Sheqeri i shtuar në dietën tuaj është një fenomen i kohëve të fundit që ndodh kur sheqeri, i marrë nga kallami i sheqerit, rrepat dhe misri , u bë shumë i lirë për t’u prodhuar. Eshtë një pjesë e panevojshme e marrjes totale të kalorive, pa vlera ushqyese, që nuk jep asnjë ndjesi ngopjeje dhe një faktor i madh që shkakton obezitet dhe diabet si në Angli dhe në të gjithë botën. Industria ushqimore po i shton shumë e më shumë sheqer ushqimeve, ndaj të cilës konsumatorët kanë pak dijeni, pasi më së shumti sheqeri gjendet i fshehur.
Mund t’ju mos duket cudi që konsumimi i një kanace koka-kola ka rreth 9 lugë caji sheqer(35 g), sasi të ngjashme mund të gjenden në ushqime të tjera duke përfshirë ujin e aromatizuar (Volvic Touch of Fruit Lemon / Lime 27.5g për 500ml ), kosin (Yeo Valley Farm Family 0% Fat Vanilla Kos 20.9g per 150g në tenxhere), supë të konservuar (Heinz Supë domate Classic 14.9g për 300g porcion), ushqime të gatshme (Pot Noodle Curry King Pot, 7.6g për porcion) dhe madje bukë (Hovis Soft White Bread, 1.4g në një fetë të mesme).
Ju mund të zgjidhni opsionin 0% yndyrë në kos por nëse gjithashtu vjen me 5 lugë caji sheqer? Eshtë e qartë që sheqeri luan një rol në rritjen e niveleve të obezitetit dhe diabetit.Ekspertë shëndetësore nga anë e mbanë globit janë bashkuar për të “sulmuar” sheqernat e fshehur kështu që konsumatorët mund të jenë më të informuar në vendimet e tyre cfarë të hanë e cfarë të pinë. Ndiqet një model i ngjashëm me reduktimin e kripës të udhëhequr nga “Consensus Action on Salt and Health (CASH)”, i cili ishte mjaft i suksesshëm në bindjen e kompanive dhe prodhuesve që të shtonin më pak kripë në produktet ushqimore në një periudhë kohe duke vendosur synime për industrinë ushqimore dhe duke mobilizuar publikun me informacionin e nevojshëm.
Përmbajtja e kripës në produktet ushqimore në supermarkete tashmë është reduktuar me 20-40% si rezultat, konsumimi i kripës ka rënë me 15% (ndërmjet 2001-2011), shifra më e ulët që ka njohur cdo vend i zhvilluar. Sipas “National Institute for Health and Care Excellence (NICE)”, kjo ka reduktuar goditjet dhe sulmet e zemrës që conin në vdekje me një minimum prej 9000 në vit, me një kursim në shpenzimet e kujdesit shëndetësor prej së paku 1.5 bn £ në vit. Një program i ngjashëm i reduktimit gradual të sheqerit të shtuar në produktet ushqimore dhe pijeve, pa zvëndësues ushqimor, mund të jetë një mënyrë efektive dhe graduale për të reduktuar sheqerin e shtuar në dieta. Sic ndodhi me kripën, një reduktim prej 20-30% të sheqerit të shtuar në ushqime apo pije të gazuara mund të arrihet brenda 5 viteve, dhe do të rezultojë në një reduktim të marrjes së kalorive diku te rreth 100 kcal në ditë, duke ecur drejt përmirësimit të shkallës së obezitetit. Janë disa paralele ndërmjet sheqerit dhe kripës.
Si kripa, shumë prej sheqerit që ne konsumojmë është i fshehur në ushqime të përpunuara dhe pije të gazuara. Janë disa receptorë specifikë të shijes për sheqerin, ku nëse marrja e sheqerit reduktohet gradualisht bëhen më të ndjeshme. Kështu që me kalimin e kohës nuk e vëmë re që nivelet e sheqerit kanë rënë.Nëse mund tw bindim “Department of Health” që ky program me shumë gjasa mund të ndihmojë në obezitetin epidemik, dhe në vecanti mund të reduktojë obezitetin e fëmijërisë, gjithashtu duke reduktuar sëmundjet dentare, dhe me shumë mundësi dhe numrin e njerëzve që zhvillojnë tipin 2 të diabetit, do të ketë një shans të mirë për të qenë i suksesshëm.