Sëmundja e Parkinson…Simptomat, fazat dhe trajtimi

Sëmundja e Parkinson…Simptomat, fazat dhe trajtimi

Sëmundja e Parkinson është një çrregullim i sistemit nervor. Klasifikohet si një “crregullim i lëvizjes” përshkak se dëmi që i shkaktohet trurit ndikon në aftësinë tuaj për të lëvizur pjesë të trupit kur doni ose nuk doni t’i lëvizni.
Kjo sëmundje mori emrin e doktorit, James Parkinson, i cili e përshkroi këtë sëmundje për herë të parë. Në vitet 1800, Parkinsoni publikoi  “An Essay on the Shaking Palsy,” ku përshkroi një gjendje të re shëndetësore, ku cilësoi disa nga karakteristikat që kjo sëmundje kishte. Këto simptoma përfshinin “një ndjesi të lehtë dobësie” si dhe “dridhje në pjesë të caktuara” të trupit si duart, koka dhe shpatullat.
Sëmundja në fillim u përgjithësua si “paralizë”, për shkak se simptomat kryesore të sëmundjes përfshin dridhje dhe më pas paralizë- të dyja këto përgjithësisht përbëjnë një diagnozë paralize.  Parkinson bëri dallimin midis paralizës së përgjithshme dhe kësaj sëmundje të re, pasi ai identifikoi pacientët që po dridheshin ndërsa pushonin dhe nuk po përpiqeshin të përdorin muskujt që po dridheshin, sesa lëkundjet që ndodhnin ndërsa muskujt ishin në përdorim. Përfundimisht, sëmundja do të mbante emrin e tij.

Kjo sëmundje ka një histori që është përshkruar në tekste për mijëra vjet, por 200 vjet pas punës së Parkinsonit-përfshirë dhe punën e Jean-Martin Charcot për të identifikuar bradikinezia (ngadalësimi i lëvizjes), si një nga zhvillimet kryesore në sëmundjen e Parkinsonit-duke sjellë qartësi në nxjerrjen e diagnozës.

Në shekullin 21, janë më shumë se 1 milion njerëz që janë të diagnostikuar me sëmundjen e Parkinson në SHBA. Ky numër rritet në 10 milion nëse do të flasim për shtrirje globale. Në përgjithësi, meshkujt janë më të prekur se femrat, por gjithashtu ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë në diagnostikim.

Më poshtë do të flasim për fazat në të cilat kalon sëmundja e Parkinson dhe opsionet e trajtimit.

Simptomat dhe shenjat e sëmundjes Parkinson


Eshtë e vështirë të diagnostikoni në mënyrë direkte sëmundjen e Parkinson. Nuk ka asnjë test specifik që doktorët mund të performojnë për të konfirmuar diagnozën, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që kërkimet të vazhdojnë. Doktorët shpesh i hedhin një sy historisë familjare lidhur me sëmundjes si dhe i bëjnë një ekzaminim të hollësishëm trurit për të dhënë një diagnozë të saktë.


Simptomat variojnë nga personi në person dhe është e vështirë të përcaktohet sesa kohë ju ka mbetur në momentin e diagnostikimit. Mund të zhvillohet në mënyrë të shpejtë ose mund të jetoni mbi 30 vjet derisa faza më e keqe e sëmundjes të shfaqet. Ndërkohë që Parkinson identifikoi 6 karakteristika të sëmundjes, simptomat janë zhvilluar akoma dhe më shumë përgjatë viteve. Ato përfshijnë:
-Lëvizje të ngadaltë: Kjo është identifikuar si paaftësia për të lëvizur trupin normalisht, ndërkohë që muskujt lëvizin më ngadalë në koordinim me njëri-tjetrin. Kjo njihet si “bradykinezia” në botën mjekësore, dhe është një nga simptomat definuese të sëmundjes Parkinson. Studiuesit shpjegojnë që kjo sëmundje shkakton trurin të prodhojnë një sasi të paktë të një qelize truri (basal ganglia) që ndihmon trurin të transmetojë te ne mesazhin për lëvizjen e muskujve. Ngadalësimi i lëvizjes mund të zërë vend në shumë forma dhe bradykinezia mund të “detyrojë” sëmundjen që të marrë më shumë kohë në plotësimin e aktiviteteve ditore dhe eventualisht humbet koordinimin.

