Një recetë e mrekullueshme dhe tejet e shijshme për fëmijët dhe të rriturit!
Përgatitja: 30 minuta
Koha e gatimit: 45 min
Racionet: 6 të rritur dhe 6 fëmijë
Metoda: E thjeshtë
Faktet e nutrientëve:
Kalori-180
Yndyrë-6 g
Yndyrna të ngopura-2 g
Karbohidrate-26 gr
Sheqerna-17 g
Fibra-5 g
Proteina-6 g
Kripë-1.2 g
Përbërësit:
-3 lugë gjelle vaj ulliri
-2 qepë të prera
-2 shkopa selino, të prera
-300 g karrota, të prera
-500 g patate, të prera
-4 gjethe dafine
-5 lugë gjelle pure domatesh
-2 lugë gjelle sheqer
-2 lugë gjelle uthull të verës së bardhë ose të kuqe
-4 x kanace 400 gr me domate të prera
-3 kuba me lëng perimesh
-400 ml qumësht të plotë
Përgatitja:
1. Vendosni vajin, qepët, selinote, karrotat, patatet dhe gjethet e dafinës në një enë të madhe ose dy tiganë. Skuqini lehtë derisa qepët të zbuten-rreth 10-15 minuta. Më pas ziejeni.
2. Përzieni purenë e domates, sheqerin, uthullën, domatet e prera, më pas thërrmoni kubet e lëngut të perimeve. Shtoni 1 litër ujë të vakët dhe lërëni të ziejë sërish. Mbulojeni dhe lëreni të ziejë për 15 minuta derisa patatet të jenë më të buta, dhe më pas hiqni gjethet e dafinës. Përdorni një blender dore derisa pureja të marrë një trajtë akoma dhe më të butë. Hidhni pak kripë ose sheqer nëse ka nevojë. Mund të lini supën të ftohet dhe ta konsumoni.
3. Për ta shërbyer ri-ngrohni supën, përziejeni me pak qumësht-por mos e lini të ziejë. Shërbejeni në tasa të vegjël për fëmijët dhe të rriturit.