Sëmundja e Alzheimer është një formë e dementia-s që mund t’u marrë njerëzve aftësinë për të menduar qartë, për të kryer detyrat që u caktohen me saktësi si dhe të mos kujtojnë dot se kush janë. Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që duhet të konsumoni që të ndihmoni në trajtimin e kësaj sëmundjeje si dhe ushqimet që duhen shmangur.
Ushqimet që duhen të jenë pjesë e dietës suaj
Ushqimet organike dhe të papërpunuara-Sigurohuni që dieta juaj të ketë në thelb “ushqim të vërtetë”. Perimet, mishrat e pastër si dhe frutat janë të gjitha ushqime të rëndësishme për t’u konsumuar.
Antioksidantët si vitamina A,C,E- Mund të jetë një lidhje ndërmjet radikaleve të lira dhe Alzheimerit. Ushqimet që përmbajnë anti-oksidantë mund të ndihmojnë të rikuperoni dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira. Frutat dhe perimet janë të pasura me anti-oksidantë kështu që mundohuni t’i keni pjesë të cdo vakti.
Peshku i egër- Një burim i mrekullueshëm i acideve të omega 3, vecanërisht që ndihmojnë në shëndetin e trurit.
Ushqime të pasura në zink-Shumë njerëz që kanë Alzheimer kanë mungesë të theksuar zinku. Ushqimet me sasi të larta zinku përfshijnë fara kungulli dhe cokollatë të zezë.
Vaj kokosi-Vaji i kokosit i siguron trurit ketone, të cilat i shërbejnë trurit si një “benzinë” për energji në vend të glukozës. Disa njerëz kanë treguar përmirësime në memorie pasi kanë shtuar vajin e kokosit në dietë.
Ushqime për t’u shmangur
Cdo ushqim që përmban toksina apo shtues- Këto ushqime mund të jenë vërtet neuro-toksike. Sigurohuni të shmangni doza të mëdha të: frutave jo-organike dhe perime të cilat janë të mbushura me toksina dhe kimikate. Studimet tregojnë që njerëzit që kanë nivele të larta të pesticideve organoklorine në gjakun e tye, një përbërje të DDT, përballen me një rrisk më të lartë për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Gjithashtu është më mirë të shmangni cdo ushqim të procesuar.
Alkoli- Alkoli është një toksinë që mund të shkaktojë qelizat e trurit të vdesin më shpejt se normalja. Në fakt ekziston një lidhje midis alkolit dhe dementia-s. Studimet tregojnë se lobet frontale të njerëzve të diagnostikuar me alkoolizëm duken veçanërisht të ndjeshëm ndaj dëmtimit, me prova të dendësisë së dukshme të rënies së neuronit, tkurrjes së volumit dhe ndryshimit të metabolizmit të glukozës dhe perfuzionit.
Ujë cezme- Uji i cezmës mund të përmbajnë toksina mjedisore, duke përfshirë kripëra alumini, kështu që sigurohuni ta testoni përpara se ta pini ( ose merrni një raport të ujit nëse pini ujë komunal) si dhe filtrojeni.
Sheqeri dhe drithërat e rafinuara- Alzheimeri mund të shkaktohet nga rezistenca e insulinës, e ngjashme me diabetin. Pra të mbani insulinën në nivele të ulëta duke eliminuar sheqerin dhe drithërat e rafinuara do të jetë një komponent i rëndësishëm për të mbajtur shëndetin e trurit të shëndetshëm.
Ushqime të paketuara në enë alumini- Alumini është neurotoksik në nivele të larta, kështu që është më mirë ta shmangni. Në fakt, studimet tregojnë se alumini hyn në neurone në mënyrë të ngjashme si hekuri, duke cuar në akumulimin e aluminit dhe dëmtimet neurofibrilare janë të lidhura progresionin e Alzheimerit. Ju duhet të evitoni veçanërisht ngrohjen e ushqimit në alumin.