Rrepat dhe benefitet e konsumimit të tyre

Rrepat dhe benefitet e konsumimit të tyre

Rrepat janë një ushqim i lashtë, prehistorik që rritej në mënyrë natyrale përgjatë vijës bregtare të Afrikës së Veriut, Azisë dhe Europës. Në fakt në fillim konsumohej rrepa jeshile. Rrepa e kuqe që të gjithë e njohim dhe që njerëzit sot e njohin thjesht si “panxhar” nuk u kultivua deri në epokën e Romës së lashtë.


Në shekullin e 19-të, ëmbëlsia natyrale e rrepave u vlerësua dhe rrepat u përdorën si burim sheqeri (thuhet se Napoleoni ishte përgjegjës për deklarimin se panxharët përdoreshin si burim primar i sheqerit pas aksesit të kufizuar britanik në kallamin e sheqerit).
Në ditët e sotme (për fat të keq shpesh modifikohen gjenetikisht), janë një lëndë e parë e zakonshme e përdorur për prodhimin e sheqerit, por shumë njerëz nuk e përfshijnë në formën e plotë në dietën e tyre. Dhe ka vertet një arsye të mirë pse duhet t’i përfshini rrepat në dietën tuaj, pasi përmbajnë një shumëllojshmëri nutrientësh që mund të mos i merrni në asnjë vend tjetër. Plus që janë shumë të shijshme!

Pse duhet t’i konsumoni rrepat?!

Ja cilat janë përfitimet që kemi nga konsumimi i rrepave:

1. Ndihmon në uljen e presionit të gjakut

Konsumimi i lëngut të rrepave ndihmon në uljen e presionit të gjakut brenda disa orëve. Një studim zbuloi që nëse pini një gotë lëng rrepe ul presionin e gjakut sistolik me një mesatare prej 4-5 pikësh. Benefitet vijnë nga nitratet që ndodhin në mënyrë natyrale në rrepa, të cilat janë të konvertuara në oksid nitrik në trupin tuaj. Oksidi nitrik ndihmon në relaksimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar rjedhjen e gjakut dhe uljen e presionit të gjakut.

2. Përforcon qëndrueshmërinë tuaj

Nëse doni një nxitje të fuqishme përgjatë stërvitjes suaj të ardhshme, lëngu i rrepës mund të jetë zgjedhja ideale. Ata që pinë lëng rrepe para ushtrimeve, ishin të aftë të ushtroheshin 16% më gjatë. Benefitet janë të lidhura me nitratet që shëndrrohen në oksid nitrik, që mund të reduktojë koston e oksigjenit në stërvitje të ulët intensive si dhe të jenë më tolerant ndaj stërvitjes me intensitet të lartë.

3. Lufton inflamacionin

Rrepat janë një burim unik i betainës, një nutrient që ndihmon në mbrojtjen e qelizave, proteinave dhe enzimave nga stresi mjedisor. Njihet për luftimin e inflamacionit, mbron organet e brendshme, përmirëson faktorët e rriskut vaskular, rigjallëron performancën, dhe parandalon një sërë gjendjesh kronike. Siç raportohet nga “World’s Healthiest Foods” :
“Prania e betainës në dietën tonë është e lidhur me nivele të ulëta të një sërë treguesve të inflamacionit, duke përfshirë proteinën reaktive C, interleukinën 6, dhe faktorin alfa të nekrozës së tumorit. Si një grup, molekulat anti-inflamatore të gjendura në rrepa mund të tregojnë benefite kardiovaskulare në shkallë të lartë të studimeve njerëzore, si dhe benefite anti-inflamatore për sisteme të tjera të trupit.

4. Veti anti-kanceroze

Fitonutrientët e fuqishëm të gjendura në rrënjë që i japin një ngjyrë të thellë mund të ndihmojnë në shmangien/parandalimin e kancerit. Studimet kanë treguar që ekstraktet e panxharit reduktojnë formimin e multiorganeve tumoriale në modele të ndryshme të kafshëve, kur administrohen në ujin e pijshëm. Ndërkohë që ekstrakti i panxharit po studiohen gjithashtu për trajtim të kancerit të pankreasit, gjirit dhe kancerit të prostatës.

