Sëmundjet autoimune, shkaqet dhe si t’i trajtojmë ato!

Sëmundjet autoimune, shkaqet dhe si t’i trajtojmë ato!

Besimi në mjekësinë aktuale është që për të ndaluar simptomat duhet të ushtroni presion mbi sistemin imunitar. Këto mjekime që shtypin sistemin imunitar shpesh janë shumë të ashpra dhe kanë një sërë efektesh anesore si shtimi në peshë, depresioni, lodhja, rrezik më i lartë për infeksione dhe kancer. Trupi shpesh shihet si “një” dhe shëndeti i nje sistemi ndikon në funksionin dhe  shendetin e sistemeve të tjera. Gjithashtu duhet të fokusohemi në forcimin e sistemit imunitar duke gjetur rrënjën e problemit. Nuk është gjetur kurë për autoimunitetin, megjithatë është bërë e mundur ndihma te qindra pacientë që të reduktojnë simptomat dhe të trajtojnë këto 5 zona të mëdha.

1.Trakti tretës/zorrët poroze-Trakti juaj tretës është ajo cka e kontrollon shëndetin tuaj. Eshtë raportuar që rreth 70% e përgjigjeve imunitare vijnë nga trakti tretës. Kërkimet kanë treguar që shumica e njerëzve të diagnostikuar me sëmundje autoimunitare kanë ate që quhet sindroma e zorrëve poroze. Sindroma e zorrëve poroze është “thyerja” e zorrëve të lidhura ngushtë me  (qeliza qe mbajnë muret tuaj tretës se bashku), duke lejuar molekulat e medha ( si ushqimi, toksinat, bakteriet, candida etj) për të kaluar përtej. Kur kjo ndodh sistemi juaj imunitar sulmon të gjitha molekulat e mëdha që i sheh si të huaja. Kjo përgjigje imunitare e vazhdueshme eventualisht shkakton që sistemi imunitar të sulmoje indet e veta.

2.Infeksione të meparshme dhe kandida-Kërkimet e reja po konfirmojnë atë cka shkencëtarët kanë dyshuar me vite që infeksionet e mëparshme dhe aktuale si virale, bakteriale dhe fungale mund të jenë shkaktari kryesor që sistemi imunitar të demtohet. Infeksione si herpes, epstein bar, e. Coli dhe kandida (maja) të gjitha janë lidhur me gjendje të ndryshme autoimunitare.

3.Alergjitë ushqimore-janë të lidhura me gjendjet autoimunitare për shumë arsye. Fillomisht ato nxisin një reagim imun dhe inflamator kur konsumohen. Së dyti reagimi inflamator është shpesh shkaku kryesor i sindromës së zorrëve poroze. Shumë ushqime konsiderohen si “minicry molekulare” që do të thotë që kur konsumohen trupi ngatërron indet tuaja për ushqim dhe i sulmon ato.

4.Myku dhe metale të renda-Micotoksinat e cliruara nga myku shkaktojnë një stres të madh në sistemin imunitar. Metalet e renda si mërkuri bllokojnë aftësinë e trupit për riparim dhe funksion. Ato shpesh zvëndësojnë nutrientët e nevojshëm në receptorë ose faktorë bashkëveprues, për shembull merkuri gjendet në mitokondri ( ajo pjesë e qelizës që prodhon energji) dhe tiroidja që parandalon shtimin e jodit, duke ndikuar në funksionimin e ketyre qelizave dhe duke krijuar një rritje të stresit në trup.

5.Stresi-të gjithë llojet e stresit: Fizik, mendor, emocional, mjedizor dhe efekt kimik në përgjigjen tuaj imunitare. Stresi kronik, lodhja dite pas dite con në inflamacion afatgjatë, që ndikon ne funksionet e sistemit tuaj imunitar.Në momentin që autoimuniteti nxitet nga stresi i vazhdueshëm vetëm sa përkeqësohet akoma dhe më shume.

Si ta trajtojme? 

Fillimisht duhet të identifikoni nëse keni një, dy apo më shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në shendetin tuaj nëpërmjet testeve laboratorike.

1.Qasja e 4 R-ve për të shëruar zorrët:

Eliminoni të gjitha ushqimet, bakteriet, toksinat dhe majatë që mund te shkaktojnë një përgjigje inflamatore dhe imune. Rikthen në gjendjen fillestare funksionin e traktit tretës, acidit të stomakut, enzimave tretëse etj. Arrini nje balancë me bakteriet e mira. Dhe në fund riparoni rreshtimin e zorrëve me nutrientët e duhur.

2.Identifikoni nëse ka ndonjë infeksion të brendshëm dhe trajtojeni atë.

3.Eliminoni të gjithë alergjenet e mundshëm ushqimore, ku më të zakonshmit janë gluteni, bulmeti dhe vezët. Nëse nuk jeni të sigurt vizitoni nje doktor naturopatik për analiza te metejshme laboratorike rreth dietës hipo-alergjenike.

4.Eliminoni ekspozimin tuaj ndaj toksinave dhe mykut. Nëse dyshoni që keni metale të renda ne organizëm, janë teste të ndryshme që përcaktojnë nivelet tuaja.

5.Reduktoni dhe menaxhoni stresin:Meditimet e përgjithshme dhe frymëmarrja e thelle janë po aq të rëndësishme sa hapat e tjerë për të ndihmuar në kontrollimin dhe parandalimin e përkeqësimit te gjendjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!