Përgatitja: 30 min
Koha e gatimit: 45 min
Racionet: 6 të rritur dhe 6 fëmijë
Metoda: E thjeshtë
Një supë vegjetariane me pak yndyrë që të gjithë do ta pëlqejnë!
Faktet e nutrientëve:
Kalori-180 kcal
Yndyrë-6 gr
Yndyrna të ngopura-2 gr
Karbohidrate-26 gr
Sheqerna-17 gr
Fibra-5 gr
Proteina-6 gr
Kripë-1.2 gr
Përbërësit:
-3 lugë gjelle vaj ulliri
-2 qepë të prera
-2 degë selino, të prera
-300 gr karrota, të prera
-500 gr patate, të prera
-4 gjethe dafine
-5 lugë gjelle pure domatesh
-2 lugë gjelle sheqer
-2 lugë gjelle uthull të verës së bardhë ose të kuqe
– 400 gr me domate të prera
– 500 gr passata
-3 kuba me lëng perimesh
– 400 ml qumësht të plotë
Përgatitja:
1. Vendosni vajin, qepët, selinote, karrotat, patatet dhe gjethet e dafinës në një enë të madhe ose dy tiganë. Skuqini lehtë derisa qepët të zbuten-rreth 10-15 minuta. Më pas ziejeni.
2. Përzieni purenë e domates, sheqerin, uthullën, domatet e prera dhe pasatën, më pas thërrmoni kubet e lëngut të perimeve. Shtoni 1 litër ujë të vakët dhe lërëni të ziejë sërish. Mbulojeni dhe lëreni të ziejë për 15 minuta derisa patatet të jenë më të buta, dhe më pas hiqni gjethet e dafinës. Përdorni një blender dore derisa pureja të marrë një trajtë akoma dhe më të butë. Hidhni pak kripë ose sheqer nëse ka nevojë. Mund të lini supën të ftohet dhe ta konsumoni deri në 2 ditë, ose të ngrirë për rreth 3 muaj.
3. Për ta shërbyer ringrohni supën, përziejeni me pak qumësht-por mos e lini të ziejë. Shërbejeni në tasa të vegjël për fëmijët dhe të rriturit.