Inflamacioni është një proces natyral që ndodh në trup si përgjigje ndaj qelizave të dëmtuara, patogjenëve pushtues, kimikatet irrituese, dhe faktorë të tjerë negativë. Eshtë një pjesë normale e reagimit të sistemit tuaj imunitarë ndaj këtyre stimujve. Megjithatë, kur inflamacioni ndodh në mënyrë kronike, për një periudhë të gjatë kohe, mund të bëjë një dëm të konsiderueshëm në trupin tuaj. Në fakt, mjekësia moderne sapo ka filluar të kuptojë që ky lloj inflamacioni është rrënja për shumë sëmundje. Duke ngrënë më shumë ushqime të tilla, disa prej të cilave janë perfekte në smoothie, dhe duke shmanguar ushqimet e këqija, ju mund të ulni inflamacionin në përgjithësi dhe të reduktoni rrezikun për të zhvilluar disa nga këto sëmundjet.
-Cfarë është inflamacioni dhe pse është kaq i keq?
Inflamacioni është një pjesë normale e përgjigjes së sistemit tuaj imunitar ndaj infeksioneve, sëmundjeve, dëmtimeve, patogjenëve dhe irritantëve. Për shembull, nëse gërvishtni gjurin tuaj, lëkura rreth zonës skuqet dhe fryhet paksa. Ky është inflamacion akut dhe është një përgjigje e shëndetshme ndaj dëmit që ju vuajtët. Kur virusi i gripit ju infekton, temperatura është një tjetër shenjë e inflamacionit akut të shkaktuar nga infeksioni dhe nga përgjigja juaj imunitare.
Qelizat e gjakut dhe imunitare shkojnë në zonat e traumës ose infeksionit dhe fillojnë të punojnë duke ju shëruar, duke shkaktuar skuqje, dhimbje, temperaturë apo simptoma të tjera. Inflamacioni akut nuk është vetëm normal, është i nevojshëm. Pa atë, nuk do të ishit të aftë të shëroheshit nga infeksione, dëmtime ose sëmundje të tjera apo trauma. Inflamacioni bëhet një problem kur ndodh për një periudhë të gjatë kohe.
Ky quhet inflamacioni kronik dhe është në formën e përgjigjes imunitare që shkakton dëm ndaj trupit tuaj. Me kalimin e kohës, inflamacioni kronik shkakton sëmundje zemre, artrit, kancer dhe sëmundje të tjera shkatërruese. Faktorë të ndryshëm mund të cojnë në inflamacionin kronik, duke përfshirë gjenetikën personal, mungesën e ushtrimeve, stresit dhe ekspozimin ndaj toksinave. Por një nga shkaqet më të rëndësishme është dieta. Shumë nga ushqimet që janë më të zakonshme në dietat tuaja shkaktojnë inflamacion kronik dhe rezultojnë në sëmundje.
-Ushqime që shkaktojnë inflamacion kronik
Megjithëse kohët kanë ndryshuar dhe njerëzit po bëhen më të zgjuar në ushqyerjen dhe shëndetin, dieta e zakonshme amerikane është akoma e paketuar me ushqime inflamatore. Yndyrnat trans, që janë më të zakonshme në ushqimet e përpunuara, sheqerna dhe alkool, të gjitha këto shkaktojnë inflamacion. Yndyrnat nga burimet shtazore janë një tjetër shkak i rëndësishëm. Kjo përfshin bulmet dhe mish. Shumë prej nesh konsumojnë sasi jo të duhura të acideve omega-6 dhe omega-3. Shumë vajëra vegjetalë janë përgjegjës për mosbalancën e duhur, pasi kanë sasi të larta të omega-6, por jo të omega-3. Për t’i ribalancuar, ju nuk duhet domosdoshmërisht të limitoni vajerat vegjetale, por duhet të shtoni më shumë ushqime që janë të pasura me acide yndyrore omega-3.
-Përbërës në smoothie që mund të reduktojnë inflamacionin
Për të reduktuar sasinë e përgjithshme të inflamacionit kronik, është e rëndësishme të limitoni ushqimet që i shkaktojnë ato, dhe të konsumoni ushqime që parandalojnë inflamacionin.
Ja cilat janë disa prej tyre:
-Shafrani: Kjo erëz nga Azia është një nga përbërësit më të mirë për reduktimin e inflamacionit kronik në trupin tuaj. Pigmenti i verdhë në shafran quhet curcumina. Kjo përbërje ka treguar në studime të ndryshme që bllokon kimikatet në trup që prodhojnë inflamacion.
-Xhinxher: Xhinxheri është një tjetër erëz që redukton inflamacionin dhe gjendet në shumë gatime aziatike. Ju mund të gjeni xhinxher pothuajse në cdo dyqan. Qërojeni lëkurën dhe vendosni copa të vogla në smoothie-t tuaj. Shija është e fuqishme, kështu që eksperimentoni me kombinime të ndryshme. Xhinxheri ka një shije të mrekullueshme me fruta dhe cokollatë. Gjithashtu mund të qetësojë shqetësimet e stomakut.
