Recetë: Biskota me tërshërë dhe qershi

Recetë: Biskota me tërshërë dhe qershi

Ç’kuptim do të kishin festat pa disa biskota të shijshme pranë zjarrit. Për të gjithë ju që shqetësoheni paksa për shtimin e kalorive, ju sugjeroj kêtë recetë. Studimet kanë treguar që kjo ëmbëlsirë ju ndihmon të mbani peshën nën kontroll, të parandaloni inflamacionin që lidhet me sëmundjen e zemrës si dhe të mbani kolesterolin nën kontroll.
Receta: Biskota me qershi dhe tërshërë
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta
Koha totale: 27 minuta
Sasia: 30 copë

Përbërësit:
-1 pako miell për ëmbëlsira
-1 lugë çaji pluhur pjekës
-1/2 lugë çaji kanellë
-1/2 lugë çaji sodë buke
-1/2 e lugës së çajit kripë
-500 gr sheqer kaf
-300 gr sheqer të imët
-1/4 e salcës së mollës pa ëmbëlsues
-2 lugë gjelle vaj kanola
-1 vezë
-1 lugë caji ekstrakt vaniljeje
-1 ½ tërshërë (rrolled)
-3/4 qershi të thara
=Përgatitja:
1. Ngroheni sobën në 220 gradë celcius . Spërkateni tavën me spray pjekës.
2. Kombinoni miellin, pluhurin pjekës, kanellën, sodën e bukës dhe kripën në një tas të vogël.
3. Kombinoni sheqerin kaf dhe sheqerin e imët, salcën e mollës, vajin, vezën dhe vaniljen në një tas të madh. Përziejini mirë. Shtoni përbërjen e miellit dhe përziejeni derisa të kombinohet. Shtojini në tërshërë dhe qershitë.
4. Merrni pak nga përbërja me lugë rrumbullake, dhe vendosini pak larg njëra-tjetrës në fletën e pjekjes. Piqini për rreth 10-12 minuta ose derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Lërini të qëndrojnë 2 minuta në qetësi përpara se t’I hiqni nga pjekja plotësisht.

error: Nuk lejohet kopjimi!