-Më pak shprehje faciale: Teksa sëmundja përparon, fytyra e pacientit bëhet më pak ekspresive. Dikush që buzeqeshte shpesh, mund të mos jetë në gjendje të shprehë emocionet e tij aq sa dikur, në momentin që sëmundja godet. Kjo gjendje e njohur si “hipomimia”, ka një lidhje me “bradykinezia”. Pacientët mund të mos jenë të aftë të shprehin emocionet e tyre.

Dridhjet: Formalisht njihet si “diskinezia”, dridhjet definohen si “kontraktim ritmik i muskujve të pavullnetshëm, që çon në lëvizje lëkundëse në një ose më shumë pjesë të trupit” , definim ky nga “National Institute of Health”. Këto dridhje ndodhin më së shumti në duar, këmbë, në kokë ose zonën e qafës. Doktorët nuk e shpjegojnë qartë se pse pacientët e Parkinson kanë dridhje, por mendohet që janë një efekt anësor i një mjekimi që përdoret për të trajtuar sëmundjen Parkinson.

Balancë jo-e qëndrueshme: Në fazat e mëvonshme të Parkinson, balanca juaj fillon të jetë jo-e qëndrueshme duke shkaktuar probleme në jetën e përditshme te pacientën me Parkinson. Gjithashtu edhe kjo lidhet me “bradykinesia”, paaftësia e trupit për të lëvizur muskujt aq shpejt sa normalisht. Të keni një balancë jo-të qëndrueshme, mund të ndikojë në zhvillimin e një posture të dobët. Shumë nga këto simptoma janë të lidhura me njëra-tjetrën, pra vijnë në formën e një zinxhiri.

Monotoni në tonin e vokalit/fjalim i butë: Ashtu si fytyra fillon e bëhet më pak ekspresive, e njëjta gjë ndodh me zërin, duke iu dhënë më pak mundësi që të shprehni dicka me zë të lartë, ose me një ton pakëz të lartë. Kjo e bën më të vështirë të kuptohen nevojat e pacientit. Dëmtimet mund të vijnë kur sëmundja prek një pjesë të trurit që prodhon aftësi motorike si fjalimi. Një pacient i Parkinson flet me një ton shumë të butë, aq sa ndonjëherë është e vështirë t’i kuptosh.

Ulja e aftësisë për t’u përkulur: Teksa sëmundja përparon, mund ta keni të vështirë të përkulni duart, këmbët dhe pjesën e kurrizit. Kjo e bën paksa të vështirë që ju të kryeni aktivitete të përditshmërisë që më parë i keni bërë me shumë lehtësi. Në përgjithësi, sëmundja e Parkinson shkakton dhimbje dhe lodhje në muskujt tuaj. Ndërkohë që kjo simptomë nuk kuptohet plotësisht, studiuesit besojnë që vjen si pasojë e reduktimit dramatik të dopaminës-një kimikat që ndihmon qelizat e trurit dhe nervat që të qëndrojnë të lidhura-në pacientët me Parkinson. Pacientët e kësaj sëmundjeje kanë 60-80% më pak dopaminë sesa personat pa këtë sëmundje.

Probleme me lëvizje-Megjithëse një gjendje e përkohshme, pacientët e Parkinson kanë raportuar që ndihen sikur këmbët e tyre janë të ngjitura në dysheme dhe kanë probleme për të lëvizur. Ashtu si shumë simptoma të tjera, kjo shkaktohet nga dëmtimi në një pjesë të trurit që ndihmon me fluditetin në lëvizjet motorike.

A sjell Parkinson dementia?