-Manaferrat: Cdo manaferrë është një përbërës i mrekullueshëm në smoothie-t tuaj. Ato kanë shije të mrekullueshme, i shtojnë një ëmbëlsi natyrale dhe reduktojnë inflamacionin. Boronicat, manaferrat, mjedrat si dhe fruta të ngjashme si shega apo qershitë janë të paketuara me flavonoide, përbërje që njihen për reduktimin e inflamacionit.
-Farat Chia- Këto fara ushqyese kanë përmbajtje të lartë acidesh omega-3, të cilën shumë prej nesh duhet ta shtojnë në dietat e tyre. Duke rritur sasinë e acideve yndyrore omega-3 në dietën tuaj, ju mund ta reduktoni.
-Kivi dhe ananas. Cfarë mund të ishte më e shijshme se një smoothie me fruta me ananas dhe kivi? Këto dy fruta tropikale nuk janë vetëm të shijshme, por gjithashtu reduktojnë inflamacionin. Të dyja janë të pasura në enzima natyrale, që kur konsumohen të pagatuara, hyjnë në rrjedhën e gjakut dhe thyejnë proteinat dhe molekulat e tjera që përfshihen në rrugët inflamatore.
-Perimet me gjethe jeshile të tilla si kale, spinaq mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit sepse janë të pasura me mineralin e magnezit. Studimet tregojnë që njerëzit me inflamacion kronik kanë si tendencë të kenë nivele më të ulëta të magnezit. Shtoni një kupë prej tyre në recetën e rradhës dhe merrni të gjithë vlerat ushqyese.
-Caji-Caji jeshil, i bardhë ose oolong janë të mbushur me antioksidantë, dhe këto përbërje mund të limitojnë inflamacionin.Antioksidantët shkatërrojnë radikalët e lirë në trupin tuaj. Këto përbërje shkaktojnë një lloj dëmtimi të quajtur stresi oksidativ, që mund të shkaktojë inflamacion. Përdorni cajin si likuid për smoothien e rradhës. Mënyra të tjera për të reduktuar inflamacionin: Dieta luan një rol të rëndësishëm në nivelet e inflamacionit kronik në trupin tuaj. Shumë prej nesh konsumojnë shumë ushqime që nxisin inflamacionin dhe shumë pak ushqime që e reduktojnë atë. Duke shtuar sa më shumë ushqime anti-inflamatore në smoothie-t tuaj, ju po bëni një hap të madh në reduktimin e inflamacionit kronik, por janë dhe disa hapa që mund të ndiqni gjithashtu. Janë disa faktorë të stilit të jetesës që mund të plotësojnë dietën tuaj anti-inflamatore:
-Reduktoni stresin: Studimet kanë treguar që njerëzit që kanë strategji të mira të menaxhimit të stresit kanë nivele më të ulëta të inflamacionit kronik. Të dyja si joga e rregullt dhe meditimi janë mënyra të shkëlqyera për të ulur stresin dhe për të reduktuar inflamacionin.
-Bëni një masazh: Masazhimi në fakt ju bën shumë mirë për shëndetin. Mund të reduktojë stresin si dhe ul inflamacionin kronik. Studimet kanë treguar që pas një sesioni 45-minutësh të masazhit, nivelet e hormoneve që promovojnë inflamacion reduktohen ndjeshëm në trup.
-Flini mjaftueshëm: Të rriturit duan një minimum prej 6 orësh gjumë cdo natë për shëndet maksimal. Eshtë akoma dhe më mirë të flini 7-8 orë gjatë natës. Studimet kanë treguar që nëse bëni më pak se 6 orë gjumë, trupi juaj do të fillojë të prodhojë përbërje që nxisin inflamacionin.
-Bëni më shumë ushtrime: Ushtrimet janë një aspekt i rëndësishëm për të ulur inflamacionin në trup. Një nga arsyet është se ju ndihmon të humbni peshë, dhe duke qenë në një peshë të shëndetshme automatikisht ndihmoni në reduktimin e inflamacionit. Edhe nëse jeni në një peshë të shëndetshme, ushtrimet e vazhdueshme ulin inflamacionin. Tashmë e dimë që inflamacioni mund të na dëmtojë. Por nëse ndërmerrni hapa për të ulur inflamacionin kronik, ju mund të reduktoni rrezikun për sëmundjet e zemrës, Alzheimer, artrit, dhe një sërë gjendjesh kronike. Vendosni ushqimet e duhura në smoothie, shmangni ushqimet e këqija, bëni disa ndryshime në stilin e jetesës dhe do të jeni në rrugën e duhur me më pak inflamacion.