Lëng kastraveci, molle dhe spinaqi
Fillojeni mëngjesin me një recetë të mrekullueshme ku kombinohen shije unike.
Faktet e nutrientëve:
Kcal-84
Yndyrë-1 gr
Yndyrë e ngopur-0 gr
Karbohidrate-16 gr
Sheqerna-16 gr
Fibra-2 gr
Proteina-2 gr
Kripë-0.2 gr
Përbërësit:
-Kastravecë të prerë në copa
-1 selino, të prerë në copa
-1 grusht spinaq
-150 ml lëng molle pa ëmbëlsues
-Lëngu i një kokrre limon jeshil lime
-Ujë kokosi (opsional)
Përgatitja : Vendosni perimet në një tas me lëngun e mollës dhe limës dhe përziejeni me një blender dore derisa sa të marrin një trajtë të butë. Më pas hidheni në një gotë dhe hollojeni me ujë kokosi derisa të marrë trajtën që ju dëshironi.