Sëmundjet e zemrës. Për fat të mirë, duke iu treguar fëmijëve tanë një shembull pozitiv, brezat e ardhshëm do të lexojnë për sëmundjet kardiovaskulare vetëm në librat e historisë.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!