Sëmundja e mëlçisë të dhjamosur mund të jetë një nga sëmundjet që ju kurrë mund të mos keni dëgjuar. 1 në 4 njerëz e kanë, një raport që është më shumë njerëz sa mund të ketë kombinimi i diabetit dhe artritit.
Dhe shumë nga ata që e kanë, mund të mos e dinë. Në shumë raste, kjo sëmundje është e butë, por që mund të cojë në probleme të tjera shëndetësore. Por mund ta kontrolloni me disa ndryshime në stilin e jetesës.
Cfarë është semundja e mëlçisë të dhjamosur?
Kur shumë yndyrë ndërtohet në mëlçinë tuaj, kjo është sëmundja e mëlçisë yndyrore. Janë dy lloje bazike: sëmundja e mëlçisë yndyrore jo – alkoolike (NAFLD) dhe sëmundja e mëlçisë yndyrore alkoolike, e quajtur gjithashtu steatohepatiti alkoolik. Ndonjëherë, yndyra e tepërt mund të nxisë ndryshime që ndalojnë mëlçinë tuaj që të punojë më së miri. Meqë mëlçia juaj filtron toksinat jashtë gjakut, në momentin që ajo nuk funksionon si duhet, mund të keni probleme.
– Sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike
Lloji më i zakonishëm i kësaj sëmundjeje zakonisht është i padëmshëm. Por shumë njerëz zhvillojnë një version të rëndë të quajtur steatohepatiti jo- alkoolik (NASH). Kjo ndodh kur mëlçia juaj ënjtet, dhe çon në cirrozë (shenja në mëlçi që nuk shërohen) dhe një rritje të shanseve për t’u prekur nga kanceri i mëlcisë apo sëmundja e zemrës.
Ekspertët mendojnë që NASH po bëhet një nga arsyet kryesore për transplant mëlçie.
-Si ndikon NAFLD?
Ekspertët nuk e kuptojnë pse disa njerëz preken e të tjerë jo. Por me shumë mundësi ndodh nëse jeni obez ose mbi-peshë, keni diabet, kolesterol të lartë dhe trigliceride, presion të lartë gjaku ose hepatit C dhe infeksione të tjera mëlçie, nëse merrni mjekime të caktuara, duke përfshirë steroidet, ose mjekimet për kancer ose probleme me zemrën. Shumë njerëz me këtë lloj sëmundjeje jan të moshës së mesme. Por kjo sëmundje mund t’i ndodhë kujtdo, madje dhe fëmijëve.
– Sëmundja e mëlçisë yndyrore alkoolike
Njerëzit që pinë shumë-më shumë se një pije në ditë për femrat dhe dy për meshkujt- diagnostikohen me këtë lloj. Të qënit një obez ose femër, rrit shanset gjithashtu. Kështu që ka mundësi që problemet të lindin në gjenet tuaja. Kjo mund të jetë faza e parë e një problemi më serioz. Nëse vazhdoni të pini, mund t’ju shfaqet hepatitis alkoolik, cirroza, dhe më shumë shanse për shfaqjen e kancerit të mëlcisë.
-Simptomat
Në shumë raste, nuk ka asnjë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz nuk e kuptojnë që e kanë. Por shumë njerëz mund të ndjejnë dhimbje ose presion në mes ose në anën e djathtë të belit, ose të jenë shumë të lodhur. Dhe ndonjëherë kjo mund të cojë në humbjen e oreksit dhe të peshës.
– Diagnoza
Meqë shpesh herë nuk ka simptoma, doktorët mund të ngatërrojnë këtë sëmundje. As testet laboratorike mund të mos e diktojnë. Testet special të gjakut mund të kontrollojnë si punon mëlcia juaj. Doktori juaj mund t’ju bëjë një ultra-tringull ose skaner CT për të parë si punon mëlcia juaj.
Mund t’ju duhet dhe një biopsi: Doktori do të pëdorë një gjilpërë për të marrë pak nga mëlcia juaj për të parë shenjat e sëmundjet.
-Trajtimi
Ndërkohë që nuk ka mjekim për këtë sëmundje, ju mund të bëni shumë për ta kontrolluar. Ndryshime të rëndësishme në stilin tuaj të jetesës mund të përbëjnë një ndryshim të hollësishëm.
-Të humbni peshë
Obeziteti është një nga shkaqet kryesore të NAFLD-së. Nëse jeni mbi-peshë flisni me doktorin për të gjetur një plan ushqimor që ju përshtatet dhe për të qenë më aktivë. Por mos humbisni peshë në mënyrë drastike brenda pak kohësh, mundohuni t’i merrni gjërat me ngadalë. Humbisni diku te 3-5% të peshës suaj mund të ndihmojë.
-Ushtrimet
Edhe pse është e vështirë për ju të humbni peshë-aktiviteti i moderuar –ecja e shpejtë për 150 minuta cdo javë-mund të ndihmojë në heqjen qafe të yndyrës në mëlçi.
-Mos pini alkool
Kur keni një sëmundje të mëlçisë yndyrore, gjëja më e rëndësishme është të ndaloni së piri. Mund të mos jetë e lehtë por benefitet janë të mëdha, sidomos nëse e kapni në fazë të hershme-mund të parandaloni plotësisht dëmin. Nëse mendoni se keni ndonjë problem me alkoolin, flisni me doktorin tuaj.
-Kujdesuni për shëndetin tuaj
Merrni një trajtim për gjendjen shëndetësore si diabeti dhe kolesteroli i lartë. Pyesni doktorin nëse mund të ndaloni së marri mjekime që mund të shkaktojë shfaqjen e sëmundjes së mëlcisë yndyrore. Konsultohuni me doktorin rregullisht për të parë nëse ndryshimet e duhura po funksionojnë.
-Kujdesuni për mëlçinë tuaj
Mund t’ju duhen mjekime për hepatitin A, B, gripin, sëmundjen pneumonale për të mbrojtur mëlcinë tuaj dhe për ta mbajtur të shëndetshme. Gjithashtu konsultohuni me doktorin përpara se të filloni të merrni ndonjë mjekim të ri, vitamina ose suplemente.
-Parandalimi
Ushtrohuni rregullisht.
Ndiqni një dietë të pasur me lëndë ushqyese me perime, fruta dhe drithëra të plota.
Limitoni alkolin.
Konsultohuni rregullisht me doktorin tuaj.
Këto strategji mund t’ju ndihmojnë të shmangni probleme të tjera si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.