5. Të pasura me vlera ushqyese dhe fibra

Rrepat janë të pasura me vitaminë C që ndihmon në sistemin imunitar, fibra, minerale esenciale si kaliumi (esenciale për shëndetin e nervave dhe funksionin e muskujve) dhe magnez ( i cili është i mirë për kockat e juaja, veshkat dhe pankreasin). Rrepat gjithashtu përmbajnë folatin e vitaminës B, i cili ndihmon në reduktimin e rrezikut për defektet e lindjes.

6. Mbështetje në detoksifikim
Pigmentët e betalinës në rrepa mbështesin trupin tuaj në fazën e dytë të procesit të detoksifikimit, u është pjesa kur thyhen toksinat janë të lidhura me molekula të tjera në mënyrë që ata të mund të ekskretohen nga trupi juaj. Tradicionalisht, rrepat vlerësohen për mbështetjen e tyre në detoksifikim dhe ndihmojnë për të pastruar gjakun dhe mëlçinë.
=Hani dhe pjesën jeshile gjithashtu
Nëse hidhni tutje pjesën e sipërme jeshile të rrepave, ju po bëni gjënë e gabuar pasi janë një pjesë e shëndetshme e bimës. Përvec faktit që përmbajnë nutrientë të rëndësishëm si proteina, fosfori, zink, fibër, vitaminë B6, magnez, kalium, kopër,mangan, pjesa jeshile e rrepave ju furnizon gjithashtu me sasi të konsiderueshme të vitaminës A, C, kalciumit dhe hekurit.
Pjesa jeshile te rrepat në fakt ka më shumë hekur se spinaqi (një tjetër jeshillëk në të njëjtën familje botanike), dhe një vlerë më të lartë ushqyese sesa rrepa vetë.

Ju mund të habiteni nga benefitet që mund të merrni, pasi sic tregojnë studimet, pjesa e sipërme jeshile te rrepat mund të:

– ndihmojë në parandalimin e osteoporozës duke rritur fuqinë e kockave
– luftojë sëmundjen e Alzheimerit
– forcojë sistemin tuaj imunitar duke stimuluar prodhimin e antitrupave dhe rruazave të bardha të gjakut.

Nëse nuk i keni provuar asnjëherë, mos kini frikë. Ato mund të shtohen në lëngun e perimeve ose e përzierë më zarzavate të tjera.

Provoni këtë recetë ruse supe kuruese me rrepa:

Për një aromë edhe më intensive, provoni Borscht e cila është një pjatë tradicionale ruse.

Përbërësit:

-1 cerek kupe lëng mishi organik të bërë në shtëpi
-1 lugë gjelle gjalpë
-3-4 rrepa mesatare të prera hollë
-1 qepë të qëruar të prerë hollë
-1 filxhan lakër të kuqe të copëtuar
-1/8 e filxhanit me majdanoz i prerë imët
-Lëng limoni-1 lugë gjelle
-Kripë dhe pak arre moskat e grire

Përgatitja:
-Në nxehtësi mesatare , shkrini gjalpin një një tenxhere me masë mesatare.
-Shtoni qepët dhe rrepat e gatuajini derisa të zbuten për 7-8 minuta.
-Shtoni pak piper dhe kripë.
-Ziejeni për rreth 20 minuta. Më pas shtoni lakrën, majdanozin, arrë moskat. Ziejeni për disa minuta, dhe më pas spërkateni me kripë dhe piper.

Ka shumë mënyra të tjera për të shijuar rrepat:
-Mund t’i grini në sallata
-Ti shtoni në lëngun tuaj të perimeve.
-Ti gatuani me avull
-Ti marinoni me lëng limoni, erëza dhe vaj ulliri.

error: Nuk lejohet kopjimi!