Rizoto me fileto pule

Rizoto me fileto pule

Përbësit për këtë recetë:
350 g oriz
Lëng pule
1 fileto pule
1 lugë maskarpone
100 g djathë parmixhano
4 qepujka
4 thelpinj hudhre
1 tufë borzilok ose majdanoz
gjalpë
vaj ulliri
50 domate të thara
Gjysmë gote verë të bardhë
Kripë, piper
Përgatitja:
Presim në kubikë fileton e pulës, pastrojmë qepën dhe hudhrat dhe i presim hollë ato. Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe skuqim qepën, fileton e pulës dhe hudhrat. Më pas shtojmë orizin, domatet, duke vazhduar skuqjen e duke e përzier. E shuajmë me verën e bardhë. Shtojmë lëngun e pulës, kripën, piperin dhe e ziejmë rizoton për 13 minuta. Në fund shtojmë maskarponen, gjalpin, borzilokun dhe e vazhdojmë përzierjen edhe për dy minuta të tjera. Në fund hedhim edhe djathin parmixhano.
error: Nuk lejohet kopjimi!