Gjatë fazës finale të sëmundjes së Parkinson, simptomat tuaja mund të progresojnë nga funksionet e rënda motorike deri në humbjen e kujtesës. Në përgjithësi, cdo formë e humbjes së kujtesës njihet si dementia.
Ka shumë forma të dementias si:
Sëmundja e Alzheimer (më e zakonshmja)
-Sëmundja Huntington
-Dementia vaskulare
Dementia e shkaktuar nga traumat në kokë
-Dementia që shkaktohet nga abuzimi me alkoolin dhe drogën.

Sëmundja e Parkinson listohet si formë e dementias sepse humbja e kujtesës ndodh në fazat e mëvonshme të kësaj sëmundjeje. Eshtë përllogaritur që humbja e kujtesës shpesh ndodh 10 vjet pas diagnozës fillestare. Ndërkohë që humbja e kujtesës nuk është një formë kardinale e kësaj sëmundjeje, më shumë se gjysma e pacientëve të prekur nga Parkinson zhvillojnë një formë të dementias. Ashtu si sëmundja e Alzheimer, dementia lidhet me sëmundjen e Parkinson.

Simptoma të dementias përfshijnë:
-Halucinacione
-Ndryshime në arsyetim
-Deluzione
-Vështirësi në interpretimin e informacionit visual
-Depresion

Dementia mund të mos jetë një nga simptomat thelbësore të sëmundjes së Parkinson. Mund të jetë që personat e prekur nga kjo sëmundje të jenë në rrezik të lartë për t’u prekur nga dementia sesa personat që nuk kanë Parkinson. Ose mund të jetë që humbja e memories të ndodhë vecmas sëmundjes. Shumica e pacientëve të Parkinson që preken nga dementia janë mbi 70 vjec, ku ka shumë rrezik për humbjen e memories. Por është  një aspekt që doktorët duhet ta shohin me shumë kujdes.

Fazat e Parkinson


Faza e parë
Në fazën e parë, sëmundja mund të mos shfaqë shenja fare. Nëse simptomat janë të dukshme, me shumë mundësi janë dridhje dhe prekin një anë të trupit. Simptomat zakonisht nuk ndikojnë në rutinën tuaj ditore, por duhet të merren seriozisht dhe të diskutohen me mjekun.

-Faza e dytë
Gjatë kësaj faze, sëmundja fillon të ndikojë në gjithë trupin. Dridhjet dhe ngurtësimi i muskujve mund të shkaktojnë që të keni pak vështirësi me aktivitetet ditore. Postura juaj dhe shprehjet faciale fillojnë e ndryshojnë, e cila mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të ecur dhe për të komunikuar si më parë.

-Faza e tretë
Faza e tretë fillon me një përkeqësim të të gjitha simptomave që filluan në fazën e dytë, por mund të filloni të përjetoni edhe humbje balance e koordinimi. Pasi simptomat përkeqësohen, pacientët mund të rrëzohen më shpesh duke marrë dëmtime, kështu që duhet të tregoni kujdes. Aktivitetet e përditshme fillojnë të duken gjithmonë e më të vështira.

-Faza 4
Në këtë fazë është pothuajse e pamundur të jetoni vetëm. Aktivitetet e përditshme si (të visheni, të gatuani, të hani apo të bëni një dush), bëhen pothuajse të pamundura pa asistencë. Ecja është e limituar gjithashtu.

-Faza e 5
Kjo është faza finale dhe më e rëndë dhe në këtë pikë nuk mund të jetoni dot pa asistencë nga dikush tjetër. Pra të gjitha funksionet motorike dëmtohen dhe ju duhet të qëndroni në shtrat ose në karrige me rrota. Faza e 5 përfshin dementian, halucinacione dhe konfuzion.

Parkinsoni nuk është gjithmonë shkaku kryesor që con në vdekje për të prekurit nga kjo sëmundje, por rreziqet që kjo sëmundje sjell si dhe problemet shëndetësore që shfaqen, rezultojnë fatale.

