Kjo recetë është një përzierje e uthullës së mollës, limonit, piperit të kuq, xhinxherit, mjaltit dhe ujit. Secili përbërës ka veti unike që ndihmojnë në reduktimin e simptomave të të ftohtit që vjen me dimrin e ftohtë.
1. Xhinxheri- Xhinxheri është një anti-histaminë natyrale që ka veti anti-inflamatore dhe lehtëson bllokimin e kraharorit.
2. Uthulla e mollës-Rikthen në normalitet faktorin e pheashit të trupit, i cili bëhet më alkalin gjatë të ftohtit. Gjithashtu ndihmon në ngadalësimin e prodhimit të mukusit dhe hollon mukozën.
3. Lëngu i limonit-I mbushur me vitaminë C, ndihmon sistemin imunitar.
4. Mjalti-Jo vetëm që i jep një shije më të mirë, por “mbështjell” fytin dhe heq qelbin nga plagët për shkak të vetive antibakteriale dhe antimikrobiale. *Shënim: Mos ju jepni mjaltë fëmijëve nën 1 vjec .
5. Piperi i kuq-Piperi i kuq është i nxehtë dhe lehtëson dhimbjen. Ai lehtëson dhimbjen duke shtypur një lëndë kimike që mban mesazhin e dhimbjes drejt trurit.
Përbërësit:
-1/2 lugë caji piper të kuq
-1/2 lugë caji xhinxher
-2 lugë gjelle mjaltë
-2 lugë gjelle uthull molle
-Lëngu i një gjysme limoni
-1/2 e kupës me ujë
Përgatitja:
Kombinoni të gjithë përbërësit në një kavanoz. Mbyllni kapakun dhe tundeni mirë që të përzihet/kombinohet. Merrni 1 lugë caji cdo herë për të zbutur të ftohtin. Përsëriteni cdo disa orë nëse është e nevojshme.
Shënime:
-Ruajeni në frigorifer.
-Mos jua jepni fëmijëve nën 1 vjec pasi përmban mjaltë.