Recetë natyrale për trajtimin e kollës dhe dhimbjes së fytit

Recetë natyrale për trajtimin e kollës dhe dhimbjes së fytit

Kjo recetë përfshin përzierjen e uthullës së mollës, limonit, piperit të kuq, xhinxherit, mjaltit dhe ujit. Secili përbërës ka një veti unike që ndihmon në lehtësimin e simptomave të dhimbjes së fytit dhe kollës që vjen si pasojë e dimrit të thatë.

-Xhinxheri është një anti-histaminë natyrale, ka veti anti-inflamatore dhe lehtëson dhimbjet e kraharorit.

-Uthulla e mollës- Rikthen faktorin e pheashit të trupit, i cili bëhet akoma dhe më alkalin gjatë të ftohtit. Gjithashtu ndihmon në ngadalësimin e prodhimit të mukusit dhe pakëson mukozën.


-Lëngu i limonit -I mbushur me vitamin C, ndihmon sistemin imunitar.

Tea with lemon and honey on the wooden background.

-Mjalti-I jep një shije më të mirë, “mbështjell” fytin dhe tërheq qelbin nga plagët dhe ka veti antibakteriale dhe anti-mikrobiale. *Shenim: Mos u jepni mjaltë fëmijëve nën 1 vjec.


-Piperi i kuq është djegës dhe lehtëson dhimbjen. Lehtëson dhimbjen duke shtypur një përbërje kimike që mbart mesazhin e dhimbjes drejt trurit.

Receta:


Përbërësit:
-1/2 e lugës së cajit piper të kuq
-1/2 e lugës së cajit xhinxher
-2 lugë gjelle mjaltë
-2 lugë gjelle uthull molle
-lëngu i një gjysëm limoni
-1/2 e kupës ujë


Udhëzime:
Kombinoni të gjithë përbërësit në një kavanoz. Mbylleni me një kapak dhe tundeni për ta kombinuar. Merrni 1 lugë caji sa herë që ndjeni nevojën për të qetësuar dhimbjen e fytit apo kollën. Përsëriteni cdo disa orë.

-Shënim:
Ruajeni në frigorifer.
Mos jua jepni fëmijëve nën 1 vjec pasi përmban mjaltë.

error: Nuk lejohet kopjimi!