Forma të ndryshme të sëmundjes së Parkinson
Ndërsa Parkinson fillon të marrë efektin e tij të plotë, sëmundja mund të shkatërrojë pjesë të ndryshme të trurit dhe të shkaktojë simptoma të ndryshme. Diagnostifikimi i llojit të Parkinsonit që ju keni varet nga kjo (simptoma, ku fillon, etj.). Ndonjëherë, mjekët nuk e dinë as arsyen e saktë, por ata e dinë që ju shfaqni simptoma që përputhen me Parkinson.

Parkinsonizmi vaskular: Parkinsonizmi vaskular është shkaktuar nga një rrjedhje e kufizuar e gjakut në tru, veçanërisht pjesët e trurit që ndikojnë në lëvizjen dhe të folurit. Kur dikush ka një goditje masive, apo madje edhe shumë më të vogla, kufizimi i menjëhershëm i gjakut në pjesë të caktuara të trurit mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me Parkinson. Në kundërshtim me sëmundjen e Parkinsonit normal, simptomat e Parkinsonizmit Vaskular – më së shpeshti, problemet në ecje dhe humbja e kujtesës – zakonisht fillojnë shumë shpejt për shkak të kufizimit të menjëhershëm të gjakut.

Parkinson idiopatik: Forma më e zakonshme e sëmundjes së Parkinsonit, kjo diagnostikohet kur rrënja e sëmundjes është e panjohur. Ndërsa humbja e aftësive motorike dhe stabiliteti mund të shpjegohen në mënyrë të qartë në raste të tjera, mjekët shpesh nuk e dinë pse kjo sëmundje vjen.

-Parkinson që nxitet nga mjekimet:
Sëmundja e Parkinson mund të shfaqet pas një ekspozimi të gjatë ndaj formave të caktuara mjekimesh. Rreth 5-10% të pacientëve të prekur nga Parkinson kanë këtë arsye. Mjekimet anti-psikotike dhe neuroleptike që përdoren për të trajtuar gjendje shëndetësore si skizofrenia dhe psikoza, mund të shkaktojnë shfaqjen e kësaj sëmundjeje sepse ato ndikojnë në efektin natyrale të dopaminës në tru. Kur ato bllokojnë dopaminën, kjo mungesë afatgjatë fillon e sjell shumëfishimin e simptomave të Parkinson.
Degjenerimi i kortikobazës: Një formë më e rrallë e sëmundjes, ndodh kur një proteinë e quajtur tau ndërtohet në pjesë të caktuara të trurit. Degjenerimi i kortikobazës zhvillohet më ngadalë dhe shpesh prek njërën anë të trupit përpara se të japë efektin në gjithë trupin përgjatë disa viteve. . Mund të diagnostikohet në të 40-tat tuaj, por njerëzit më së shpeshti  preken nga kjo sëmundje midis 50 dhe 70 vjeç.

Sëmundja Parkinson dhe e ardhmja
Sëmundja e Parkinson nuk ka kurë. Megjithëse cdo vit harxhohen miliona dollarë për kërkime të metejshme lidhur me këtë sëmundje, për të kuptuar më saktë se si mund të kurohet. Doktorët dhe shkencëtarët kanë si synim gjetjen e një kure për shërim total të Parkinson, por deri atëherë po zhvillohen plane trajtime bazuar në prezumimet se cfarë e shkakton sëmundjen- ku kryesisht mungesa e përbërjeve kimike në tru si dhe qeliza si dopamina.
Nuk ka asnjë mënyrë se si mund të parandaloni totalisht këtë sëmundje. Ashtu si në cdo sëmundje, rekomandohet që të mbani një stil jetese të shëndetshëm para dhe pas një diagnose. Mund të bëni aktivitete si joga, vrapi, ngritja e peshave si dhe të ushqeheni sa më shëndetshëm të jetë e mundur.

Por gjithmonë konsultohuni me një mjek për cdo simptomë të pazakontë që mund të vëreni te vetja. Shëndeti është primar!

 

error: Nuk lejohet kopjimi!