• 1 kg e 1/2 kontrofileto
• 4 karrota
• 3 qepë të njoma
• 1 degë selino
• miell
• gjalpë
• 2 limona
• 1 rrënjë xhenxhefil
• kripë e piper i zi
• sallatë jeshile për zbukurim
Presim perimet në copa të mëdha ,që të mos digjen dhe i shpërndajmë në fund të tavës së furrës që të formojnë mjë shtresë të trashë e të sheshtë. Grijmë mbi perimet lëkurat e limonit dhe rrënjën e xhenxhefilit. Marrim copën e mishit , e lyejmë lehtë me miell dhe e mbulojmë mirë të gjithën me kripë e piper të zi. Pastaj e vendosim mbi shtratin e perimeve (kështu mishi nuk ka rrezik të digjet). Shpërndajmë gjalpin në copa të vogla mbi gjithë sipërfaqen e copës së mishit,që të ndihmojmë skuqjen. E plotësojmë me pak vaj, e fusim tavën në furrë të ventiluar me 200 gradë dhe e lëmë mishin të piqet për 40 minuta. Pas gjysmës së kohëpjekjes ,pra , pas 20 minutash, kur pjesa e sipërme ka marrë faqe mirë, e kthejmë mishin nga ana tjetër. Mbasi piqet mirë , e lëmë në qetësi për gjysëm ore të mbuluar me një pjatë mbi të cilën vëmë një peshë për ta shtypur pak. Pastaj e presim mishin në feta të holla dhe kullojmë lëngun e pjekjes me një kullesë(perimet i hedhim). E servirim roston me lëngun e aromatizuar me lëkura limoni e xhenxhefilin, të zbukuruar me sallatë jeshile dhe feta të holla limoni.